Sport
Michael Schumacher ulet në një Mercedes për të stimuluar trurin e tij me zhurma të njohura

Dhjetë vjet pas aksidentit në Meribel, një zbulim i gazetës gjermane “Bild” duket se hap një dritare të vogël se si familja dhe mjekët po përpiqen të ndihmojnë Michael Schumacher, 7 herë kampionin e botës në Formula 1.
Kampioni gjerman, që ka pilotuar edhe Benetton e Ferrari, është marrë me një Mercedes AMG, divizioni i kompanisë me bazë në Shtutgart që prodhon automjetet me performancën më të lartë, për të stimuluar trurin e tij me zhurmat e njohura.
Nuk ka asnjë informacion të mëtejshëm nës eky eksperiment ka dhënë rezultat apo jo. Si duhet, Michael Scxhumacher ishte viktimë e një aksidenti në ski dhjetë vjet më pare, që ndryshoi jetën e tij dhe të familjes së tij përgjithmonë.
Në ditët në vijim do të transmetohet edhe në Gjermani një dokumentar me pesë pjesë që transmetuesi ARD i ka kushtuar jetës së ish-pilotit. Në vitin 2021, një tjetër dokumentar u transmetua në Netflix, i autorizuar nga gruaja e tij Corinna, në të cilin ajo dhe fëmijët e saj folën zyrtarisht për herë të parë për gjendjen shëndetësore të Schumacher.
Sport
BASKETBOLL: OLYMPIAKOSI E VETMUAR KRYESON EUROLIGËN

Gjashtë fitore të skuadrave vendase dhe tre të atyre mysafire është epilogu i xhiros së 27 në Euroligën e basketbollit në kategorinë e meshkujve . Lideri në renditjen e tabelës skuadra greke Olympiakosi ka shënuar fitore në transfertë ndaj ekipi italian Virtus Bollonja me rezultatin 92-70. Derbi i dy skuadrave spanjolle Real Madidi – Barcelona ka përfunduar me fitoren e e vendasve me rezultatin 96 – 91. Fitore të rëndësishme kanë regjistruar edhe Panathinaikos kundër Lyonit në transfertë me rezultatin 96-93. Pas këtyre rezultateve të mbrëmshme gara për ekipet që pretendojnë kualifikim në fazën e paly off-i do të jetë shumë e ashpër
Tabelën pas xhiros së 27 e kryeson Olympiakosi me 20 fitore e 7 disfata para Fenerbahçes që ka 17 fitore e 9 disfata dhe Panathinaikos në pozitën e tretë me 17 fitore e 10 disfata
Rezultatet e xhiros së 27-të
Lyon-Villeurbanne – Panathinaikos 93 – 96
Partizan – Baskonia 86 – 73
Virtus Bologna – Olympiakos 70 – 92
Anadolu Efes – Alba Berlin 98 – 73
Maccabi Tel Aviv – Fenerbahce 94 – 76
Real Madrid – Barcelona 96 – 91
Milano – Monaco 86 – 80
Paris – Bayern 93 – 88
Crvena zvezda – Zalgiris Kaunas 80 – 86
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
FUTBOLLË PËRBALLJE TEJET INTERESANTE NË JAVËN E 21-të TË LIGËS SË PARË

Këtë fundjavë në elitën e futbollit vendor, në program janë ndeshjet e javës së 21-të të kampionatit ku në program janë disa ndeshje mjaft interesante si për ekipet që luftojnë për kreun e tabelës ashtu edhe për ekipet që luftojnë mbijetesën.
Lideri në renditjen e tabelës Shkëndija e cila pjesën pranverore e ka filluar ashtu siç edhe dëshironte pasi mundi Vardarin në Shkup, Sileksin në Tetovë, u kualifikua në gjysmëfinale të kupës dhe nesër para tifozëve vendas është nikoqir i Tikveshit nga Kavadari. Edhe pse tetovarët janë favorite absolute ekipi ka punuar me seriozitetin më lartë për të vazhduar rrugëtimin e sukseseve krejt në një atmosfere të nivelit të lartë
“Ekipi ndodhet në një gjendje shumë të mire, kemi një atmosfere shumë të mirë që është e gjithë çunave.Vim pas dy fitoreve n; kampionat dhe kualifikimin e kupës e cila vetvetiu e sjell atmosferën. Pra për ne ato kanë mbaruar I kemi arkivuar dhe tani jemi të përqendruar te ndeshje me Tikveshin i cili është një kundërshtarë shumë serioz”, tha futbollisti Klisman Cake
Futbollisti Cake i cili të dielën pritet të zhvillon ndeshjen e 100 me emblemën kuqezi thotë përkundër faktit se Tikveshi është një skuadër e parashikueshme, ato nuk kanë gjasa të nxjerrin rezultat pozitiv këtu në Tetovë.
“Patjetër që po gjithmonë ne jemi gati për të hyrë në fushë për ti mare tre pikët pasi edhe Tikveshi është një skuadër që I duhen pikët. Por besoj se në Tetovë nuk do të mund të marrin pikë” tha Cake

Sport
NË BUDVA TË MALIT ZI STARTOI KAMPIONATI BALLKANIK I KARATES PËR SENIOR DHE VETERAN

Nga dita e sotme e deri më 2 mars në Budva të Malit Zi zhvillohet kampionati ballkanik i karatesë për seniorë dhe veteran. Ky kampionat ballkanik është i 27-ti me radhë dhe në te marrin pjesë 313 garues nga 12 shtete të Ballkanit.
Maqedonia e Veriut Nga Maqedonia e Veriut kan udhetuar krejt 30 garues ku do te garojnë në Kata individuale dhe ekipore si dhe lufta apo kumite.
Në mesin e reprezentuesve të vendit tonë është edhe anëtarja e klubit të karatesë FATI, Erdona Ziberi , e cila do të garonë në kategorinë +68 kg. Erdona në duelin e parë do të përballet me Zahrane Mariam e Malit Zi dhe nëse kualifikohet do të përballet me kampionen nga viti i kaluar kroaten Golombos Nikolina.
Trajneri i KK Fati dhe drejtor i reprezentacionit Arlind Huseini për garuesen e tij deklaroi:’’ Erdona është garuese që nuk le të rastit asgjë, e përgatitur maksimalisht dhe normal presim që me përvojën e saj si garuese që prezanton disa vite me radhe qytetin e Tetovës dhe shtetin kudo që organizohen gara ne nivel ndërkombëtare të prezantohet sa më mirë dhe sa më dinjitoze’’ .
Shaban SINANI – TV KOHA
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve