Connect with us

Lajme nga vendi

Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të thata, njofton LAMM.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën e RMV-së nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Lajme nga vendi

Andonovski: Maqedonia bëhet lider në shërbimet elektronike në Ballkanin Perëndimor

Published

on

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski në fjalimin në Forumin për Zhvillim Rajonal të organizuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU), i cili aktualisht po mbahet në Budapest, Republika e Hungarisë theksoi se në Maqedoni industria digjitale kontribuon mbi 5% në BPV dhe se kjo shifër është në rritje.

“Qëllimi ynë është ta përshpejtojmë këtë rritje duke investuar në inteligjencën artificiale, sigurinë kibernetike dhe infrastrukturën dixhitale, duke siguruar që çdo qytetar të ketë akses në shërbime dixhitale të shpejta, të besueshme dhe të sigurta. Duke parë përpara në vitin 2025, momenti ynë i ardhshëm historik është zgjerimi i shërbimeve dixhitale të qeverisë dhe zhvillimi i iniciativave të qytetit të zgjuar, sistemeve të identitetit dixhital dhe automatizimi i AI. Ne nuk duam vetëm të vazhdojmë me revolucionin dixhital, ne duam që Maqedonia të bëhet lider në qeverisjen dixhitale në Ballkanin Perëndimor”, tha ministri Andonovski

Andonovski shtoi se dixhitalizimi nuk shtrihet vetëm brenda kufijve shtetërorë dhe për këtë Maqedonia është e përkushtuar për bashkëpunim rajonal në fushën e Agjendës Digjitale për Ballkanin Perëndimor dhe harmonizimin me politikat digjitale të BE-së.

“Duke ndarë praktikat më të mira, duke harmonizuar rregulloret dhe duke investuar në infrastrukturën ndërkufitare, ne mund të përshpejtojmë kolektivisht transformimin dixhital në të gjithë vendet e Evropës Juglindore”, tha Andonovski.

Continue Reading

Lajme nga vendi

PTHP-ja cakton masë paraburgimi për 37-vjeçarin nga Shkupi, dyshohet për përdhunim

Published

on

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë hetimore kundër një 37-vjeçari nga Shkupi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Sulm seksual dhe përdhunim”, njoftojnë nga Prokuroria

“Më 21 shkurt, i dyshuari ka dhunuar me forcë një grua në një makinë në pronësi të babait të saj, duke e detyruar atë të kryejë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës dhe pëlqimit të saj. Viktima i ka rezistuar prekjes së tij gjatë gjithë kohës, por ai e ka goditur me grushte në kokë dhe trup, si dhe e ka goditur me shqelma në fytyrë, pas së cilës ajo ka filluar të rrjedh gjak të rëndë.

Së fundi, ai e ka detyruar me forcë të kryejë marrëdhënie seksuale, ndonëse viktima ka tentuar të shkëputet dhe të arratiset pa sukses.

Duke pasur parasysh se në këtë rast ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik për arratisje dhe mundësi që i dyshuari ta përsërisë veprën, prokurori publik ka paraqitur propozim te gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për caktimin e masës së paraburgimit”, thonë nga Prokuroria

Continue Reading

Lajme nga vendi

Taravari uron kryetarin e CDU-së, Merz për fitoren: Evropa po bëhet më e fortë!

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari dhe kryetar i ASH-së, ka uruar kreun e CDU-CSU-së për fitoren në zgjedhjet parlamentare.
Ai thotë se kjo fitore kthen përgjigje për drejtimin që po merr Evropa.

“Jam veçanërisht i lumtur t’i uroj fitoren z. Friedrich Merz dhe Aleancës që ai drejton CDU-CSU! Duke përdorur fjalët e tij, kjo ishte një fushatë e mrekullueshme, por sidomos një fitore e mrekullueshme që kthen përgjigje shumë të mëdha për drejtimin që po merr Evropa! Një Evropë Ndryshe! Një Evropë më e Fortë!”, ka shkruar Taravari.

Continue Reading

Më të lexuarat