Connect with us

Lajme nga vendi

Paraburgim ndaj një 34-vjeçari, përdhunoi një të mitur në Tetovë

Published

on

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka nxjerrë urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj një 34 vjeçari për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale “Përdhunim i fëmijës nën moshën 15 vjeçare”, e dënueshme nga neni 188 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Siç njoftojnë nga Prokuroria, i dyshuari më 28.11.2024, në një dyqan të braktisur në qendrën tregtare të qytetit në Tetovë, duke përdorur kërcënim të rëndë me thikë, me dhunë ka kryer marrëdhënie seksuale me një fëmijë të lindur në vitin 2010, pas çka është larguar.

“I mituri, i frikësuar nga kërcënimet e të dyshuarit, i ka treguar vetëm një shoku për ngjarjen, deri më 4 shkurt 2025, kur e ka marrë vesh vëllai i viktimës dhe e ka denoncuar menjëherë në polici”.
“Me propozim të prokurorit të dyshuarit i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh”, thonë nga Prokuroria.

Lajme nga vendi

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami mer pjesë në asamblen e 7-të, të Unionit të Komunave Turke në Botë

Published

on

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami gjatë ditë së djeshme ka marrë pjesë në asamblen e 7-të, të Unionit të Komunave Turke në Botë ku ka theksuar se Komuna e Tetovës është nder dhe kënaqësi të marr pjesë në asamblen e 7-të, të Unionit të Komunave Turke në Botë. Në këtë asamble theksova angazhimin tonë të plotë se Komuna e Tetovës është këtu për të bashkëpunuar, për të mësuar, për të kontribuar dhe për të ndërtuar bashkë me ju, një horizont të ri për qytetarët tanë.

Bashkëpunimet janë të nevojshme për komunën tonë, pasi po marrim përvojat më të mira për t’i implementuar në qytetin tonë! Në këtë asamble, me prezencën e tij na nderoi edhe Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Prof. Dr. Numan Kurtulmuş!

Continue Reading

Lajme nga vendi

Rritet numri i kontrolleve mjekësore për shkak të alergjive

Published

on

Është rritur numri i kontrolleve mjekësore për shkak të alergjive kjo ndodh si rezultat i rritjes së temperaturave, ndërsa më të prekurit janë fëmijët, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobët. Pacientët që vuajnë nga alergjitë rrezikojnë që të preken nga sinuset, sëmundjet respiratore, kardiovaskulare ndërsa në të shumtën e rasteve kanë vjellje dhe diarre.

Problemi  është se alergjitë ndikojnë në rrugët e poshtme të frymëmarrjes, që paraqitet si formë e asmës apo të sëmundjeve repsiratore kronike që bëjnë pengesë në ndryshimin e gazrave që bëhet në mushkëri dhe oksigjenimi nuk mund të bëhet në qelizat e trupit tonë”.

Simptomat më të shpeshta janë teshtitja, lotimi dhe kruarja e syve, si dhe temperatura. Bellçishta tha se ekzistojnë disa lloje të alergjive, ndërsa më e zakonshmja është ajo e polenit dhe alergjia e rrezeve të diellit.

“Janë alergji të ndryshme, kemi alergji prej ushqimeve, kemi alergji prej polenit, kemi alergji prej rrezeve të diellit, dielli është aq i fortë tani që bënë ndryshim shumë në lëkurë, derisa tek disa persona mund të paraqitet skuqje e lëkurës dhe disa puçrra mund të paraqiten që janë të rrezikshme dhe mandej mund të marrin ndonjë infeksion se shumica e personave nuk dinë fillojnë të kruhen dhe e gërvishtin atë vendin dhe është si portë për të hyrë bakteret apo viruset në ato vende”.

Mjekët apelojnë për pastrim të shpeshtë të duarve, ndërrimin e rrobave çdo ditë, ndërsa për çdo simptomë pacientët të paraqiten në mjek pasi pasojat janë të mëdha.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mickoski: Qeveria është stabile dhe e fuqishme! VMRO-ja e përgatitur për fitore të madhe në zgjedhje

Published

on

Kryeministri njëherë edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka njoftuar për temat dhe konstatimet që janë bërë sot në mbledhjen e rregullt të Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së. Mickoski thotë se është konstatuar se qeveria është e qëndrueshme dhe e fuqishme, ndërkaq, thekson se komitetet komunale të partisë janë të përgatitura për fitore të madhe në zgjedhje.

“Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së sot mbajti seancë të rregullt, në të cilën u diskutua për gjendjen aktuale në vend dhe përgatitjet për zgjedhje. U konstatua se qeveria është e stabile dhe e fuqishme dhe se i përmbush pritshmëritë e qytetarëve, pavarësisht sfidave të shumta dhe fatkeqësisë së përgjithshme ekonomike që u trashëgua. Pikëpamja e përgjithshme është se po bëhen të gjitha përpjekjet për ta vënë Maqedoninë në një rrugë të shpejtë të rritjes dhe zhvillimit ekonomik. Komitetet komunale janë fuqishëm të motivuar dhe të përgatitur për zgjedhjet, në të cilat pritet një fitore e madhe. Theksova se Maqedoninë e presin suksese dhe rezultate të mira si rezultat i reformave të ndërmarra në periudhën e kaluar dhe se qëllimi është stabilitet ekonomik dhe prosperitet për të gjithë qytetarët. Njoftova se në periudhën në vijim do të vazhdojnë anketat dhe sondazhet e opinionit publik për kandidatët e VMRO-DPMNE-së, të cilët kanë përparësi të konsiderueshme ndaj konkurrentëve politikë, por edhe se duhet të përmbushin përgjegjësinë e premtimeve që u janë dhënë qytetarëve”, ka shkruar Mickoski./tv21.tv

Continue Reading

Më të lexuarat