Lajme nga vendi
BDI vendosi kurorë lulesh në vendprehjen e Goçe Dellçevit, Ademi: Duhet të shënohet ideja e dellçevizmit
Në përvjetorin e lindjes së Goce Dellçevit, delegacion nga Bashkimi Demokratik për Integrim ka vendosur kurorë lulesh në vendprehjen e Dellçevit në kishën “Shën Shpëtimi” në Shkup, përcjell TV21. Nënkryetari i integristëve, Arbër Ademi tha se sot duhet të shënohet vizioni i Dellçevit për barazi dhe bashkëjetesë.
“Sot sigurisht që duhet të shënohet ideja e dellçevizmit, ideologjia e cila ditëve të sotit është më se e domosdoshme për Republikën e Maqedonisë, pra respekti i ndërsjellë, ko ekzistenca, barazia por edhe bashkëpunimi dhe pasurimi ndërkulturor ndërmjet bashkësive etnike këtu në vend, duhet të shërbejnë si themele për ndërtimin e një të ardhme të përbashkët. Prandaj divergjencat eventuale të cilat sot i kemi në shoqëri nuk duhet të ekzistojnë, ato dallime, diversitete që i kemi nuk duhet të shërbejnë për ndasi”, tha Ademi.
Lajme nga vendi
Mexhiti takohet me kongresmenin amerikan Robert Aderholt
Zëvendëkryeministri i parë, Izet Mexhiti është takuar me kongresmenin amerikan, Robert Aderholt.
“Ishte një nder i veçantë ta takoja në ShBA kongresmenin republikan nga Alabama, Robert Aderholt. Në një ambient miqësor, biseduam për shumë tema, secila më e rëndësishme se tjetra për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut dhe raporteve tona bilaterale.
U pajtuam që forcimi e thellimi i marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duhet të jetë kryeprioritet i përbashkët. Gjatë bisedës e rikonfirmova qëndrimin tonë tanimë të njohur se integrimi në Bashkimin Evropian nuk ka alternativë dhe se Maqedonia e Veriut është faktor stabiliteti rajonal.
Duke qenë aleati kryesor i ynë, partneriteti me ShBA-në është edhe strategjik, edhe vleror. Në një botë të trazuar, përkrahja e Amerikës është shtyllë e pazëvendësueshme për zhvillimin e qëndrueshëm të Maqedonië së Veriut. Prandaj, kongresmenin Aderholt e falënderova për ndihmën e vazhdueshme dhe mbipartiake të ShBA-së për vendin tonë.”, ka shkruar Mexhiti.
Lajme nga vendi
Kasami takoi kongresmenim amerikan, Tom Souzzil
Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka njoftuar se është takuar me kongresmenin Tom Suozzil.
“Bashkëbisedim i këndshëm me kongresmenin Tom Suozzi!”, ka shkruar Kasami.
Lajme nga vendi
LSDM: Mickoski me orët 60.000 euro nuk mund ta kuptojë se çfarë është një shportë sindikale për një jetë të dinjitetshme
Shporta minimale sindikaliste e llogaritur nga Sindikatat është një shumë e llogaritur parash që pasqyron minimumin për një jetë dinjitoze për një familje me katër anëtarë, thonë nga LSDM.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve