Lajme nga vendi
Raporti Transparency International/ Korrupsioni dhe krimet ekonomike dëmtuan buxhetin e shtetit për 244 milionë euro

Sipas raportit të fundit të Transparency International – Maqedoni, përmes projektit “Pastër-Trubullt, muaji janar ka sjellër zhvillime shetësuese për sistemin gjyqësordhe ekonomisë, duke përfshirë arresime, akuzat për falsifikim dokumentesh dhe demtime të buxhetit. Një prej ngjarjeve më të diskutueshme ishte arrestimi i një gjyqtari të Gjykatës Themelore në Veles dhe pronarëve të një zinxhiri farmacish, për falsifikim dokumentesh zyrtare dhe përdorimin e informacionit të rremë.
“Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka ngritur aktakuzë kundër një gjyqtari të Gjykatës Themelore në Veles, dy bashkëshortëve pronarë të një zinxhiri barnatorësh dhe një personi juridik, për falsifikim të shkresës zyrtare dhe shfrytëzim të dokumentit të rremë. Gjyqtari, duke vepruar në një çështje të papërfunduar, ka nxjerrë një aktgjykim të pavlefshëm dhe ka vërtetuar të dhëna të rreme me vulën zyrtare” – tha Transparency International – Maqedoni,
Raporti I dytë ka të bëjë më dëmtimin e buxhetit me vlerë prëj 224 milion eurove gjatë dekadës së fundit. Një shifër e lartë që përfshin rastet e korrupsionit dhe krimeve ekonomike, përfshirë ish-kryeministrin Nikola Gruevski dhe ish-drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov.
Gjyqësori ka marrë vendime për konfiskimin e pasurisë të disa personave të akuzuar për korrupsion dhe krime ekonomike, duke përfshirë ish-kryeministrin Nikola Gruevski dhe ish-drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Sasho Mijallkov. Prokurorët kërkuan nga gjykata konfiskimin e pasurisë së akuzuarve në vlerë prej 62 milionë euro, ndërsa Gjykata ka miratuar konfiskimin në pesë raste, me vlerë prej 49 milionë euro. Çështje të njohura përfshijnë “Imperija”, “Parcelat në Vodno”, “Trust” dhe “Diamed” – Transparency International – Maqedoni,
Pavarësisht se vendimet janë ligjërisht të detyrueshme, ato nuk janë zbatuar plotësisht dhe pasuritë e konfiskuara nuk janë arkëtuar deri tani. Nëse ato do të ishin mbledhur, shteti mund të kishte përdorur këtë shumë për të paguar interesin e kredisë hungareze ose për ndërtimin e 30 shkollave të reja, thuhet në raport
Ngjarja e tretë “e turbullt” për muajin janar është një raport auditimi në në Fondin e Sigurimit Pensionale dhe Inalidor, i cili zbuloi edhe punësime “fiktive”.
Pjesë e ngjarjeve të turbullta është edhe sondazhi i kryer nga Koalicioni Të gjithë për Gjykim të Drejtë, në të cilin qytetarët dhanë shërbime gjyqësore me notën tre.
Në mesin e rasteve të qartaose pozitive të Transparency International – Maqedoni është aktakuza e 16 personave për rastin Premin, ku policët kërkuan ryshfet dhe më pas e ndanë mes tyre, aktakuza u ngrit kundër ish-ushtruesit të detyrës. drejtori i Ndërmarjes për shërbime publike “Gazi Babë 2007” i cili punësonte në mënyrë fiktive punëtorë sezonalë dhe arrestimi i kirurgut pas marrjes së ryshfetit për një operacion në Spitalin klinik të Manastirit.
Lajme nga vendi
(video)Nxënësit e shkollave të mesme në Tetovë sot kanë bojkotuar mësimin për shkak të ndryshimit të orarit dhe pamundësisë për të qenë të lirë gjatë kohës së iftarit.

Nxënësit e shkollave të mesme në Tetovë sot kanë bojkotuar mësimin për shkak të ndryshimit të orarit dhe pamundësisë për të qenë të lirë gjatë kohës së iftarit.Në Gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” dhe Shkollën e Mesme Ekonomike, protestën në shenjë mbështetjeje për nxënësit e pasdites, e kanë mbajtur edhe ata që janë në paradite dhe nuk kanë mbajtur mësim pas orës së katërt. Nga Komuna e Tetovës thonë se nuk mund të bojkotohet mësimi dhe nuk mund të ndryshohet orari apo të shkurtohen orët mësimore. Sipas përgjegjësit të sektorit për arsim, shkollat do të duhet të përshtatin pushimin e gjatë dhe ta zgjatin atë për kohën e iftarit, duke siguruar që nxënësit të kenë kohë të mjaftueshme për të konsumuar ushqimin.“Asesi nuk ka pasur ndonjë njoftim apo lajmërim zyrtar nga ana e themeluesit apo Komunës së Tetovës për shkurtimin e mësimeve apo rikthimin e orarit normal. Sipas nenit 27 të ligjit për mësimdhënie të mesëm, është përcaktuar se ora mësimore zgjat 45 minuta dhe themeluesi nuk mund të ndërmarrë një veprim të tillë për shkurtimin e orëve mësimore, pasi neni 23 i Ligjit për Arsimin e Mesëm përcakton se mund të ndërpriten dhe shkurtohen orët mësimore vetëm për shkak të fatkeqësive natyrore apo pandemive,” tha Nazmi Dauti, përgjegjës i sektorit për arsim në Komunën e Tetovës.Ndryshe, shkollat e mesme kanw adatuar vet orarin në mënyrë që gjatë kohës së iftarit të mund të jetë i zgjatur pushimi“Shkollat e mesme kanë bërë adaptimin e orarit, në mënyrë që gjatë kohës së iftarit të mund të jetë i zgjatur pushimi i njohur brenda shkollave dhe asesi nuk duhet të ndërpritet procesi edukativo-arsimor, qoftë për arsye fetare, ashtu edhe për arsye ligjore. Kështu që nxënësit dhe prindërit, pasi kishin paralajmëruar bojkotin e procesit edukativo-arsimor, duhet të dinë se nuk mund të bojkotohet ai, pasi kjo është e papranueshme,” shtoi ai.Dauti theksoi se Inspektoriati Shtetëror i Arsimit nuk ka dalë me ndonjë prononcim në lidhje me këtë çështje, por Komuna e Tetovës ka informuar të gjitha drejtoritë e shkollave për të përshtatur pushimin e gjatë me kohën e iftarit, dhe nxënësit, pas kësaj, do të duhet të vazhdojnë mësimin deri në përfundim të orarit të plotë pa ndërprerje. TV KOHA
Lajme nga vendi
Komuna e Çairit fiton grantin maksimal nga UNDP për përmirësimin e infrastrukturës energjetike në shkolla

Komuna e Çairit është një nga vetëm tre komunat në nivel shtetëror që ka fituar grantin maksimal prej 50.000 dollarësh nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në kuadër të projektit “Forcimi i kapaciteteve komunale për zbatimin e projekteve – Faza 2”, i mbështetur nga Qeveria e Suedisë dhe Byroja për Zhvillim Rajonal. Edhe pse në këtë proces kanë marrë pjesë shumë komuna, vetëm tre prej tyre kanë arritur të sigurojnë financimin maksimal.
Si e vetmja komunë shqiptare fituese e këtij granti, Komuna e Çairit, së bashku me kontributin e saj prej 376.728 denarëve, do të investojë në përgatitjen e dokumentacionit teknik për instalimin e pompave kontrolluese për ngrohje në shkollat fillore të komunës. Ky projekt synon krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe një mjedis më të qëndrueshëm energjetik në institucionet arsimore.
Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, i cili mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve, theksoi se ky është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës shkollore dhe rritjen e efikasitetit energjetik në institucionet arsimore.
Komuna e Çairit mbetet e përkushtuar për të sjellë projekte dhe investime që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe mirëqenien e brezave të ardhshëm.
Kabineti i Kryetarit
Komuna e Çairit
Lajme nga vendi
Tuneli i Murrizit zyrtarisht do të hapet nesër, nga Dibra në Tiranë për një orë

Hapja zyrtare e Tunelit të Murrizit është paralajmëruar për nesër, më 14 mars. Ky tunel është pjesë e autostradës “Rruga e Arbrit” dhe nga pika kufitare “Blato” afër Dibrës, do të duhet një orë për të mbërritur në Tiranë, transmeton Portalb.mk.
Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka thënë se më datën 14 mars do të hapet Tuneli i Murrizit për qasje për të gjithë drejtuesit e automjeteve në drejtim të Tiranës dhe atë të Dibrës.
“Ndërkohë po vazhdojmë dhe po punojmë në këto momente me tunelin ndihmës i cili është pjesë e këtij projekti. Bashkë me pranverën, të hapim dhe Rrugën e Arbrit, një nga rrugët kombëtare më të rëndësishme. Një nga rrugët të cilat padyshim do të shënojë rritjen ekonomike të të gjithë kësaj zone dhe do të shënojë rritjen e sektorit turistik për zonën e veriut”, nënvizoi Balluku.
Aktualisht po punohet për detajet e fundit, instalimi dhe montimi i pajisjeve të nevojshme, si dhe hedhja e shtresave asfaltike për rrugën dalëse të tunelit.
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli bëri të ditur se janë drejt përfundimit edhe punimet sa i takon godinës ku po instalohen pajisjet për monitorimin e tunelit.
“Në hyrje të tunelit godina e monitorimit është e përfunduar. Ka filluar instalimi i pajisjeve të cilat do të monitorojnë tunelin 24 orë, qoftë për aksidentet, qoftë për avari të ndryshme apo sistemi kundër zjarrit”, tha Gjyli.
Tuneli i Murrizit ka një gjatësi prej 3.78 kilometrash dhe përbëhet nga dy tuba, ai i trafikut dhe ai i emergjencës.
Hapja e Tunelit të Murrizit filloi në maj 2019, por gjërat kanë ecur shumë më ngadalë se sa ishte planifikuar, për shkak të gjeologjisë së vështirë dhe rrëshqitjeve të dheut.
Autostrada është hapur për qarkullim në fund të nëntorit 2021, që atëherë frekuenca e pasagjerëve në vendkalimin “Blato” është rritur. Vitin e kaluar sipas MPB-së së Maqedonisë së Veriut, në hyrje dhe dalje janë regjistruar 834.345 pasagjerë, prej tyre 672.062 janë të huaj dhe 162.283 shtetas të RMV-së. Krahasuar me një vit më parë, numri është 120,086 pasagjerë më i lartë.
Në tërësi Rruga e Arbrit ka 7 tunele, me gjatësi totale 8,5 km.
Rruga e Arbërit bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim në Ballkanin Perëndimor. Jo vetëm do të afrojë qytetarët e Tiranës e gjithë Shqipërisë me Dibrën dhe Maqedoninë e Veriut, por do të jetë një arterie e zhvillimit ekonomik dhe të turizmit të Shqipërisë dhe Dibrës në Maqedoninë e Veriut.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve