Connect with us

Sport

FUTBOLL: EKIPET VIJOJNË PËRGATITJET SIPAS PLANI PROGRAMIT

Published

on

Ekipet e futbollit Shkëndija, Struga Trim Lum, Besa e Dobërdollit vazhdojnë  përgatitjet  sipas plan programit të hartuar duke zhvilluar edhe ndeshje kontrolluese

Ekipet e kategorisë pare të dytë në kuadër të përgatitjeve  për pjesën pranverore të  kampionatit  që do të fillon  më 15  dhe  16  shkurt, vazhdojnë  realizimin e  përgatitjeve  sipas  plan  programeve  të stafeve teknik të tyre  si dhe në bazë të kushteve  që kanë  Shkëndija e Tetovës pas  zhvendosjes  në  tokën turke ku zhvillon  fazën kryesore të përgatitjeve  dje  ka zhvilluar ndeshje miqësore  me skuadrën  Yelimay Semey e  cila  ka përfunduar  me fitore  bindëse  të skuadrës nga Kazakistani  0-3. Megjithatë ky test i shërbeu trajnerit Jeton Beqiri për të parë në veprim lojtarët në kombinime të ndryshme, ndërsa kuqezinjtë vazhdojnë punën për ndeshjet e radhës në Antalia.

Ndeshje miqësore në Antalia ka zhvilluar edhe kampioni në fuqi në futbollin vendor Struga  Trim Lum kundër gjigantëve rus Rubin Kazan të cilën e kanë humbur me rezultat 1-0. Megjithatë trajneri Qatip Osmani ka mbetur I kënaqur me angazhimin e lojtarëve.

Besa e Dobërdollit në Gostivar ka zhvilluar ndeshjen e dytë kontrolluese  në kuadër të përgatitjeve për sezonin pranveror kundër Skopjes  që e fitoi  3-1  me  dy  golat e Remzifaik Selmanit dhe një të Shefit Shefitit. Ndërkaq ekipi I ligës së dytë Arsimi i Çegranit   ka barazuar me Borecin e Velesit 3-3.

Përgatitjet e ekipeve do të vijojnë sipas planit . Shaban Sinani / Tv Koha 

Sport

FABRICE TAMBA PËRFORCIM I EKIPIT SHKËNDIJA

Published

on

Klubi i futbollit  Shkëndija  në  pritje  të pjesës  pranverore të kampionatit  ku edhe  do të vendoset  për  renditjen e përgjithshme  të ekipeve, nga  dita e sotme  në radhët e veta ka sjell ish futbollistin e Shkupit senegalezin  Fabricie Tamba. Sulmuesi  21  vjeçar   te  skuadra e Shkupit  erdhi në  fillim të kampionatit 2024/2025 dhe  ka  luajtur  si titullar  në 12 ndeshje dhe ka regjistruar 3  gola.  Pas  firmosi  për  ekipin  e Shkëndijës  për  kanalin zyrtar  të klubit  është shprehur  tepër  i kënaqur  që i bashkëngjitet  ekipit tetovar

 ‘’Mirë fillimisht  ishte  befasi . Në fillim unë nuk e dija se do të luaj me  këtë ekip. Kam luajtur  kundër Shkëndijës, mendoj  ishte në fillim të sezonit, ishte ndeshje e vështirë, dolëm me  barazim 1-1. Por  sigurisht unë pashë vërtet cilësi të mirë. Sigurisht se kur kam dëgjuar se ky ekip më dëshiron mua isha  shumë i lumtur sepse unë vërtet  dua të luaj për këtë për këtë skuadër’’

Përforcimi më i ri i Shkëndijës senegalezi Tamba  ka pohuar se  nuk ka njohuri për historikun e Shkëndijës  por  e dinë që është skuadër e madhe.

 “Mirë, vërtet nuk e di storjen e plotë, por sigurisht se do të tentoj të mësoj sa më shumë që do të mundem. E di se është ekip i madh, ambicie të mëdha, edhe presion i madh. Por e di se ekipi dëshiron të jetë kampion, të fitojmë ligën sigurisht. Mendoj tani jemi në krye të renditjes dhe e di se jam këtu për atë. Jam këtu të ndihmoj ekipin sa më shumë që do të jetë e mundur, të ndihmoj ekipin të realizojë ambiciet. Mirë, mendoj se ne do t’ia dalim.”

Futbollisti Fabrice Tamba I  cili nga  sot edhe  zyrtarisht është pjesë e ekipit  tetovar  që  nga  dita e sotme  do të udhëton në Antalia për t’iu bashkangjitur  ekipit   në përgatitje  për  pjesën pranverore të kampionatit 

Advertisement

Shaban Sinani / TV Koha

Continue Reading

Sport

CHAMPIONS: SOT ZHVILLOHET RAUNDI I FUNDIT NË FAZËN E LIGËS

Published

on

Sot zhvillohen 18 ndeshjet e  raundit të tetë dhe të fundit në edicionin 2024/25 në Ligën e Kampionëve.

Fazës së ligës në Ligën e Kampionëve po i vjen fundi, pasi me  ndeshjet e sotme do të mësojmë tetë skuadrat e para që kalojnë direkt në fazën tjetër dhe 16 skuadrat e tjera nga vendi i 9-25 që do të luajnë në ‘play-off’ për një vend në 1/8-tën.

Liverpuli dhe Barcelona janë dy ekipet e vetme që e kanë siguruar vendin në tetë ekipet e para, ndërsa Interit në shtëpi ndaj Monacos dhe Arsenalit në udhëtim te Girona iu nevojitet vetëm nga një pikë për të kaluar në raundin tjetër.

 Një nga ndeshjet më interesante të mbrëmjes së sotme pritet të jetë ajo në mes të Mançester City -Club Brugge, ku vendasit vetëm më fitore sigurojnë një vend në play-off, teksa Paris Saint-Germain duhet të marrë së paku një barazim në udhëtim te Stuttgarti.

Milani mund  të kualifikohet  në mesin e  tetë ekipeve të para vetëm me  fitore eventuale  kundër  Dinamnos në Zagreb , ndërsa Atalanta rrezikon seriozisht të mbetet në ‘top 8’ pasi luan si mysafir i Barcelonës.

Advertisement

Ndeshje interesante në mbrëmjen e sotme prtitet edhe në të gjitha  ndeshjet  tjera. Të  gjitha  18 duelet e  sotme  fillojnë  në ora 21:00 . Shaban Sinani / TV Koha

Continue Reading

Lajme nga vendi

ATLETIKË: K.A. STUDENTI KA FILLUAR PËRGATIJET PËR SEZONIN E RI

Published

on

Sezoni i ri i garave në atletik  sipas  orarit të Federatës së Atletikës hapet  me disiplinat e hedhjes  në  fund të muajit shkurt.  Dhe pikërisht për këtë klubi i atletikës Studenti i Tetovës  nga java e kaluar nën drejtimin e trajnerit Bexhet Toçi kanë filluar me përgatitje intensive  në sallë.

 Klubi i atletikës Studenti  nga  Tetova, vitin e 24-të të themelimit të vet i ka filluar përgatitjet  për realizimin e plan programit për vitin 2025, të hartuar nga  kryesia e klubit  në bashkëpunim me stafin teknik që e kryeson profesor Bexhet Toçi.

Pra, ekipi nga java e kaluar me kapacitet mesatar vijon përgatitjet në salla të mbyllura shkaku i kushteve të vështira  atmosferike, megjithatë  të gjithë atletët në seancat stërvitore japin gjithçka nga vetja të vetëdijshëm se vetëm në këtë mënyrë mund të realizojnë objektivin e tyre

“ Kemi filluar. Ushtrimet kanë filluar që nga  java e kaluar në palestër dhe përgatitemi për sezonin e ardhshëm 2025. Stërvitjet do të jenë më intensive me përmirësimin e kohës për shkak të kushteve jo të përshtatshme klimatike në Tetovë dhe pamundësia e palestrave të nxehta. “ deklaroi Bexhet Toçi kryetar i KA Studenti.

 Por ekipi  krahas punës në kushtet  ekzistuese këtu në Tetovë planifikon që në bazë të mundësive në fazë të përgatitjeve ta zhvillojnë në Korçë kua ka  kushte ideale për përgatitje.

Advertisement

“ Kemi në plan si për çdo vit  që shkojmë në muajin mars, kemi një udhëtim për në Korçë ku ka  dy stadiume të atletikës dhe janë kushtet  shumë të mira dhe kemi një ambient shumë të mirë për stërvitje” tha Bexhet Toçi

Sa  i përket  pjesëmarrjes  në ndonjë garë apo  miting  që organizohet  në rajon klubi i atletikës  Studenti do të veprojë në bazë të mundësive dhe do të merr pjesë në garat që organizohen në Shqipëri dhe Kosovë dhe normal në të gjitha garat  që do të mbahen në vend

Kampionati shtetëror fillon me  hedhjet i cili do filloj në fund të shkurtit 24 dhe 25 shkurt dhe  do marrim pjesë në të gjitha ato gara ku ne  do të kemi  mundësi edhe materiale. Se për të shkuar pasi buxhetet e komunës dhe të shtetit janë shumë të dobëta për zhvillimin e sportit nëpër gjithësi“ tha kryetari Toçi

Aktualisht klubi i Atletikës  Studenti në radhët e veta  ka mbi 25 atlet në të gjitha  kategoritë. Shaban Sinani / TV Koha
Continue Reading

Më të lexuarat