Lajme nga vendi
MMJPH: ËSHTË TEJKALUAR PRAGU I ALARMIMIT PËR NDOTJEN E AJRIT NË MANASTIR
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se të dhënat nga Sistemi i Automatizuar për Monitorim të Cilësisë së Ajrit dhe sipas parashikimit të motit nga Administrata për Punë Hidrometeorologjike, pragu i alarminit për grimcat suspenduese me madhësi deri në 10 mikrometra është tejkaluar në vendin e matjes Manastir – Manastir2 (është tejkaluar vlera kufitare prej 150 mg/m3 gjatë dy ditëve të njëpasnjëshme).
Pragu i alarmimit është i përcaktuar në Dekretin për ndryshim dhe plotësim të Dekretit për kufijtë e vlerave dhe llojeve të substancave ndotëse në ajër, si dhe pragjet e alarminit, afatet për arritjen e kufijve të vlerave, margjinat e tolerancës për kufirin e vlerave, vlerat objektive dhe qëllimet afatgjata (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 183 nga 14.12.2017).
Në tabelë janë paraqitur koncentrimet mesatare ditore të PM10 në vendin e matjes dhe ditët kur ka ndodhur kalimi i pragut të alarmimit.
Битола 2 |
|
21/01/2025 |
172.17 |
22/01/2025 |
160.05 |
*koncentrimet janë shprehur në mg/m3
SIPAS SITUATËS SË KRIJUAR PËR MANASTIR JANË NË FUQI MASAT E MËPOSHTME:
• Intensifikimi i inspektimeve të jashtëzakonshme në instalacione me A-Leje Ekologjike të Integruar
• Intensifikimi i inspektimeve të jashtëzakonshme në terren për kontrollin e instalacioneve me B_Leje Ekologjike të Integruar, si dhe Elaborate
• Instalacionet me monitorim të vazhdueshëm të mundësojnë akses publik të të dhënave nga matjet.
• Intensifikimi i kontrollit të jashtëzakonshëm të funksionimit teknik të makinave, sidomos atyre me naftë dhe makinave të pa regjistruara
• Intensifikimi i kontrollit të jashtëzakonshëm në kantieret e ndërtimit
• Ndalohet djegia në natyrë
• Rekomandohet që të gjithë subjektet juridike (punëdhënësit) të lirojnë nga puna gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, ata që kanë pasur infarkt miokardik ose goditje në tru, pa marrë parasysh moshën (me rekomandim nga mjeku i familjes).
• Rekomandohet që të gjithë subjektet juridike (punëdhënësit) të riorganizojnë orarin e punës dhe personat që punojnë në natyrë të punojnë nga ora 11:00 deri në 17:00
• Rekomandohet të mos organizohen gara sportive dhe aktivitete kulturore në natyrë.
Lajme nga vendi
Mjekët në RMV thonë se vaksinimi te fëmijët ka rënë, pasi prindërit dezinformohen
Imunizimi midis fëmijëve në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut ka rënë ndjeshëm, thonë mjekët vendas. Mosbesimi, dyshimet, “konsultimet” nga rrjetet sociale janë disa nga arsyet pse prindërit nuk i çojnë fëmijët për vaksinim, raporton Zëri i Amerikës.
Edhe pse në vitin 2000, Maqedonia e Veriut mori mirënjohje nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, pasi mbulimi i vaksinimit për disa vaksina ishte më i madh se 95 përqind, kjo përqindje tani është më e ulët, thotë Katerina Stavriq, pediatre në Klinikën e Fëmijëve në Shkup. Pandemia e Covid, thotë ajo, ndikoi në këtë trend negativ.
“Pas Covid-it, 2022, 2023, pothuajse të gjitha vaksinat i kemi nën 90%, përveç vaksinës së Hepatitit që merret në maternitet dhe BSZ, të gjitha vaksinat e tjera janë nën 90%, që është një rrezik që t na paraqiten sëmundje. Dhe po e shohim atë. Kemi kollë të keqe, jemi në kufi me fruthin dhe me këtë mbulim mund të kemi lehtësisht një epidemi, siç kemi pasur në vitin 2018”, thotë Stavriq.
Niveli më i ulët i vaksinimit është për vaksinën HPV, rreth 50 përqind, si dhe për dozën e parë të vaksinës së fruthit. Ndryshe nga rajonet e tjera në vend, situata është disi më e mirë në rajonin Ohër-Strusë.
“Veçanërisht për vaksinën gjashtëvalente, imunizimin kundër poliomielitit, hepatitit B, difterisë dhe kollës së keqe, përqindja është mbi 97 përqind për vitin 2024, ndërsa vaksina primare për Hepatitin B dhe kundër tuberkulozit e dhënë në muajin e parë është 100 përqind”, thotë Jovanka Strulakova Korovesoska, epidemiologe në Qendrën për Shëndet Publik në Ohër.
Përveç pandemisë Covid, mjekët tregojnë edhe arsye të tjera për përqindjen e ulët të imunizimit.
“Ka disa faktorë. Besoni, prindër që janë gjithnjë e më shumë hezitues dhe kanë pyetje. Ata shpesh kërkojnë përgjigje për këto pyetje në rrjetet sociale. Këtu marrin dezinformata, konsultohen me prindërit e tjerë dhe prapë marrin dezinformata”, thotë pediatri Stavriq.
Në rajonin e Ohrit përqindja e vaksinimit me vaksinën MRP, përkatësisht kundër fruthit, rubeolës dhe parotitit është më e ulëta.
Për të rritur shtrirjen e imunizimit, është mirë të mendohet për një vaksinim më intensiv në terren në shkolla dhe zona rurale, sugjerojnë mjekët.
Lajme nga vendi
Ministria e Arsimit e RMV-së: Oborret e shkollave të mos shndërrohen në kafene
Në shkolla nuk duhet të ketë kafene sepse janë institucione arsimore, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH). Pasi Sdk, pas raportimeve të qytetarëve në mjetin Raporto problem, publikoi një tekst se oborret e shkollave janë shndërruar në lokale ku mbahen festa, ditëlindje, madje edhe dasma, Ministria deklaroi se kjo praktikë duhet të ndalet.
“Në shkolla kryhen aktivitete edukative dhe jemi dakord që të mos ketë përmbajtje apo shërbime nga të cilat nuk përfitojnë të rinjtë dhe procesi i tyre arsimor. Kryesia e re e Ministrisë së Arsimit në 6 muajt e fundit i është afruar zgjidhjes së sfidave të shumta që janë akumuluar në vitet e fundit, ndaj besojmë se do të gjendet një zgjidhje e përshtatshme në lidhje me pyetjen që ju jeni duke kërkuar”, tha Ministria e Arsimit.
Me lejen e Komunave, drejtorët e shkollave u japin me qira oborret kompanive private, me arsyetimin se do të mirëmbahen terrenet sportive, të cilat nxënësit do të mund t’i përdorin gjatë orëve të mësimit.
Pas përfundimit të mësimit, terrenet sportive shfrytëzohen nga klubet sportive apo qytetarët që merren me sport deri në orët e vona të natës. Por, në vend që të jenë vetëm për aktivitete sportive, nëpër oborre bëhen kafene, në të cilat ndonëse ndodhen në institucione arsimore për të mitur, hidhet alkool, bëhen ditëlindje, festa e deri në dasma.
Sipas anketës, në territorin e Komunës Qendër shkollat fillore “Dimitar Miladinov” dhe “11 Oktomvri” janë të shënuara si oborre të shkollave që jepen me qira për aktivitete sportive, në Komunën e Aerodromit shkolla “Bllaze Koneski”, kurse në Komunën e Kisella Vodës oborret janë lëshuar për balona në shkollat ”Krume Kepeski” dhe “Kuzman Shapkarev”. Në Komunën e Karposhit, oborri i shkollës “Petar Pop Arsov” është lëshuar për çerdhe private.
Në këto shkolla që janë përgjegjësi e komunave nuk ka kafene, por qytetarët ankohen se ka aktivitete sportive deri në orët e vona të natës dhe ka shumë zhurmë në verë.
Lajme nga vendi
Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia
Kryeministri, Hiristijan Mickoski gjatë vizitës në SHBA ka takuar familjen shqiptare Rusi të cilët janë me prejardhje nga Dibra.
Kryeministri në profilin e tij në Facebook shkruan se me familjen Rusi kanë diskutuar për mundësitë për forcimin e lidhjeve mes diasporës dhe Maqedonisë, si dhe për projekte që do të sjellin përfitime për të gjithë qytetarët.
Besoj se vetëm të gjithë së bashku, pavarësisht nga përkatësia etnike, mund të punojmë së bashku për të ndërtuar një Maqedoni stabile dhe të begatë.
Ne kemi nevojë për të gjithë ata që mund të kontribuojnë, si në vendlindje ashtu edhe nga diaspora, për të krijuar të ardhmen që meritojmë”, shkruan Mickoski në Facebook./Telegrafi/
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve