Connect with us

Lajme nga vendi

Mickoski në Uashington në takim me përfaqësues të “Maqedonia 2025”

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili është për vizitë në SHBA, është takuar me përfaqësues të organizatës “Maqedonia 2025”. Për këtë takim, Miskoski informoi në Fejsbuk.

“Në Uashington, në takim me Maqedonia 2025, e theksojmë përkushtimin tonë për një të ardhme më të mirë. Pavarësisht nëse jemi në shtëpi, në Evropë apo në SHBA, lufta gjithmonë është e synuar drejt krijimit të kushteve më të mira për jetë dhe një të ardhme më të sigurt për të gjithë”, ka shkruar Mickoski në publikimin.

Mickoski mori pjesë në inaugurimin e presidentit amerikan Donald Tramp. Aktivitetet inauguruese, siç publikoi në Fesjbuk, i ka ndjekur së bashku me kryetarin e Partisë Republikane të SHBA-së, Majkëll Vatlli, në pjesën Vip në Uashington.

Mickoski në Uashington u takua edhe me figura të tjera të shquara nga jeta politike, sociale dhe ekonomike amerikane, duke përfshirë Riçard Grenellin, Devin Nunes, Xhon Bitov, Marko Galina, biznesmenin Kris Pavlovski dhe gazetarin Taker Karlson.

Lajme nga vendi

Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Published

on

Kryeministri, Hiristijan Mickoski gjatë vizitës në SHBA ka takuar familjen shqiptare Rusi të cilët janë me prejardhje nga Dibra.

Kryeministri në profilin e tij në Facebook shkruan se me familjen Rusi kanë diskutuar për mundësitë për forcimin e lidhjeve mes diasporës dhe Maqedonisë, si dhe për projekte që do të sjellin përfitime për të gjithë qytetarët.

“Në kuadër të vizitës sime në SHBA, unë dhe kolegët e mi u takuam me familjen Rusi, një familje e njohur shqiptare nga Dibra, e cila prej disa brezash jeton dhe punon në SHBA. Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia që nuk e kanë harruar atdheun e tyre dhe duan të ndihmojnë përparimin e tij.
Diskutuam për mundësitë për forcimin e lidhjeve mes diasporës dhe Maqedonisë, si dhe për projekte që do të sjellin përfitime për të gjithë qytetarët.

Besoj se vetëm të gjithë së bashku, pavarësisht nga përkatësia etnike, mund të punojmë së bashku për të ndërtuar një Maqedoni stabile dhe të begatë.

Ne kemi nevojë për të gjithë ata që mund të kontribuojnë, si në vendlindje ashtu edhe nga diaspora, për të krijuar të ardhmen që meritojmë”, shkruan Mickoski në Facebook./Telegrafi/

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Në lakrat e kthyera nga Kroacia nuk janë gjetur substanca të ndaluara për mbrojtje

Published

on

Nga kontrolli i kryer te prodhuesi i lakrës së sapo kthyer nga Kroacia për shkak të gjoja parregullsisë së saj dhe analizave të kryera rezultoi se në kulturën bujqësore të theksuar nuk është detektuar përdorim i substancave të ndaluara për mbrojtje. Këtë e theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarësi dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, i cili ndodhet në Ohër

“Për dërgesën e kthyer nga Kroacia është intervenuar menjëherë, është kontrolluar se kush është prodhuesi, e kush eksportuesi. Nëpërmjet Inspektorati për bujqësi janë kryer kontrolle shtesë, janë marrë mostra nga produkti i eksportuar. Analizat e bëra dolën negative, përkatësisht treguan se një preparat i tillë nuk është përdorur në kulturat bujqësore”, tha Tripunovski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me rastin.

Ministri Tripunovski tha se nuk e di nëse ky është një gabim i kontrolleve kufitare kroate, por kategorikisht deklaroi se në Maqedoni te bujku në fjalë nuk janë gjetur pesticide të tilla të paligjshme në Maqedoni dhe as analizat nuk kanë treguar përdorimin e substancave të ndaluara.

Ai theksoi se janë forcuar kontrollet në fushën e tregtimit të paligjshëm, gjegjësisht të paautorizuar me preparate për mbrojtjen e bimëve.

“Jemi duke punuar në zgjerimin e listës së lejuar të preparateve, në mënyrë që bujqit të kenë qasje në më shumë preparate që janë ndoshta më të lira dhe më efikase”, tha ministri Tripunovski.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Tërpkov: Unë dhe trupi gjykues jemi kundër amnistisë ndaj të akuzuarve për rastin “27 prilli”

Published

on

Trajko Veljanovski, Spiro Ristevski, Mile Janakieski, nuk janë më organizatorë të ngjarjeve të dhunshme në Kuvend, pasi ato u lanë të lirë përshkak të përfshirjes së tyre në Ligjin për Amnisti.

Gjykatësi Ilija Tërpkov, u tha qartë se ai dhe trupi gjykues është kundër kësaj amnistie.

“Personalisht dhe si trup gjyqësor ende jemi në qëndrimin se synimi i ligjvënësit ishte që në asnjë rast organizatorët e ’27 prillit’ të mos amnistohen. Por, në Ligjin për Amnisti, në dispozitat e nenit 1, paragrafi 3 është një akt sipas të cilit Gjykata e Apelit dhe Prokuroria Publike, vlerësojnë se të akuzuarit Trajko Veljanovski, Spiro Ristevski, Mile Janakieski, nuk janë persona që kanë vepruar në kundërshtim me autorizimet e tyre zyrtare”, ka deklaruar gjykatësi Ilija Tërpkov.

Ndërsa shtoi se kjo tregon qartë se kujt i ndihmojnë ligjet e RMV-së.

“Opinioni e ka të qartë se kujt i ndihmohet me ligjet dhe se si ato interpretohen. Sigurisht nuk interpetohen për ato të dënuar të akuzuar për ngjarjet në Kuvend që gjenden në burg. Dikush këta të dënuar po i quan patriotë…Kuvendi është shtëpi e të gjithë qytetarëve të RMV-së. T’i thuash të dikujt që je patriot, të hyj në shtëpinë e tij, të thyej, dhe ta dhunoj familjen, është jashtë çdo të drejte”, tha gjykatësi Ilija Tërpkov. (Shenja)

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat