Lajme nga vendi
Prej nesër komunat në RMV mund të aplikojnë për grante për zhvillimin e shërbimeve sociale në nivel lokal
Zëvendësministri dhe sekretari shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Velkovski dhe Fatmir Sabriu, sot morën pjesë në prezantimin e thirrjes së tretë publike për grante për zhvillimin e shërbimeve sociale në nivel lokal, në kuadër të projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale pranë Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, me mbështetjen e Bankës Botërore. Shërbimet sociale që do të financohen përmes thirrjes janë shërbimet në shtëpi dhe shërbimet në komunitet.
Kjo thirrje, thonë nga Ministria, paraqet një mundësi për të rritur ndjeshëm numrin e komunave në të cilat zhvillohen shërbimet sociale, nga 41 komuna deri më tani, në të paktën 20 komuna të reja.
“Unë jam rregullisht në terren dhe rezultatet e aktiviteteve tona i shoh përmes bisedave të drejtpërdrejta me qytetarët, prandaj fuqimisht ju inkurajoj që të paraqiteni në numër më të madh, veçanërisht kur thirrja për shprehje interesi do të jetë aktive nga nesër”, tha Velkovski, duke iu drejtuar përfaqësuesve të pranishëm të komunave.
Ai iu referua përpjekjeve të Ministrisë për të ndërtuar një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe të drejtë, si dhe në hapjen e mundësive të reja për të vazhduar krijimin e ndryshimeve domethënëse për qytetarët, me theks të veçantë tek më të cenuarit.
Velkovski i theksoi çështjet kryesore që janë në fokus të punës së Ministrisë. Si të tilla, ai veçoi: integrimin e sistemit të mbrojtjes sociale – përmes prezantimit të një zgjidhjeje të re softuerike që për herë të parë do të ofrojë pasqyrë të të drejtave dhe shërbimeve të përdorura nga të gjithë anëtarët e një familjeje, pagesat përmes kartave për ndihmë sociale – në mënyrë specifike dhe ekskluzive për plotësimin e nevojave bazë, si dhe mbështetje më të madhe për punonjësit në Qendrat e mbrojtjes sociale.
Sekretari shtetëror Sabriu foli për përfitimin e dyfishtë që vjen nga zbatimi i Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale.
“Së pari, ofron qasje në shërbime që përmirësojnë cilësinë e jetës për më të cenuarit, duke krijuar në të njëjtën kohë vende të reja pune në komunitetet lokale. Ky proces ka një efekt të drejtpërdrejtë dhe afatgjatë në zhvillimin ekonomik, duke krijuar vende pune dhe duke ofruar mbështetje cilësore për ata që kanë më shumë nevojë”, theksoi Sabriu.
Prezantimi i sotëm ofroi një pasqyrë të detajuar të kërkesave për aplikim, si dhe informacione për mbështetjen që do të kenë komunat dhe ofruesit e shërbimeve sociale. Ministria do të ofrojë mbështetje për përgatitjen e të gjitha dokumenteve të nevojshme dhe propozim-projektet.
Projektet e financuara nga kjo thirrje do të zbatohen në periudhën 2025-2026, me synim përmirësimin e ndjeshëm të shërbimeve sociale dhe aksesit në to për grupet e cenuara.
Kjo është një vazhdimësi e aktiviteteve të Ministrisë në kuadër të reformës sociale, e cila synon uljen e varfërisë dhe forcimin e kapitalit njerëzor në vend.
Lajme nga vendi
Mickoski më 20 janar në Uashington në inaugurimin e presidentit amerikan Tramp
Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski më 20 janar në Uashington do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri amerikan Donald Tramp. Siç informojnë nga Qeveria për MIA-n, Micksoki më 20 janar do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e titulluar “Zërat e lirisë” e cila do të mbahet pas inaugurimit të organizuar nga kompanitë Tramp Media dhe Rumple.
Lajme nga vendi
Toshkovski nuk e di se ku është Grubi: Nëse nuk kthehet në shtetin që e ushqeu për më shumë se 40 vjet, dihet cila është procedura e ekstradimit
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski thotë se nëse Artan grubi nuk kthehet në Maqedoninë e Veriut, shteti do të shqyrtojë ekstradimin, përcjell TV21. Mirëpo, i pyetur se ku gjendet Grubi, Toshkovski tha se “nuk dua të spekulojë për informacione që nuk janë konfirmuar zyrtarisht”.
“Nëse i njëjti nuk tregon virtyt që të kthehet në shtetin që e ka ushqyer për më shumë se 40 vjet, do të veprohet në mënyrë tjetër për sigurimin e tij para institucioneve kompetente. Dihet cilat janë procedurat sipas ligjit, kështu që në dua të hy në atë pjesë tani. Qartë është shkruar procedura e ekstradimit të personave të caktuar që janë të pa qasshëm për organet e ndjekjes”, tha mes tjerash Toshkovski.
Lajme nga vendi
Letërnjoftimet me emrin e vjetër kushtetues nuk kanë nevojë të ndërrohen do të jenë të vlefshme deri në skadimin e tyre
Letërnjoftimet me emrin e vjetër kushtetues nuk kanë nevojë të ndërrohen, gjegjësisht do të vlejnë deri në skadimin e tyre”, tha sot ministri Toshkovski.
“Kartat e identitetit janë të vlefshme me datën e skadencës. Nuk ka nevojë t’i ndryshoni ato. Rregulli për patentë shoferët dhe pasaportat nuk vlen për kartat e identitetit. Qytetarët maqedonas nuk duhet të turpërohen për sjelljen e papërgjegjshme të politikanëve maqedonas në të kaluarën”, tha Toshkovski.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve