Connect with us

Lajme nga vendi

MMJPH: Institucionet mobilizohen dhe koordinohen

Published

on

Sot me thirrjen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është mbajtur një takim koordinues me përfaqësues të institucioneve që kanë detyrime sipas “Planit të Veprimit për Sezonin e Ngrohjes 2024-2025”.

Duke pasur para sysh se ekzistojnë kushte reale për shfaqjen e episodeve të përqendrimeve të larta të substancave ndotëse në ajër, takimi koordinues, i udhëhequr nga zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor, Ane Lashkoska dhe kryetarja e Grupit Punues për Ajër të Pastër e MMJPH-së, Besa Tateshi, kishte për qëllim që t’i mobilizojë dhe inkurajojë palët e interesuara në përmbushje më konsekuente të detyrimeve.

Të pranishmit i shkëmbyen përvojat dhe problemet me të cilat përballen gjatë realizimit të masave, por shprehën gatishmëri për mobilizim të të gjitha burimeve në dispozicion për zbutjen dhe tejkalimin e kushteve që janë një problem i nxehtë ekologjik jo vetëm në vendin tonë, por edhe në nivel global.

Nga MMJPH-ja është kërkuar që institucionet të cilat nuk kanë dorëzuar raporte për aktivitetet e realizuara, t’i dorëzojnë ato, në mënyrë që të kenë njohuri për nivelin e zbatimit dhe efektet e brendeve të parapara. Gjithashtu, MMJPH-ja ofroi ndihmë për ato komuna që nuk kanë hartuar ose hartojnë plane vendore me masa afatshkurtra ajrore, duke pasur para sysh se është shumë e rëndësishme që komunat në nivel vendor të jenë të përgatitura për zbatimin e menjëhershëm të masave të duhura në rastet kur janë tejkaluar vlerat kufitare,

Në këtë takim përveç institucioneve të përfshira në “Planin e veprimit për sezonin e ngrohjes 2024-2025”, të pranishëm ishin edhe Visar Ganiu, nënkryetar i BNJVL-së dhe kryetar i Komunës së Çairit, dhe Dushica Perishiq, drejtoreshë ekzekutive e BNJVL-së, qëllimi është lehtësimi i koordinimit me pushtetin vendor, si dhe me përfaqësues të Institutit për Shëndetin Publik për monitorimin e ndikimit në shëndetin e njerëzve.

Advertisement

Gjithashtu, në takim u shqyrtuan edhe masat afatgjate për të cilat aktualisht po punohet dhe për të cilat në periudhën e ardhshme shteti do të investojë.

Lajme nga vendi

Mickoski më 20 janar në Uashington në inaugurimin e presidentit amerikan Tramp

Published

on

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski më 20 janar në Uashington do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri amerikan Donald Tramp. Siç informojnë nga Qeveria për MIA-n, Micksoki më 20 janar do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e titulluar “Zërat e lirisë” e cila do të mbahet pas inaugurimit të organizuar nga kompanitë Tramp Media dhe Rumple.

Paraprakisht Mickoski kishte paralajmëruar se më 18 janar do të vizitojë SHBA-në. Sipas tij, gjatë vizitës në Uashington janë planifikuar shumë takime dhe biseda dhe tema që ai dëshiron t’i hapë dhe mbyllë, siç thotë ai.
Continue Reading

Lajme nga vendi

Toshkovski nuk e di se ku është Grubi: Nëse nuk kthehet në shtetin që e ushqeu për më shumë se 40 vjet, dihet cila është procedura e ekstradimit

Published

on

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski thotë se nëse Artan grubi nuk kthehet në Maqedoninë e Veriut, shteti do të shqyrtojë ekstradimin, përcjell TV21. Mirëpo, i pyetur se ku gjendet Grubi, Toshkovski tha se “nuk dua të spekulojë për informacione që nuk janë konfirmuar zyrtarisht”.

“Nëse i njëjti nuk tregon virtyt që të kthehet në shtetin që e ka ushqyer për më shumë se 40 vjet, do të veprohet në mënyrë tjetër për sigurimin e tij para institucioneve kompetente. Dihet cilat janë procedurat sipas ligjit, kështu që në dua të hy në atë pjesë tani. Qartë është shkruar procedura e ekstradimit të personave të caktuar që janë të pa qasshëm për organet e ndjekjes”, tha mes tjerash Toshkovski.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Letërnjoftimet me emrin e vjetër kushtetues nuk kanë nevojë të ndërrohen do të jenë të vlefshme deri në skadimin e tyre

Published

on

Letërnjoftimet me emrin e vjetër kushtetues nuk kanë nevojë të ndërrohen, gjegjësisht do të vlejnë deri në skadimin e tyre”, tha sot ministri Toshkovski.

“Kartat e identitetit janë të vlefshme me datën e skadencës. Nuk ka nevojë t’i ndryshoni ato. Rregulli për patentë shoferët dhe pasaportat nuk vlen për kartat e identitetit. Qytetarët maqedonas nuk duhet të turpërohen për sjelljen e papërgjegjshme të politikanëve maqedonas në të kaluarën”, tha Toshkovski.

Continue Reading

Më të lexuarat