Lajme nga vendi
Në RMV gjatë 2024 pati më shumë paraqitje për helmime me ushqim dhe produkte me afat të skaduar
Qarkullimi i brendshëm i ushqimit me prejardhje nga kafshët dhe jo nga kafshët, prej fillimit të vitit 2024 përfundimisht me nëntorin, ishte mbuluar me rreth 30 000 kontrolle të kryera tek operatorët në kuadër të mbikëqyrjeve të rregullta, të jashtëzakonshme dhe të realizuara. Si të pasigurta janë asgjësuar rreth pesëdhjetë tonë ushqim, për mënjanim për shkak të parregullsive të konstatuara janë dhënë rreth 2 000 vendime, ndërsa janë shqiptuar edhe përafërsisht 300 gjoba, transmeton MIA.
Analizat e të dhënave për mbikëqyrjet e realizuara në vitin 2024, Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) do t’i evaluojë në muajt e parë të vitit. Ato do ta japin numrin e saktë – sa gjithsej kontrolle kanë kryer veterinarët zyrtarë dhe inspektorët e ushqimit në qarkullimin e brendshëm dhe gjatë importit.
Siç thonë nga AUV, kontrollet e realizuara deri më tani në qarkullimin e brendshëm dhe gjatë importit, 117 465, premtojnë se jo vetëm se do të arrihen, por edhe do të tejkalohen 125 909 kontrollet e kryera në vitin 2023 të operatorëve me ushqim në vend dhe të dërgesave që importohen dhe tranzitojnë nëpër shtet.
Në gjysmën e dytë të vitit 2024, Agjencia për ushqim dhe vetrinari i intensifikoi kontrollet e jashtëzakonshme inspektuese, duke e vënë theksin në kontrollet të cilat i kreu tek operatorët me ushqim të cilët punojnë me kategoritë e ndjeshme të qytetarëve: kënde të lojërave për fëmijë, azile, kuzhina në kopshte dhe shkolla fillore dhe speciale, tregje të gjësendeve të vjetra, por edhe në objekte gastronomike.
“Gjatë importit të ushqimit me prejardhje jo nga kafshët janë realizuar 44 137 mbikëqyrje inspektuese, ndërsa gjatë importit të produkteve dhe materialeve që vijnë në kontakt me ushqimin, 10 352. Inpektorët për ushqim në vendkalimet kufitare, si të pasigurta, kanë kthyer/asgjësuar 7 dërgesa me mbi 74 tonë ushqim të pasigurt me prejardhje jo nga kafshët”, theksojnë nga AUV.
Lidhur me mbrojtjen shëndetësore dhe mirëqenien e kafshëve, janë kryer mbi 14 000 kontrolle inspektuese nga ana e veterinatëve zyrtarë lidhur me zbatimin e ligjeve nga fusha e mbrojtjes shëndetësore, mirëqenies së kafshëve dhe identifikimin dhe regjistrimin e tyre. Janë dhënë 267 vendime për edukim, 136 urdhëresa/ndalesa për mënjanim të mangësive të konstatuara nga kontrollet.
“Sa i përket kontrolleve të veterinarëve zyrtarë në vendkalimet kufitare, gjatë importit të ushqimit me prejardhje nga kafshët, ushqimit për kafshët dhe importit të kafshëve të gjalla, nga janari janë kryer 20 479 mbikëqyrje prej të cilave 15 431 të dërgesave për import dhe 5 048 kontrolle lidhur me dërgesat të cilat tranzitojnë nëpër vend”, përmendin nga Agjencia.
Gjithsej 14 nga dërgesat kanë qenë të pasigurta. Janë kthyer 9 dërgesa, ndërsa në mënyrë të padëmshme janë asgjësuar 5 dërgesa nga importi.
“Këtë vit, në Bazën e të dhënave për kryerje të mbikëqyrjes së jashtëzakonshme inspektuese të Sektorit për mbrojtje të konsumatorëve janë evidentuar gjithsej 317 nisma. Rezultate më të shpeshta në nisma mbeten paraqitjet për sipërmarrësi të pandërgjegjshme 36 dhe për sulme dhe kafshime nga qeni 14. Sa i përket ushqimit, primatin e kanë nismat për dyshim të helmimit me ushqim (13), për prodhime me afat të skaduar (12), për prani të kontaminuesve (8), si dhe për mungesë higjiene (7), informojnë nga AUV.
Lajme nga vendi
Qytetarët e kanë ndjerë se festat i kanë kaluar më vështirë, se çmimet me të vërtet kanë qenë më të larta
Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se pas rritjeve artificiale të çmimeve të produkteve ushqimore, ato tani po ndiqen me kujdes dhe se nëse do të jetë e nevojshme Qeveria do të intervenojë me ngrirjen e çmimeve. Mickoski vlerësoi se vitin 2024 e mbyllim me 3.5 për qind inflacion dhe se ky vit, siç tha ai, duhet të jetë i mirë ekonomikisht. Me këtë rast, ai rikujtoi se në vend nuk u rrit çmimi i energjisë elektrike dhe gazit, siç e bënë vende të Eurozonës.“Ngadalë, por sigurt, në gjysmën e dytë të dhjetorit u stabilizuan çmimet e produkteve bazë, të cilat pranoj se disa nga tregtarët i rritën artificialisht, gjë që ishte një tronditje e madhe për buxhetin familjar. Nëpërmjet Inspektoratit ne monitorojmë me kujdes situatën dhe do të ndërhyjmë nëse është e nevojshme dhe mund të ndërhyjmë menjëherë duke kufizuar çmimet, por nuk duam ta përdorim atë instrument. Si Qeveri për dallim nga ajo që ndodhi në eurozonë, theksoj se ne nuk e rritëm çmimin e energjisë elektrike, që paraqet një imput të madh dhe të rëndësishëm në prodhimin final dhe në fund të ditës në çmimet e prodhimeve që janë në dyqane. Pra, as gazi e as energjia elektrike, energjitë qëndruan në çmimin e njëjtë.”, – deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.Ndërkohë nga LSDM-ja mbeten në qëndrimin e njëjtë se e gjithë masa është manipulim i pastër ndaj qytetarëve dhe se, edhe pse kanë pasur mundësi të bëjnë kontrolle të çmimeve, deri më tani nuk është bërë.“Qytetarët e kanë ndjerë se festat i kanë kaluar më vështirë, se çmimet me të vërtet kanë qenë më të larta, ku bëhet fjalë për produktet bazë, të cilat secili për festat e krishtlindjeve është dashur t’i ketë në tavolinë. Të shohim nëse do të ketë kontrolle dhe të shohim se si do të reagojë Qeveria, nëse do të dëshmojë se është në anën e qytetarëve apo definitivisht do ta vërtetojnë faktin se janë në anën e tregtarëve.”, – theksoi Bogdanka Kuzeska nga LSDM.Shporta e Vitit të Ri u hyri në zbatim më 15 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 15 janar. Me të ishte planifikuar që çmimet e rreth një mijë produkteve të uleshin për 10 për qind
Lajme nga vendi
VMRO: Shqiptarët e dinë mirë se nuk mund dhe nuk u rrezikohen të drejtat e fituara!
Pas reagimit të BDI-së, u kundërpërgjigj VMRO-DPMNE-ja. Nga atje thonë se BDI të vetmen brengë e ka shpëtimin nga përgjegjësia penale, ndërsa shtojnë se asnjë e drejtë nuk rrezikohet. “Bashkëqytetarët tanë shqiptarë nuk bien pre e retorikave të tilla të BDI-së, sepse e dinë se BDI-ja, e vetmja gjë për të cilën shqetësohen është të shpëtojë kriminelët në radhët e tyre nga përgjegjësia para organeve të drejtësisë”, thuhet në reagimin e DPMNE-së.
Nga atje shtojnë se nuk do të kalojë retorika me të cilën BDI tenton të nxisë tension politik dhe intolerancë ndëretnike, sepse siç thonë nga VMRO-DPMNE, të gjithë e dinë dhe më së miri bashkëqytetarët shqiptarë se të drejtat e fituara kolektive në shtet nuk rrezikohen dhe nuk mund të rrezikohen kurrë.
Lajme nga vendi
Gjuha shqipe dhe përdorimi i sajë ka përplasur edhe sot BDI-në dhe kryeministrin Mickoski
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve