Lajme nga vendi
Komuna e Tetovës: Kemi hedhur krip dhe rërë në rrugë, thirrje banorëve të malësisë që mos t’i parkojnë veturat në rrugë
Pas reshjeve të borës në malësi të Tetovës, nga komuna thonë se mbrëmë kanë hedhur rërë dhe krip, por që sipas tyre gjatë pastrimit kanë hasur në probleme, pasi shumë nga banorët kanë parkuar veturat e tyre në rrugë, duke ua vështirësuar autoriteteve intervenimin, përcjell TV21. Nga komuna e Tetovës apelojnë deri te banorët që të kenë kujdes me parkimin.
“Kompania e kontraktuar nga komuna e Tetovës, për pastrimin dhe mirëmbajtjen dimërore të rrugëve mbrëmë ka hedhur rërë dhe krip në rrugët e fshatrave të malësisë së Tetovës, për të mundësuar kështu qarkullim të lirë dhe pa pengesa. Po ashtu Ju bëjmë thirrje banorëve të Malësisë së Tetovës që të mos i parkojnë veturat në rrugë dhe të pengojnë procesin e punës kompanisë kontraktuese për pastrimin e borës. Hedhja e rërës dhe kripës do të vazhdojë edhe gjatë këtyre ditëve për shkak të temperaturave të ulëta dhe paralajmërimit të reshjeve të borës”, thonë nga komuna e Tetovës.
Lajme nga vendi
Mexhiti: Tashmë po kthehet shteti ligjor dhe besimi në institucione
Qeveria ka bërë pjesën e saj dhe tashmë po kthehet shteti ligjor dhe besimi në institucionet, tha sot zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti.
“Mesazhi i Qeverisë është se askush nuk është mbi ligjin dhe secili që ka gabuar duhet të mbajë përgjegjësi. Mbetet që MPB-ja, gjyqësori dhe prokuroria të merren me rastin e Grubit dhe të tjerëve, tha Mexhiti në përgjigje të pyetjes së një gazetari pas nënshkrimit të sotëm të Letrës së qëllimit për të mbështetur projektin e parë për kar-shering 100 për qind elektrik, në hapësirat e Qeverisë.
Lajme nga vendi
Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Numan Kurtulmuş, vizituan xhaminë e Larme
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se sot së bashku me Kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, prof. Dr. Numan Kurtullmush kanë vizituar Xhaminë e Larme në Tetovë.
“Kënaqësi që sot bashkërisht me Kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të, prof. Dr. Numan Kurtullmush të vizitojmë Xhaminë e Larme në Tetovë.
Miqësia mes Tetovës dhe Turqisë është një urë e përjetshme që na lidh në vlerat dhe historinë tonë të përbashkët!
Mirë se erdhe në Tetovë mik i nderuar!”, ka shkruar Kasami.
Lajme nga vendi
Kosovari arrestohet për 5 euro në Bllacë, deshti të korruptoj policinë
Më datë 22.12.2024, në ora 21:10, në pikën kufitare Bllacë, në dalje të vendit, zyrtarët policorë të Maqedonisë së Veriut i kanë hequr lirinë V.L (28) nga Kosova, me dyshimin se ka kryer veprën penale të “dhënies së ryshfetit”.
Ai gjatë kontrollit të dokumenteve, i ka dorëzuar policit kufitar një leje qarkullimi të autobusit me targa të Kosovës, të cilin e drejtonte dhe një dokument udhëtimi në të cilin kishte vendosur një kartëmonedhë 5 euro, përcjell INA.
Personi është dorëzuar në Stacionin Policor Mirkovc për procedurë të mëtutjeshme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.(INA)
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve