Connect with us

Lajme nga vendi

VMRO: Fundi i BDI-së ka filluar me vendosjen e funksionarëve të saj në Listë të Zezë të SHBA-së

Published

on

VMRO-DPMNE, nëpërmjet një kumtese thekson se fundi i BDI-së ka filluar me vendosjen në Listë të Zezë të SHBA-së, fillimisht të Ramiz Merkos, ndërkaq pastaj edhe Artan Grubit. Sipas partisë së Hristijan Mickoskit, është shkatërruar miti për Ahmetin dhe njerëzit e tij se janë të paprekshëm. Duke përmendur arratisjen e Grubit, nga VMRO-ja theksojnë se strehë për kriminelët dhe për të gjithë ata që e kanë shkelur ligjin nuk ka. VMRO-ja, gjithashtu kritikon edhe qasjen e opozitares LSDM, të cilët sipas tyre, lanë qenë bashkëpunëtorë të afërt të integristëve me të cilët, e kanë robëruar shtetin. /Alsat.mk

Lajme nga vendi

Mexhiti: Tashmë po kthehet shteti ligjor dhe besimi në institucione

Published

on

Qeveria ka bërë pjesën e saj dhe tashmë po kthehet shteti ligjor dhe besimi në institucionet, tha sot zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti.

“Mesazhi i Qeverisë është se askush nuk është mbi ligjin dhe secili që ka gabuar duhet të mbajë përgjegjësi. Mbetet që MPB-ja, gjyqësori dhe prokuroria të merren me rastin e Grubit dhe të tjerëve, tha Mexhiti në përgjigje të pyetjes së një gazetari pas nënshkrimit të sotëm të Letrës së qëllimit për të mbështetur projektin e parë për kar-shering 100 për qind elektrik, në hapësirat e Qeverisë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Numan Kurtulmuş, vizituan xhaminë e Larme

Published

on

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se sot së bashku me Kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, prof. Dr. Numan Kurtullmush kanë vizituar Xhaminë e Larme në Tetovë.
“Kënaqësi që sot bashkërisht me Kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të, prof. Dr. Numan Kurtullmush të vizitojmë Xhaminë e Larme në Tetovë.
Miqësia mes Tetovës dhe Turqisë është një urë e përjetshme që na lidh në vlerat dhe historinë tonë të përbashkët!
Mirë se erdhe në Tetovë mik i nderuar!”, ka shkruar Kasami.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kosovari arrestohet për 5 euro në Bllacë, deshti të korruptoj policinë

Published

on

Më datë 22.12.2024, në ora 21:10, në pikën kufitare Bllacë, në dalje të vendit, zyrtarët policorë të Maqedonisë së Veriut i kanë hequr lirinë V.L (28) nga Kosova, me dyshimin se ka kryer veprën penale të “dhënies së ryshfetit”.

Ai gjatë kontrollit të dokumenteve, i ka dorëzuar policit kufitar një leje qarkullimi të autobusit me targa të Kosovës, të cilin e drejtonte dhe një dokument udhëtimi në të cilin kishte vendosur një kartëmonedhë 5 euro, përcjell INA.

Personi është dorëzuar në Stacionin Policor Mirkovc për procedurë të mëtutjeshme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.(INA)

Continue Reading

Më të lexuarat