Lajme nga vendi
Toshkovski thirrje Grubit që të kthehet dhe të përballet me drejtësinë
Ministri i brendshëm Pançe Toshkoski, edhe një here i ka bërë thirrje Artan Grubit që të kthehet dhe të përballet me drejtësinë, nëse është i sigurt se është i pastër si loti. Toshkoski nuk dëshiron të spekulojë për atë se ku ndodhet Grubi por është i kënaqur se është suspenduar dhe gjobitur polici kufitar që ka lëshuar Grubin të kalojë kufirin në Bllacë. Përshëndet vendimin e BDI-së për t’u distancuar nga Grubi dhe u bën thirrje të distancohen nga të gjithë kriminelët potencial, siç i quan vet Toshkoski.
“Është mirë ajo që BDI u distancua nga një i arratisur nga drejtësia. Kjo është mirë dhe për t’u përshëndetur. Dhe shpresoj që në të ardhmen do të distancohen edhe nga ato të arratisur nga drejtësia, nëse do të ketë të tillë, të cilët në vend që të përballen me atë që pa mëshirë e kanë vjedhur popullin në të kaluarën”, deklaroi Pançe Toshkoski – Ministër i Punëve të Brendshme. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Mexhiti: Tashmë po kthehet shteti ligjor dhe besimi në institucione
Qeveria ka bërë pjesën e saj dhe tashmë po kthehet shteti ligjor dhe besimi në institucionet, tha sot zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti.
“Mesazhi i Qeverisë është se askush nuk është mbi ligjin dhe secili që ka gabuar duhet të mbajë përgjegjësi. Mbetet që MPB-ja, gjyqësori dhe prokuroria të merren me rastin e Grubit dhe të tjerëve, tha Mexhiti në përgjigje të pyetjes së një gazetari pas nënshkrimit të sotëm të Letrës së qëllimit për të mbështetur projektin e parë për kar-shering 100 për qind elektrik, në hapësirat e Qeverisë.
Lajme nga vendi
Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Numan Kurtulmuş, vizituan xhaminë e Larme
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se sot së bashku me Kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, prof. Dr. Numan Kurtullmush kanë vizituar Xhaminë e Larme në Tetovë.
“Kënaqësi që sot bashkërisht me Kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të, prof. Dr. Numan Kurtullmush të vizitojmë Xhaminë e Larme në Tetovë.
Miqësia mes Tetovës dhe Turqisë është një urë e përjetshme që na lidh në vlerat dhe historinë tonë të përbashkët!
Mirë se erdhe në Tetovë mik i nderuar!”, ka shkruar Kasami.
Lajme nga vendi
Kosovari arrestohet për 5 euro në Bllacë, deshti të korruptoj policinë
Më datë 22.12.2024, në ora 21:10, në pikën kufitare Bllacë, në dalje të vendit, zyrtarët policorë të Maqedonisë së Veriut i kanë hequr lirinë V.L (28) nga Kosova, me dyshimin se ka kryer veprën penale të “dhënies së ryshfetit”.
Ai gjatë kontrollit të dokumenteve, i ka dorëzuar policit kufitar një leje qarkullimi të autobusit me targa të Kosovës, të cilin e drejtonte dhe një dokument udhëtimi në të cilin kishte vendosur një kartëmonedhë 5 euro, përcjell INA.
Personi është dorëzuar në Stacionin Policor Mirkovc për procedurë të mëtutjeshme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.(INA)
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve