Lajme nga vendi
Ageler: Grubit dhe Bexhetit por edhe familjarëve më të afërt të tyre u ndalohet hyrja në SHBA, në Uashington por shqyrtohen edhe sanksione plotësuese
Ambasadorja e SHBA-së në vend, Angela Ageler sot në konferencë për media informoi se ish zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe gjykatësi i apelit Enver Bexheti janë vendosur në listën e zezë amerikane për përzierje politike dhe përpjekje për denigrim të gjyqësorit në vend. Ajo nënvizoi se atyre dhe familjarëve të tyre më të afërt u ndalohet hyrja në SHBA, ndërsa në Uashington në ndërkohë po shqyrtohen edhe sanksione plotësuese.
“Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dje mori hap të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, me vendosjen e ish zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe gjykatësit të apelit, Enver Bexheti në listën e zezë amerikane, për shkak të përfshirjes politike në gjyqësor. Për këtë, atyre dhe anëtarëve të tyre më të afërt të familjes u ndalohet hyrja në SHBA. Në Uashington në ndërkohë por shqyrtohen edhe sanksione plotësuese”, tha Ageleri.
Siç tha, shpreson se me këtë do të tregojnë se SHBA-ja i shfrytëzon të gjitha mjetet e mundshme për thirrje për përgjegjësi ndaj atyre personave, aktivitetet kriminale të të cilëve e dëmtojnë sigurinë, qëndrueshmërinë dhe sundimin e drejtë në Maqedoninë e Veriut.
“Në bazë të ligjit në SHBA, duhet t’i vendosim në listën e zezë personat për të cilët ekzistojnë dëshmi se janë të përfshirë në korrupsion, pa marrë parasysh funksionet e tyre të kaluara ose të tanishme. Ne themi se drejtësia është e verbër, por ajo duhet të jetë e paanshme dhe objektive për të gjithë, pa dallim nga partia politike, gjinia apo përkatësia etnike”, shtoi Ageler.
Ajo vlerëson se korrupsioni në asnjë formë nuk duhet të tolerohet në këtë shtet.
“Atë të cilët e minojnë sundimin e drejtësisë për interesa të tyre personale, ndërsa në llogari të popullit të Maqedonisë së Veriut, duhet ta kuptojnë se korrupsioni ka pasoja. SHBA-ja do të vazhdojë të bëjë thirrje në përgjegjësi për të gjithë të përfshirët në korrupsion, dhe shpresoj se gjyqësori dhe ata të cilët e zbatojnë ligjin në këtë shtet do ta bëjnë të njëjtën gjë. Qytetarët e meritojnë këtë”, shtoi Ageleri.
Lajme nga vendi
Mëngjesin e sotëm, temperatura më e ulët është regjistruar në Kodër të Diellit me -4 gradë Celsius
Pasojnë Berova dhe Hanet e Mavrovës me -1 gradë, Krushevo dhe Lazaropole me 0 gradë, ndërsa në Prilep dhe Strumicë janë regjistruar 1 gradë.
Në Manastirë, Demir Kapija, Shtip dhe Kavadarci është 2 gradë, ndërsa 3 gradë janë matur në Ohër dhe Pretor. Në Gjevgjeli, Diëbër, Kriva Palanka, Vinicë, Veles dhe Kumanov temperatura 4 gradë, ndërsa në Shkup-Petrovec, Tetovë dhe Shkup-Zajçev Rid janë regjistruar 5 gradë. Temperatura më e lartë është në Shkup-Zajeçev Rid me 6 gradë.
Kodëra e Diellit ka shtresën më të trashë të borës, me 42 centimetra, ndërsa në Hanet e Mavrovës janë regjistruar 29 centimetra borë, dhe në Krushevë shtresa e borës është 6 centimetra.
Lajme nga vendi
Lënda “Besa Trans” kthehet nga e para, Apeli e rrëzoi vendimin e Penales
Gjykata e Apelit i ka pranuar ankesat e të akuzuarve dhe e ka shfuqizuar vendimin e shkallës së parë për rastin “Besa Trans”, me të cilin pronari Bekim Haxhiu u dënua me 20 muaj burg, mëson Alsat. Lënda do të fillojë nga e para në Gjykatën Penale, ku në bankën e të akuzuarve do të ulet sërish Haxhiu dhe përfaqësuesi i subjektit juridik “Besa Trans”.
Lënda, nuk ka të bëjë drejtpërdrejtë me shkaqet e aksidentit të autobusit të Besa Trans më 23 nëntor të vitit 2021 në Bullgari, ku mbetën të vdekur 45 persona, por me falsifikimin e certifikatës së licencës së autobusit të aksidentuar. Sipas vendimit të shkallës së parë, e cila bazohej në akuzën e Prokurorisë, Haxhiu, përmes shoferëve që drejtonin autobusin ka përdorur certifikatë licence të rrejshme, që nuk e ka lëshuar Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Me të njëjtën, mbi 20 herë ka kaluar kufirin e shtetit. Megjithatë, mbrojtja ka mohuar se ka bërë falsifikim të certifikatës së licencës. Ata, insistojnë në formulimin se për të pasur falsifikim, duhet që dikush të krijojë një dokument të rrejshëm, që sipas tyre në këtë rast, nuk ka ndodhur. Megjithatë, Prokuroria ka deklaruar se provat kanë dëshmuar se autobusi i aksidentuar i kompanisë Besa Trans, në kufi e ka përdorur licencën e përgjithshme, e cila ka të bëjë vetëm me funksionimin e subjektit, në vend të licencës së posaçme. Gjykimi në shkallën e parë për këtë lëndë ka filluar më 15 nëntor të vitit 2022. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Seancë e Komisionit për mbikëqyrjen e zbatimit të masave për ndjekjen e komunikimeve
Në Kuvend sot mbledhje do të mbajë Komisioni për mbikëqyrjen e zbatimit të masave për ndjekjen e komunikimeve.
Para anëtarëve të Komisionit janë Propozim-Rregullorja për punën e Komisionit për mbikëqyrje në zbatimin e masave për ndjekjen e komunikimeve, Propozim-Vendimi për shpalljen e thirrjes publike për angazhimin e dy ekspertëve teknikë për mbështetje të vazhdueshme të Komisionit për mbikëqyrje në zbatimin e masave për ndjekjen e komunikimeve dhe Procedura për zgjedhjen e dy ekspertëve teknikë për mbështetje të vazhdueshme në Komisionin për mbikëqyrje në zbatimin e masave për ndjekjen e komunikimeve.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve