Lajme nga vendi
Shkup, një pacient dyshohet se u vetëhodh nga dritarja e spitalit 8 shtatori
Një ngjarje e rëndë para pak çastesh ka ndodhur në spitalin 8 Shatori në Shkup ku një pacient dyshohet se është vetëhedhur nga dritarja e spitalit.
Në redaksinë e Klan Maqedoni kanë arritur pamje ku shihen mjekët teksa po mundohen ti japin ndihmën e parë pacientit i cili shihet me lëndime trupore./KlanMaqedoni
Lajme nga vendi
Mickoski më 20 janar në Uashington në inaugurimin e presidentit amerikan Tramp
Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski më 20 janar në Uashington do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri amerikan Donald Tramp. Siç informojnë nga Qeveria për MIA-n, Micksoki më 20 janar do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e titulluar “Zërat e lirisë” e cila do të mbahet pas inaugurimit të organizuar nga kompanitë Tramp Media dhe Rumple.
Lajme nga vendi
Toshkovski nuk e di se ku është Grubi: Nëse nuk kthehet në shtetin që e ushqeu për më shumë se 40 vjet, dihet cila është procedura e ekstradimit
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski thotë se nëse Artan grubi nuk kthehet në Maqedoninë e Veriut, shteti do të shqyrtojë ekstradimin, përcjell TV21. Mirëpo, i pyetur se ku gjendet Grubi, Toshkovski tha se “nuk dua të spekulojë për informacione që nuk janë konfirmuar zyrtarisht”.
“Nëse i njëjti nuk tregon virtyt që të kthehet në shtetin që e ka ushqyer për më shumë se 40 vjet, do të veprohet në mënyrë tjetër për sigurimin e tij para institucioneve kompetente. Dihet cilat janë procedurat sipas ligjit, kështu që në dua të hy në atë pjesë tani. Qartë është shkruar procedura e ekstradimit të personave të caktuar që janë të pa qasshëm për organet e ndjekjes”, tha mes tjerash Toshkovski.
Lajme nga vendi
Letërnjoftimet me emrin e vjetër kushtetues nuk kanë nevojë të ndërrohen do të jenë të vlefshme deri në skadimin e tyre
Letërnjoftimet me emrin e vjetër kushtetues nuk kanë nevojë të ndërrohen, gjegjësisht do të vlejnë deri në skadimin e tyre”, tha sot ministri Toshkovski.
“Kartat e identitetit janë të vlefshme me datën e skadencës. Nuk ka nevojë t’i ndryshoni ato. Rregulli për patentë shoferët dhe pasaportat nuk vlen për kartat e identitetit. Qytetarët maqedonas nuk duhet të turpërohen për sjelljen e papërgjegjshme të politikanëve maqedonas në të kaluarën”, tha Toshkovski.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve