Connect with us

Lajme nga bota

Fitorja e Trump, vjen reagimi i Rusisë

Published

on

Presidenti rus Vladimir Putin nuk e ka ndërmend ta urojë Donald Trump, bëri të ditur Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit.

“Të mos harrojmë se po flasim për një vend jomik që është i përfshirë drejtpërdrejt dhe indirekt në luftën kundër shtetit tonë”, ka thënë ai.

Peskov tha se Rusia po monitoron me kujdes informacionin mbi zgjedhjet në SHBA dhe nuk ka gjasa të japë një vlerësim zyrtar derisa të shohë “fjalë dhe veprime konkrete”.

“Ende duhet pritur, duke pasur parasysh se presidenti aktual i SHBA-së do të qëndrojë në detyrë për gati një muaj e gjysmë tjetër”, tha Peskov në një konferencë për shtyp të mërkurën.

Peskov theksoi se Trump dha “deklarata të rëndësishme”, përfshirë atë që Kremlini e quajti “dëshirën e tij për t’i dhënë fund politikave të vazhdueshme të zgjatjes së luftërave të vjetra dhe luftërave të reja”.

Advertisement

“Ndërsa ai përgatitet për të hyrë, ose kur ka hyrë tashmë në Zyrën Ovale, ne e kuptojmë se ndonjëherë deklaratat marrin një ton tjetër. Prandaj, ne po analizojmë me kujdes gjithçka, po vëzhgojmë dhe do të nxjerrim përfundime bazuar në fjalë dhe veprime specifike”, tha Peskov.

“Ne kemi thënë në mënyrë të përsëritur se SHBA-ja është në gjendje të ndihmojë për t’i dhënë fund konfliktit. Sigurisht, kjo nuk mund të arrihet brenda natës”.

Kur u pyet nëse Trump mund të ofendohej nga mungesa e urimeve të Putinit, zëdhënësi i Kremlinit shtoi: “Është praktikisht e pamundur që marrëdhëniet të përkeqësohen më tej. Marrëdhëniet janë aktualisht në pikën më të ulët historike”. /Insajderi.org/

Advertisement

Lajme nga bota

Ndalohet pirja e duhanit në hapësira publike në Romë!

Published

on

Milano ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në drejtim të uljes së pirjes së duhanit në mjedise publike, duke vendosur një ndalim të plotë të pirjes së duhanit në të gjitha hapësirat publike dhe ato për përdorim publik, duke përfshirë rrugët dhe tarracat, që do të hyjë në fuqi më 1 janar 2025. Ky ndalim është një hap i rëndësishëm në përpjekjet për të përmirësuar cilësinë e ajrit dhe shëndetin publik. Për ata që nuk e respektojnë, parashikohen gjoba që shkojnë nga 40 deri në 240 euro.

Ky ndalim u pasua nga një masë e ngjashme në Torino, e cila gjithashtu ka vendosur kufizime për pirjen e duhanit në ambiente të hapura. Përkundër këtyre masave, disa prodhues dhe tregtarë të duhanit mund të ndjekin rrugën ligjore për të kundërshtuar këto vendime, duke argumentuar se bashkitë nuk kanë autoritetin për t’i vendosur këto ndalime.

Continue Reading

Lajme nga bota

Xhamia Al Azhar në Kajro tërheq vëmendjen me arkitekturën e saj

Published

on

Xhamia Al-Azhar në Kajro të Egjiptit shquhet si një ndër xhamitë më të rëndësishme në botë, raporton Anadolu.

Xhamia Al-Azhar, e përfunduar në vitin 972, tërheq vëmendjen me arkitekturën e saj, ndërsa duke mirëpritur mijëra vizitorë çdo vit, xhamia vazhdon të jetë një qendër shkencore dhe kulturore për botën islame.

Ndërtimi i xhamisë filloi më 4 prill 970, ndërsa përfundoi në vitin 972 dhe lutjet e para të xhumasë u mbajtën aty më 22 qershor 972 gjatë Ramazanit.

Xhamia Al Azhar sot përmban shenja ndërtimesh që i janë bërë nga Fatimidët, Memlukët, Ejubitët dhe Osmanët.

Al Azhar është një kompleks, që përveç xhamisë përfshin edhe një ndër universitetet më të vjetra në botë.Foto: Mehmet Aslan / AA

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga bota

Fshati lundrues në Tajlandë Ko Panyi tërheq vëmendjen e vizitorëve me bukuritë natyrore dhe pasurinë kulturore

Published

on

Fshati Ko Panyi, i vendosur në Gjirin Phang në jug të Tajlandës, shquhet si një fshat peshkimi i ndërtuar tërësisht mbi ujë nga peshkatarët muslimanë të ardhur nga Malajzia në shekullin e 18-të, raporton Anadolu.

Banorët vendas jetojnë një jetë në kontakt me ujin në fshatin lundrues që ndodhet në Detin Andaman, ku sot e kësaj dite vazhdon tradita e peshkimit e trashëguar nga paraardhësit e tyre.

Fshati Ko Panyi tërheq vëmendjen e vizitorëve me bukuritë natyrore dhe pasurinë kulturore.

Pavarësisht rritjes së turizmit, jeta në Ko Panyi ende është e bazuar kryesisht në industrinë e peshkimit.Foto: Nurettin Boydak / AA

Continue Reading

Më të lexuarat