Lajme nga vendi
Është përgatitur propozim-ligj i ri për tekstet shkollore
Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi se është përgatitur propozim-ligj i ri për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm, dhe se është vendosur në sistemin qeveritar ENER (Regjistri kombëtar elektronik i rregulloreve). Me miratimin e tij do të zëvendësohet ligji aktual i vitit 2008
“Të gjithë qytetarët e interesuar mund të kontribuojnë në miratimin e versionit më të mirë që do të përcillet në procedurën parlamentare. Në propozim-ligjin janë integruar sugjerimet e shtëpive botuese në Maqedoni me përfaqësuesit e të cilave menaxhmenti i MASH-it dhe Shërbimit Pedagogjik kanë pasur një takim pune konstruktiv”, kumtoi MASH.
Nga aty theksojnë se ligji i ri duhet të sigurojë përpunimin e teksteve me përmbajtje më cilësore, të zvogëlojë probabilitetin e gabimeve si më parë dhe të thjeshtojë procedurën e prokurimit, në mënyrë që tekstet të dërgohen në shkolla në kohë
Lajme nga vendi
Komuna e Tetovës: Myftinia e Tetovës me në krye Qani Nesimin, nuk ka të drejtë të mbledh para nga shitësit
Nga komuna e Tetovës janë deklaruar pas aksionit të sotëm kundër mbledhjes së parave nga shitësit e produkteve bujqësore nga ana e Myftinisë së Tetovës
Nga komuna thonë se vetëm institucionet e autorizuara ligjërisht do të kenë kompetencë mbi taksat dhe tarifat, ndërsa inkurajojnë qytetarët që të paraqesin rastet ku nga ata kërkohen para. Sigurojnë që shitësit do të vazhdojnë aktivitetin.
“Myftinia e Tetovës, me në krye Qani Nesimin, nuk ka kompetenca për të mbledhur para nga këto shitës. Çdo pagesë apo veprim ligjor duhet të kryhet nga një subjekt i autorizuar, i fiskalizuar dhe i njohur ligjërisht. Ky standard synon të mbrojë qytetarët dhe të sigurojë drejtësi në tregun tonë”, thonë mes tjerash nga komuna e Tetovës.
Dje Myftiu Qani Nesimi i bëri thirrje Komunës së Tetovës që për çdo çështje që ka të bëjë me pronën e Myftinisë, e sidomos me rastin e ‘Pazarit të Grave’, të drejtohen në Myftininë, nga se siç thonë, janë organi janë organ zyrtar dhe përgjegjës për këtë.
Lajme nga vendi
Deputetët e Frontit Evropian shpalosin pankartat gjatë fjalimit të Mickoskit
Në seancën për pyetje të deputetëve, deputetët e Frontit Europian penguan me afishe fjalimin e kryeministrit Hristijan Mickoki, në shenjë proteste ndaj punës së qeverisë. Në afishe shkruhej:
“PO EUROPËS, JO RUSISË”, “Pa përkatësi etnike nuk ka Marrëveshje të Ohrit”, “Larg duart nga gjuha shqipe”.
Lajme nga vendi
Lëvizja Demokratike themelon “Insistutin Demokratik” dhe Komisionin për strukturim partiak
Lëvizja Demokratike në mbledhjen e fundit të Këshillit themelues në mënyrë unanime vendosi themelimin e Komisionit për organizimin dhe strukturimin e degëve dhe forumeve partiake në nivel Republikan.
Njëkohësisht ju dha dritë jeshile themelimit të Qendrës Kërkimore analitike partiake të LD-së, gjegjësisht “Insistutit demokratik” me të cilin pritet të udhëheq Aziz Maksuti.
Ndërkohë u diskutua edhe për situatën aktuale politike.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve