Connect with us

Lajme nga vendi

Rreth 42 për qind e të rinjve duan të largohen nga Maqedonia e Veriut

Published

on

Nga të gjitha vendet e Evropës Juglindore, shumica e të rinjve nga Maqedonia e Veriut, 42.67 për qind e tyre, shprehën dëshirën për t’u larguar nga vendi për shkak të standardit dhe kushteve të dobëta sociale, jetësore dhe ekonomike, tregojnë të dhënat nga hulumtimi i “Fondacionit Friedrich Ebert”.

Sipas rezultateve të “Studimit për të rinjtë nga Evropa Juglindore 2024”, vendin e radhës në atë listë e zë Bosnja dhe Hercegovina, ku do të emigronin 31.18 për qind e të rinjve dhe në Shqipëri kjo përqindje është 36.9.

Ndërsa për vendet e tjera të rajonit, në Kroaci 21.62 për qind e të rinjve shprehën nevojën për t’u larguar nga vendi.

E njëjta situatë është edhe në Kosovë, ku 27.83 për qind e të rinjve janë të pakënaqur me standardin e jetesës.

Në Serbi dhe Slloveni, 25 për qind e të rinjve shprehën dëshirën për t’u larguar nga vendi, ndërsa në Greqi ky numër është 31.26 për qind.

Advertisement

Në Bullgari dhe Rumani, sondazhi tregoi gatishmërinë më të vogël të të rinjve për t’u larguar nga vendet e tyre.

Sondazhi u krye në një kampion prej 8.943 të rinjsh nga Evropa Juglindore, nga mosha 14 deri në 29 vjeç dhe tregoi se 23 për qind e tyre e shohin pagën më të mirë si një nga arsyet kryesore për t’u larguar nga vendi.

Lajme nga vendi

Taravari takon drejtoren rajonale të UNFPA, Florence Bauer

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në kuadër të takimit të 74 Rajonal të OBSH-së, zhvilloi takim bilateral me drejtoren rajonale të UNFPA për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, Florence Bauer.

Në takim u diskutua për sukseset e deritashme në bashkëpunim, përfshirë uljen e vdekshmërisë së nënave dhe të porsalindurve, futjen e klinikave gjinekologjike mobile dhe forcimin e skrinimit për kancerit e qafës së mitrës.

Në përfundim, ky takim thekson përkushtimin e përbashkët për të përmirësuar shërbimet shëndetësore dhe për të siguruar një mbulim më të mirë për të gjithë qytetarët, duke afruar vendin më pranë standardeve evropiane të shëndetit.

Ministria mbetet e përkushtuar për të vazhduar përpjekjet e përbashkëta për përparimin e mbulimit universal shëndetësor dhe promovimin e shëndetit seksual dhe riprodhues me partneritete të gjera në rrugën drejt BE-së.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LIGA E DYTË: NESËR ZHVILLOHEN NDESHJET E JAVËS SË 11-të

Published

on

 E shtuna  është e  rezervuar  për   ndeshjet e  javës së  11-të  të në Ligën e  dytë. Të gjitha takimet luhen në të njëjtën  kohë pra me fillim në ora 13:00

 Kampionati  në Ligën e dytë të futbollit vendor  vazhdon të shtunën  me ndeshjet e xhiros së 11-të të sezonit vjeshtor ku në  program janë  disa ndeshje  mjaftë  tërheqëse.  Bashkimi në  Kumanovë  është vendase ekipit të Osogovës së Koçanit  ku pret të arkëton tre pikët e radhës për të vazhduar rrugëtimin e  sukseseve  për kreun e tabelës. Në stadiumin e qytetit në Gostivar skuadra e Arsimit të Çegranit  është nikoqire e ekipit Detonit Pllaçkovica ku është favorite ndaj çdo rezultat tjetër pos fitores  do të ishte zhgënjim.

Derbi i kësaj jave zhvillohet në  Gjorçe Pertove aty ku skuadra  vendase përballet me liderin në renditjen e tabelës Bregallnicën e Shtipit, ndërsa në të gjitha sfidat  tjera  ekipet  vendase konsiderohen favorite edhe pse nuk përjashtohet që të ketë ndonjë befasi.

 Të gjitha  ndeshjet  zhvillohen të shtunën me fillim në ora 13:00, takohenË

Arsimi – Detonit Plačkovica

Advertisement

Bashkimi – Osogovo

Boreci – Vardari Neg

Makedonija Gj.P – Bregalnica

Novaci – Kamenica Sasa

Ohrii – Skopje

Advertisement

Pobeda – Vardarski

/ TV KOHA/

Continue Reading

Lajme nga vendi

Në Tetovë nesër organizohet koncerti gala “Tre tenorët”

Published

on

Nesër në mbrëmje në Pallatin e Kulturës në Tetovë do të mbahet koncerti Gala
“Tre tenorët”, i cili njëkohësisht është koncerti përmbyllës I festivalit të 12 me
rradhë Skena e muzikës serioze shqiptare.Në këtë koncert do të performojnë
tenorët Kastriot Tusha, Arif Vladi dhe Josif Gjipali.Organizatori I këtij aktiviteti
kulturor Fatos Lumani, është shprehur se qëllimi final i këtij organizimi kulturor
është që skena e muzikës serioze shqiptare të transformohet në drejtori e veçantë
që do të financohet nga shteti.
Fatos Lumani deklaroi se ky festival do të sjellë muzikë të përzgjedhur nga repertori shqiptar dhe botëror shoqëruar nga orkestra simfonike.Dy tentorët pjesëmarrës në këtë Gala, Arif Vlladi dhe Kastriot Tusha u shprehën të kënaqur që do të performojnë para publikut tetovarë. Ata nënvizuan se gjithmonë janë mirëpritur nga publiku tetovar.
Ndërkohë, Arif Kastriot dhe drejtori I sapozgjedhur i qendrës për kulturë në Tetovë Fatlind Hajdini është shprehur I kënaqur që do të jetë nikoqir i këtij evenimenti mjaft të
rëndësishëm kulturor në Tetovë.
Skena e muzikës serioze shqiptare mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe
Turizmit e Maqedonisë së Veriut, Qendra për Kulturë – Tetovë dhe Komuna e
Tetovës. Hyrja do të jetë falas për të gjithë, ndërsa fillon në orën 19 e 30. TV KOHA
Continue Reading

Më të lexuarat