Connect with us

Lajme nga vendi

Murtezani në takim me ambasadorin bullgar: Qeveria do të vazhdojë të punojë me përkushtim në rrugën drejt BE-së

Published

on

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot mbajti takim me ambasadorin e sapoemëruar të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljasko Radukov.

Siç informojnë nga kabineti i Murtezanit, ai në takim shprehu optimizëm për zgjedhje të suksesshme parlamentare në Bullgari, duke i shikuar ato si hap i rëndësishëm për avancimin e marrëdhënieve bilaterale përmes thellimit të besimit të ndërsjellë.

“Ai gjithashtu theksoi përkushtimin e fuqishëm të Qeverisë ndaj agjendës evropiane dhe përpjekjeve të saja aktive për të arritur zgjidhje dinjitoze në kontekst të përmbushjes së kushteve të nevojshme për përshpejtimin e procesit drejt anëtarësimit të plotë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”.

“Murtezani dhe Radukov theksuan rëndësinë e konsolidimit të besimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, posaçërisht në kontekst të procesit të integrimit evropian, tek i cili duhet shikuar si prioritet i përbashkët strategjik. Bisedën e potencoi angazhimi i dialogut konstruktiv dhe transparent me qëllim të promovimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe zgjidhjen e sfidave të përbashkëta në frymën e bashkëpunimit dhe partneritetit”, thuhet në njoftim.

Lajme nga vendi

Kasami; Nuk ka asnjë pengesë ligjore që komunat të financojnë Akademinë Shqiptare për Art dhe Shkencë

Published

on

Duke komentuar deklaratën e Ministrit të Vetëqeverijes Lokale Zllatko Perinski se komunat nuk kanë të drejtë të financojnë Akademinë Shqiptare, kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka thënë se nuk ka asnjë pengesë ligjore që komunat të financojnë Akademinë Shqiptare për Art dhe Shkencë.

I pyetur se kur do të shpërndahen mjetet për këtë institucion, Kasami tha se ky financim do të parashihet në buxhetin e komunave për vitin 2025.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, tha se nuk ka mundësi ligjore që komunat të financojnë punën e Akademisë Shqiptare të Shkencave dhe Arteve, pas paralajmërimeve se këtë do ta bëjnë katër komunat, ajo e Tetovës, Gostivarit, Zhelinës dhe Çairit. Perinski konsideron se do të ishte më e përshtatshme që komunat të punojnë në ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve, sesa të ndajnë mjete për diçka që nuk do të ketë funksion në të ardhmen./TV KOHA/

Continue Reading

Lajme nga vendi

Këshilli Gjyqësor vendosi për ankesën e SHGM-së: qortim publik për gjykatësen Spiroska Paneva

Published

on

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sot mbajti një konferencë për media, ku u prezantua publikisht vendimi i Këshillit Gjyqësor, i cili përfaqëson një hap të rëndësishëm për lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve në Maqedoninë e Veriut.

Më 10 tetor të këtij viti, Këshilli Gjyqësor mori një masë disiplinore – qortim publik për gjykatësen Jovanka Spiroska Paneva, me të cilën u konfirmua se ajo në mënyrë të paligjshme i kishte ndaluar publikut të ndiqte ballafaqimin gjyqësor ndërmjet biznesmenit Koço Angjushev dhe koleges së tij Cvetkovska për rastin “Feroinvest kundër medias IRL”, një proces në të cilin gazetarët u penguan të informonin qytetarët për këtë proces të rëndësishëm gjyqësor.

Në vendimin e Këshillit Gjyqësor është theksuar qartë se, “përjashtimi i publikut gjatë seancave gjyqësore përbën një shkelje të rëndë të transparencës dhe të drejtës për informim, gjë që është me rëndësi thelbësore për lirinë e medias.”

Dragan Sekullovski, drejtori i SHGM-së, theksoi se me veprimin e gjykatëses për largimin e gazetarëve nga salla e gjykatës, liria e medias sulmohet drejtpërdrejt, arsye për të cilën vendimi i Këshillit Gjyqësor është një shembull pozitiv për mbrojtjen e lirisë së shprehjes.

“Ky veprim i gjykatëses Spiroska Paneva konsiderohet si një gabim i rëndë profesional dhe një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias, në kundërshtim me Ligjin për Procedurën Civile. Prandaj ky vendim përbën një pikë kthese për komunitetin e medias. Kjo dërgon një mesazh të qartë se liria e informimit duhet të mbrohet. Njëkohësisht, ky është një hap drejt garantimit të transparencës në proceset gjyqësore dhe se ligjet duhet të respektohen nga të gjithë gjykatësit” – tha Sekullovski.

Më 19 tetor 2023, SHGM-ja dorëzoi ankesë në Këshillin Gjyqësor, duke kërkuar përgjegjësi nga gjykatësja Spiroska Paneva për përjashtimin e publikut nga seanca e sipërpërmendur, si dhe ngritjen e një procedure disiplinore. SHGM-ja mori pjesë aktive në të gjitha katër seancat para Komisionit të përbërë nga tre gjykatës, duke paraqitur prova relevante që konfirmonin veprimet e parregullta të gjykatëses.

Advertisement

Vendimi i Këshillit Gjyqësor tregon se siguria dhe liria e gazetarëve janë me rëndësi thelbësore për proceset demokratike, dhe transparenca e autoriteteve gjyqësore është e nevojshme.

SHGM-ja bëri përpjekje të mëdha në këtë rast dhe vendimi përfundimtar është një konfirmim për rëndësinë e interesit publik dhe të drejtës për informim nga seancat gjyqësore, që duhet të jetë një mesazh për të gjithë gjyqtarët.

Për rikujtim, rasti ka të bëjë me storjen “Komplot kundër ajrit”, e publikuar më 24 tetor 2023 nga Laboratori i Gazetarisë Hulumtuese (IRL). Reagimet për këtë rast çuan në protesta nga gazetarët dhe punonjësit e medias, të cilët shprehën publikisht revoltën e tyre kundër padrejtësive.

Gjithashtu, vendimi kundër IRL-së, me të cilin gjykata mori rolin për të përcaktuar kush ka të drejtë të jetë gazetar e kush jo, shkaktoi reagime të ashpra nga Federata Evropiane e Gazetarëve.

Prandaj, ne besojmë se vendimi i Këshillit Gjyqësor për masën disiplinore do të shërbejë si një nxitje për autoritetet gjyqësore në të ardhmen që të njohin dhe mbrojnë rëndësinë e lirisë së shprehjes dhe interesit publik.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

BDI nuk përjashton protestat, Taravari: BDI-së i preferoj të reformohet, tash temperaturat e ulta i pengojnë të bëjnë protesta

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari nga koalicioni VLEN në një paraqitje për media foli edhe për paralajmërimet e BDI-së për protesta. Taravari tha se BDI duhet të reformohet, ndërsa sa i përket paralajmërimit për protesta, shtoi se tash temperatuart e ulta i pengojnë të bëjnë protesta.

“Ne jemi vazhdimisht në teren, BDI-së përsëri i preferoj që të reformohet, mandej të adaptohet, tash më duket se temperaturat e ulta i pengojnë që të bëjnë protesta. Le të takohen me qytetarët, është dashur moti të takohen me qytetarët pak e kanë si vonë”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Continue Reading

Më të lexuarat