Connect with us

Lajme nga vendi

Policia e Tetovës me kontrolle kundër transportuesve publik pa licencë

Published

on

Me datë 17.10.2024, në periudhën prej orës 05.00 – 08.00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë, kanë marrë masa dhe aktivitete lidhur me funksionimin e transportit publik pa licencë.

“Në orën 07:00 në rrugën rajonale Tetovë – Kodra e Diellit, afër fshatit Rasadisht është ndaluar automjeti i pasagjerëve “Volkswagen” me targa të Tetovës, i drejtuar nga N.O (42) nga Shipkovica, dhe automjeti i pasagjerëve “Citroen” me targa të Tetovës, i drejtuar nga D.Sh (33) nga fshati Shipkovicë, për shkak të organizimit të transportit publik për nxënës pa licencë. Pas dokumentimit të rasteve do të pasojnë parashtresat përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.

Lajme nga vendi

Filloi edicioni i 28 i festivalit të poezisë Ditët e Naimit

Published

on

Mbrëmë në Tetovë në mënyrë solemne është hapur edicioni I 28 I festivalit ndërkombëtar të Poezisë Ditët e Naimit. Hapja solemne është bërë me ndezjen e flakadanëve dhe vendosjen e kurorave me lule pranë bustit të Naim Frashërit para pallatit të kulturës në Tetovës nga organizatori, përfaqësues të komunitetit bektashian dhe laureatja e çmimit poetja rumune Magda Çarneci. Pas kësaj, në qendrën për kulturë në Tetovë ka filluar edhe zyrtarisht festivali me mbrëmjen poetike ku ishin të pranishëm mbi 20 poet nga mbarë bota. Drejtori i Festivali Ndërkombëtar të Poezisë Ditët e Naimit Shaip Emërllahu tha se për më shumë se dy dekada në Tetovë kanë qëndruar me qindra poet të cilët I kanë dhënë këtij qyteti dimensionin kulturor.Deklarata Këtë festival do ta karakterizoj një program letrar, artistik dhe kulturor ku do të mbahen disa lexime poetike, do të bëhet një përurim libri, do të ndahen çmime të ndryshme letrare, si dhe do të bëhen vizita në monumentet kulturore, historike dhe fetare në qytetin e Tetovës. Me këtë rast poetët do t’i vizitojnë monumentet kulturore dhe historike të qytetit të Tetovës dhe në Teqenë Arabati Baba.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Bogovina nikoqire e Javës së veçantë studimore

Published

on

“Java e Veçantë Studimore” 2024, që organizohet nga Fakulteti Pedagogjik i Universitetit të Tetovës dhe nga Shoqata “Arsimi” nga Zvicra këtë vit mbahet në territorin e komunës së Bogovinës. Me këtë rast tema e kësaj jave studimore është diversiteti në fshatrat e komunës së Bogovinës.Hapja solemne është bërë në oborrin e shkollës fillore Abdyl Frashëri të fshatit Bogovinë. Kryetari i kësaj komune Besnik Emshiu theksoi se është privilegj që komuna që drejton ai do të jenë nikoqire e këtij aktiviteti.

Java e veçantë studimore organizohet nga Universiteti i Tetovës në bashkëpunim me shoqatën Arsimi nga Zvicra dhe përvoja nga vitet e kaluara ka bërë që ky aktivitet me karakter studimor të vazhdojë edhe këtë vit. Mahir Mustafa Shoqata “Arsimi” nga ZvicraJava e veçantë studimore këtë vit i kushtohet eksplorimit të dy temave edhe atë Diversiteti Natyror dhe Diversiteti Kulturor.Gjatë ditës së sotme nxënësit e shkollës fillore Abdyl Frashëri të fshatit Bogovinë kishin ekspozuar ushqime tradicionale dhe punime të ndryshme të cilët ishin realizuar nga ato.Gjatë aktiviteteve tjera në ditët në vazhdim do të vizitohen edhe vendbanime tjera të kësaj komune, atraksionet turistike e kështu me rradhë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

ASH përshëndeti angazhimin e Brukselit për rikthim në agjendë të Korridorit 8

Published

on

Aleanca për Shqiptarët përshëndet angazhimin e Brukselit zyrtar dhe faktorit ndërkombëtar në përgjithësi, për rikthimin në agjendë të Korridorit 8 si një projekt të rëndësishëm për vendin dhe rajonin.

“Falë presionit të brendshëm dhe të miqve europian u demaskua edhe mashtrimi i Qeverisë se gjoja nuk ka trase, se rruga përfundon në tunel që nuk shpie askund, se nuk bën projektimi dhe arsyetime të tjera boshe. E vlerësojmë si të rëndësishëm qëndrimin e fortë të Brukselit që solli këndjelljen e Qeverisë së RMV për vazhdimin e projektit të Korridorit 8. Ashtu siç kemi thënë që në fillim, tentimet e kësaj Qeverie proruse për të larguar vendin nga perëndimi janë të destinuara për të dështuar. Bashkë me aleatët tanë nuk do të lejojmë të dështojnë përpjekjet ndër vite për integrimet euro-atlantike të vendit dhe mbarë rajonit. Me një angazhim të përbashkët të forcave progresive, bashkë me qytetarët do të realizojmë vizionin tonë dhe do të pengojmë edhe projektet e tjera të mbrapshta të kësaj Qeverie monoetnike dhe jolegjitime”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Ndryshe, mesazhet e Brukselit zyrtar janë që të rikthehet si prioritet Korridori 8, sidomos tani kur Qeveria i ridestinoi investimet drejt Korridorit 10, konkretisht lidhjes me Serbinë, Athinën dhe Hungarinë, ndërkohë që u ndërprenë punimet për hekurudhën Sofje-Shkup-Durrës dhe Itali.

Brukseli ka përgënjështruar Qeverinë e Mickoskit se projekti për Korridorin 8 nuk është projektuar si duhet nga ana e Bullgarisë dhe se investimi i lartë nuk do të sjell të mira ekonomike.

Continue Reading

Më të lexuarat