Connect with us

Lajme nga vendi

VLEN në koordinim me menaxherët në ekzekutiv: Ndershmëria, llogaridhënia dhe përkushtimi garantojnë suksesin!

Published

on

Koalicioni VLEN mblodhi të gjithë liderët, ministrat, zëvendësministrat, drejtorët dhe zëvendësdrejtorët që përbëjnë pushtetin ekzekutiv të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nëpërmjet një kumtese nga VLEN kanë bërë të ditur se qëllimi i koordinimit është ndërtimi i një sistemi që do të jetë i përgjegjshëm dhe i besueshëm.

“Ky takim shënon një moment të rëndësishëm për të ardhmen e të shërbyerit në interes të qytetarëve me ndershmëri, llogaridhënie dhe përkushtim. Në këtë takim, diskutuam për investimin prej 34.5 milionë eurosh për “Universitetin Nënë Tereza” në Shkup, që paraqet një hap të rëndësishëm për përmirësimin e sistemit arsimor dhe rritjen e mundësive për studentët tanë. Kјо është një dëshmi e përkushtimit tonë ndaj zhvillimit të arsimit dhe krijimit të kushteve më të mira për të rinjtë. Gjithashtu, ripotencuam se zotimet tona ndaj qytetarëve janë: qeverisje efektive, transparencë dhe luftë e ashpër kundër korrupsionit. Këto parime do të jenë baza e çdo veprimi tonë në Qeveri dhe do të jenë udhërrëfyesit tanë kryesorë. Veçanërisht angazhohemi për rrugën evropiane të shtetit dhe do të punojmë për anëtarësimin sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian”, thuhet në kumtesë.

Nga Koalicioni qeverisës premtojnë se mbeten të përkushtuar për realizimin e vizionit për integrim të vendit në Bashkimin Evropian, për zbatimin e reformave dhe për krijimin e institucioneve të forta në mbrojtje të interesave të qytetarëve.

“Vizioni për integrimin në Bashkimin Evropian është kyç për të ardhmen dhe zhvillimin tonë, dhe ne jemi të përkushtuar për zbatimin e reformave që do të avancojnë pozicionin tonë në rajon dhe më gjerë. Pas sjelljes agresive dhe shkatërruese ndaj institucioneve nga ana e BDI-së dhe satelitëve të tyre, theksojmë rëndësinë e krijimit të institucioneve të forta dhe të pavarura që do të shërbejnë si garant për mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe për përmirësimin e jetës së tyre të përditshme. Qëllimi ynë është të ndërtojmë një sistem që do të jetë i përgjegjshëm dhe i besueshëm. Ne do të vazhdojmë të punojmë për një Qeveri që është e përkushtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm të vendit dhe që respekton parimet e demokracisë dhe llogaridhënies. VLEN është këtu për të sjellë ndryshimin e shumëpritur dhe për t’u dhënë qytetarëve atë që meritojnë: një qeveri që punon për ta dhe me ta. I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të na bashkohen në misionin tonë për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë dhe më të ndritshme për vendin tonë”, thuhet më tej në kumtesë

Lajme nga vendi

Arrihet marrëveshje për shportën konsumatore të vjeshtës, do të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme qeveritare

Published

on

Në mbledhjen e ardhshme qeveritare duhet të gjendet propozimi për shportën konsumatorë të vjeshtës, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski.

Në deklaratën për mediat Mickoski tha se është arritur marrëveshje dhe se propozimi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës dje ishte dorëzuar në Qeveri.

“Kishte dje propozim nga ana e ministrit të Ekonomisë, i cili është rezultat i takimit të cilin e kishin kompetentët me prodhuesit dhe me tregtarët. Thamë se punët do t’i zgjidhim përmes dialogut, ishte arritur marrëveshje dhe i njëjti do të jetë tashmë në mbledhjen e ardhshme të qeverisë. Dje nuk ishte për shkaqe të përcaktuara teknike, por duam që t’i kalojë edhe ato filtra siç janë Kolegiumi i përgjithshëm dhe Komisioni për Sistem Ekonomik. Pres që në mbledhjen e ardhshme qeveritare të martën të jetë në rend dite”, tha Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas vizitës së sotme në komunën Aerodrom.

Për Ligjin për praktika të padrejta tregtare që duhet të hyjë në fuqi nga data 28 e këtij muaji, tha se nëse nuk marrin qëndrim përfundimtar nga sektori i biznesit, do të shkohet sipas dinamikës së paraparë.

Deri të martën duhet të dihet se cilat produkte ushqimore do të përfshihen me shportën konsumatore të vjeshtës dhe nëse do të shkohet me masën për ngrirjen e çmimeve ose për kufizimin e marzhave. Për këtë gjatë periudhës së kaluar punoi një grup pune me përfaqësues të ministrive të Ekonomisë, Financave dhe Bujqësisë.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Më shumë se 18 milionë euro do të investohen në rindërtimin e konvikteve

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski, në pyetjen e gazetarit lidhur me rindërtimin e konviktit shtetëror studentor “Steve Naumov”, tha se më shumë se 18 milionë euro do të investohen në rindërtimin e konvikteve studentore, jo vetëm në Shkup, por edhe në qytete të tjera, ku kemi universitete.

“Për dy konviktet në Shkup, ‘Kuzman Josifovski-Pitu’ dhe ‘Steve Naumov’ do të investohen 18 milionë euro. Rikonstruksioni i konvikteve të tjera studentore në vend do të vijojë si një nga prioritetet kryesore të Qeverisë. Ky është një nga ato premtime që kemi bërë për studentët dhe rininë“, deklaroi kryeministri.

Ai shtoi se të dy konviktet do të rikonstruktohen dhe aty ka filluar rikonstruksioni. Presim që të përfundojë në periudhën e ardhshme. Në fund Mickoski shtoi se instalimet elektrike aktualisht janë duke u kryer, por e njëjta do të projektohet edhe në qendrat e tjera universitare në vend.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Qeveria e Maqedonisë së Veriut emëroi disa drejtorë e zëvendës të rinj

Published

on

Në seancën e sotme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, u miratuan disa ndryshime kadrovike në disa institucione shtetërore, në kuadër të ndryshimeve që vijnë nga Qeveria e re e udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski, transmeton Portalb.mk.

Abaz Selmani u emëruar Koordinator nacional për interkulturalizëm, zhvillim të kulturës dhe bashkëpunimit ndërsektorial.

Në këtë seancë, Qeveria emëroi Daniela Jovçevska – Mihajllovskën për ushtruese detyre në pozitën e drejtorit të Qendrës Shtetërore për Provime, ndërsa në pozitën e zëvendësit u emërua Ali Abdulla.

Qeveria sot gjithashtu u.d. drejtor te Shërbimet Pedagogjike e emëroi Robert Axhipetrovin.

Ndryshe, Qeveria e përbërë nga koalicioni VMRO-VLEN-ZNAM ka vazhduar me emërimet e reja në institucionet që udhëhiqen nga pushteti qendror.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat