Lajme nga vendi
Shpëtohen tre të rinj në Gërçec të Shkupit, mbetën të bllokuar pasi hidrocentralet rritën nivelin e lumit Treska

Tre djem 16-vjeçarë mbrëmë vonë janë shpëtuar pasi janë ngujuar në një ishull të vogël në lumin Treska. Nga Qendra për menaxhim me kriza informojnë se denoncimi është marrë në ora 19:12 dhe se djemt kanë mbetur të ngujuar në ishullin e vogël, për shkak të ujit të ardhur, të shkaktuar nga lëshimi i ujit nga hidrocentralet, që është proces i rregullt për prodhimin e vazhdueshëm të energjisë elektrike, me çka në mbrëmje ka rritje të përnjëhershme të nivelit të ujit në shtratin e lumit.
Nga QMK menjëherë janë kontaktuar ekipet kujdestare në stacionin policor Saraj, prej të cilave u kërkua të shkojnë në vendin ku gjenden djemtë dhe nëse kanë mundësi në pajtim me procedurat, të intervenojnë në mënyrë adekuate. Paralelisht, është vendosur kontakt edhe me Kryqin e Kuq, të cilët kanë informuar se ekipet e tyre janë vullnetare dhe nuk kanë mundësi të intervenojnë në mënyrë adekuate në këtë rast.
Nga ana e QMK-së është kërkuar nga dispeçerët në hidrocentrale ta ulin derdhjen e ujit, me çka do të mundësojnë tërheqjen dhe shpëtimin e djemve.
Ndërkohë, nga ana e ekipit të forcave speciale është bërë një tentim që me varkë të shpëtohen djemt, por pa sukses për shkak të ujit të shpejtë dhe të fuqishëm në shtratin e lumit Treska.
Rreth orës 23 nga ana e shërbimeve kujdestare në stacionin policor Saraj është marrë njoftim se pas zvogëlimit të nivelit të ujit, me ndihmën ne ekipeve speciale të MPB-së dhe banorëve të fshatit Gërçec, djemt në mënyrë të sigurt janë dërguar me varkë në anën tjetër të ishullit, që graviton drejt fshatit Gërçec.
Pas shpëtimit të djemve, QMK-ja i ka informuar hidroelektranat “Kozjak” dhe “Matka” që të vazhtojnë me prodhimin e energjisë elektrike.
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve