Connect with us

Lajme nga vendi

Kasami nga Dibra: Do të investojmë në zhvillimin e vendit, do të mbështesim rininë dhe kthimin e mërgatës

Published

on

Lideri i Lëvizjes BESA, në tubimin e Koalicionit Vlen në Dibër, ka deklaruar se mbështetja për Arben Taravarin si president, do të thotë se nuk do të ketë mblështetje për oligarkët dhe kazinotë.“Doktori nuk do të bëjë asnjë kompromis me oligarkët, me kazinomanët, me ata që duan brenda natës të kalojnë ligjet për të dëmtuar shqwiptarët, për të dëmtuar qytetarët e këtij vendi”, ka thënë Kasami.
AI ka shtuar se programi zgjedhor i Koalicionit VLEN është përpiluar që të mbështeten qytetarët, sidomos për rininë dhe kthimin e mërgatës.
“Si koalicion ne do të angazhohemi që të kemi lehtësime fiskale për mërgimtarët sepse është pika më e dhimbshme e jona largimi. Andaj në platformën tonë vend të rëndësishëm zen edhe kthimi i mërgimtarëve që janë të suksesshëm që me përvojën e tyre të kontribuojnë në zhvillimin e vebndit. E më së shumti që ka nevojë për rikthimin e mërgatës është Dibra. Sigurisht ju këtu keni shembuj pozitiv të kësaj natyre siç është z. Kolari i cili është kthyer dhe kontribuon në vendlindjen e tij”, tha kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në fjalimin e tij në Dibër.
Kasami ka shtuar se VLEN, do të përkrahin edhe bizneset të cilat do të investojnë në shërbime që do u japin më të mëshuarve, të cilët kanë më shumë venojë në kohën kur fëmijët e tyre janë larguar rrugëve të botës. Siç theksoi Kasami, koalicioni VLERN rol të rëndësishëm do ti japë edhe rinisë duke subvencionuar për hapjen e bizneseve të gjithë më të rinjtë nën moshën 30 vjeçare.

Advertisement

Lajme nga vendi

Policia jep detaje për vdekjen e 18-vjeçarit nga Tetova, është gjetur pa shenja jete në banjon e shtëpisë

Published

on

Më datë 13.05.2024 rreth orës 18.00 në SPB-Tetovë, nga Qendra Urgjente e Spitalit Klinik të Tetovës, është raportuas në spital është sjellur personi E.Sh. (18) nga Tetova. Sipas raportit, nëna dhe motra e tij e gjetën atë pa shenja jete në banjo në shtëpinë e tyre familjare. Vdekjen pa gjurmë të dhunës e ka konfirmuar mjeku, kurse inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer Prokurori publik dhe një ekip nga SPB-Tetovë. Me urdhër të Prokurorit publik, trupi i pa jetë i të ndjerit iu dorëzua familjes.

Continue Reading

Lajme nga vendi

ASH zgjodhi nënkryetarët dhe sekretarët partiakë

Published

on

Aleanca për Shqiptarët (ASH) e prirë nga Arben Taravari në mbledhjen e mbajtur të kryesisë partiake ka zgjedhur nënkryetarët dhe sekretarët partiakë, mëson INA.

Nënkryetarë janë zgjedhur: Bujare Abazi, Gëzim Kadriu dhe Bekim Pocesta

Sekretar i Përgjithshëm: Blerant Ramadani

Sekretar Organizativ: Gadaf Uzairi

Të sapozgjedhurit do kryejnë këto detyra si ushtrues detyre deri në kongresin e ardhshëm partiak.(INA)

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

“Monstra” në Strasburg, avokatët dorëzojnë tre ankesa

Published

on

Avokatët e të dënuarve në rastin “Monstra”, për Alsat konfirmojnë se këtë javë kanë dorëzuar gjithsej tre ankesa Gjykatën e Strasburgut, për aktgjykimet në gjykatat e vendit për rastin “Monstra”. Për shkak se korrespodenca me Gjykatën e Strasburgut, zhvillohet në mënyrë të fshehtë, avokatët nuk japin detaje. Ankesat e avokatëve përfunduan në Strasburg pasi të dënuarit nuk janë të kënaqur me vendimin e Gjykatës Supreme të shtatorit të vitit 2023, me të cilin, u vërtetuan aktgjykimet e shkallës së parë dhe të dytë. Sipas vendimit, Alil Demiri, Afrim Ismailloviq dhe Agim Ismailloviq u shpallën fajtorë për veprën dhe u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërkaq Fejzi Aziri dhe Haki Aziri u dënuan me burg 15 dhe 9 vjet burg. Sami Luta u lirua nga akuza, në mungesë të fakteve. /Alsat.mk

Continue Reading

Më të lexuarat