Lajme nga vendi
Ulet prodhimi i frutave, lulediellit, domateve dhe trangujve në RMV
Në vitin 2023 janë regjistruar 514.375 hektarë tokë arë. Rënie është vërejtur te pemëtaria për 2,5% dhe vreshtat për 4,6%, ndërsa rritje e prodhimit është shënuar te orizi për 5,4% dhe te speci për 4,1%, njofton Enti Shtetëror i Statistikave.
Një ulje e ndjeshme e prodhimit të frutave është vërejtur te molla me 51,2%, dardha me 41,2%, kumbulla me 46,1% dhe pjeshkët me 50%. Ndër kulturat e tjera, rënie më e madhe është vërejtur te luledielli me 39,5%, domatet me 23, kastravecat me 34,3 dhe misri foragjere me 31,7%.
Lajme nga vendi
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të thata.
Nga data 15.11.2024 fillon detyrimi ligjor për posedimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars 2025. Mund të lexoni më shumë informacion në këtë lidhje.
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të thata.
Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë qendrave të qyteteve është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
AMSM rekomandon shpejtësi të rregulluar të lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
REGJIMI I KOMUNIKACIONIT SEZONAL: Rruga Ohër – Resnjë, përmes Parkut Kombëtar Galiçicë, është e mbyllur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve nga data 15.11.2024.
Lajme nga vendi
VLEN uron popullin e shtetin shqiptarë, bashkë festofshim gjithmonë!
Koalicioni VLEN uron shqiptarët anekënd botës ku jetojnë 28 Nëntorin – Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Urojmë, presidentin Bajram Begaj, kryeministrin, Edi Rama, dhe të gjithë zyrtarët e qytetarët e shtetit shqiptarët 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo përpos që është ditë historike shënon edhe finalizimin e përpjekjeve të vazhdueshme dhe ëndrrën tonë shekullore për një shtet etnik në këto troje.
Kjo datë e rëndësishëm për të gjithë shqiptarët na kujton thirrjen senzibilizuese për të qëndruar e festuar bashkë. 28 Nëntori është simbol i qëndresës, rezistencës dhe vendosmërisë së popullit shqiptarë ndër shekuj, por gjithashtu është edhe një amanet për të vazhduar këtë rrugëtim të shenjtë. Duke shënuar këtë ditë historike asnjëherë nuk do t’i harrojmë gjurmët e historisë tonë.
Kjo datë në kujton sakrificën e gjeneratave brez pas brezi për ta realizuar idenë e rilindësve tanë. Shqiptarët asnjëherë nuk kanë fituar asgjë rastësisht e as nuk kanë marrë dhuratë, por gjithçka ka qenë si rezultat i mundit, punës dhe sakrificës të pashoqë nga ideolog e kontribues si Sami Frashëri, Pashko Vasa, Ismail Qemali e Hasan Tahsini, rilindasë që vazhdojnë të na frymëzojë edhe sot e kësaj dite që të vazhdojmë me punë dhe përpjekje për t’u angazhuar për popullin shqiptarë kudo që jetojnë. Vështirësitë që kaluan gjeneratat tona gjithashtu janë frymëzim për të vazhduar rrugëtimin tonë të pastër kombëtar.
Ky kalim ndër vite është mësimi më i mirë për gjeneratat e sotshme, që shteti i pavarur kërkon bashkëpunim për integrim, punë të pandalshme për sigurimin e një jete sa më cilësore për të gjithë popujt, megjithatë, kërkon përgjegjësi në menaxhim dhe udhëheqje dinjitoze. Koalicioni VLEN gjatë kësaj periudhe sa është në Qeveri është angazhuar fuqishëm në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Koalicioni VLEN uron shqiptarët dhe bënë thirrje për bashkëpunim e mirëkuptim pasi vetëm kështu do ecim përpara!
Lajme nga vendi
Refet Abazi fiton çmimin shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”
Edhe një vlerësim i lartë shtetëror për aktorin dhe profesorin universitar, Refet Abazi, transmeton TV21.
Ai ka fituar çmimin shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”, për kontributin e dhënë në artin dramatik, si aktor por edhe profesor në Fakultetin e Artit Dramatik në Shkup.
Informacionin e kanë bërë të ditur nga Fakulteti i Artit Dramatik dhe Teatri Shqiptar i Shkupit.
Kujtojmë që gjatë këtij viti profesori Abazi është dekoruar edhe me“Urdhrin për Merita Shtetërore” nga ish presidenti Stevo Pendarovski./TV21
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve