Lajme nga vendi
Banorët e malësisë së Sharrit nuk mund të marrin drutë në tokën e tyre

Një pjesë e madhe e banorëve të fshatrave të malësisë së Sharrit, po heqin të zitë e ullirit për të siguruar drutë e dimrit. Me themelimin e Parkut Kombëtar u ndalua prerja e druve në vendin që llogaritet si tokë shtetërore, por është ndërprerë në disa fshatra edhe nëpër prona private. Banorët duhet të bëjnë kërkesë në parkun Kombëtar dhe të sigurojnë një numër të madh dokumentesh, për të cilat ankohen se kostoja është tepër e lartë.
“Në pronë të shteti as që diskutohet, as që e mendojmë, por ata në pronat tona nuk na lejojnë. Si do ia bëjmë? Si çdo vit me shumë probleme. Rrallë kush i ka pronësinë e rregulluar. Duhet të ketë lehtësime, që të mos kërkohen aq shumë dokumente”, tha një banor.
“Mali jot, toka jote, po s’ka s’lejojnë. Një herë për një herë në malësi gjithë jemi duke heq ditë të zeza. Po të zunë në të zezë një mijë euro dënimi, por çka të bëj unë, skam as rrogë as pension. Kërkojnë shumë dokumente që kushtojnë shumë para. Kërkojnë skicën pastaj të bësh elaboratin, mbesin atje dhjetë metra dru”, theksoi një tjetër banor.
“Nuk e dimë, presim të ketë ndryshime se s’ka logjik kjo. Në arë tënde s’mund të presësh dru, kërkojnë një krah dokumente”, shtoi një banor tjetër.
Nga Parku Kombëtar “Mali Sharr”, paralajmërojnë se së shpejti do të lehtësohen procedurat.
“Për të zgjidhur këtë problem për prerje të druve furnizimi me masë drurore nga prona shtetërore, ky ishte problemi sepse për pronat private u zgjidh tashmë. Për pronat shtetërore, kemi hapur proces për rregullimin e prerjes së masës drurore, ka kaluar faza e parë dhe tash jemi në përgatitje të planeve për të zgjidh problemin në gjitha fshatrat për furnizim me masë drurore nga pronat shtetërore”, tha Ibrahim Dehari. Drejtor i Parkut kombëtar “Mali Sharr”.
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve