Connect with us

Lajme nga vendi

ASHMAA: Është miratuar udhëzimi për transmetuesit për Zgjedhjet Presidenciale dhe Parlamentare 2024

Published

on

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAA), për të qartësuar mënyrën e zbatimit të rregullave të Kodit Zgjedhor, ka miratuar udhëzim për transmetuesit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2024.

Siç kumtuan sot nga ASHMAA, me udhëzimin janë mbuluar rregullat për kufijtë e reklamës politike me pagesë (RPP), përcaktimin e reklamuesit, shpërndarjen e kohës në lajme në Shërbimin Publik, prezantimin politik falas në kanalin parlamentar, sigurimi i aksesueshmërisë së përmbajtjes për procesin zgjedhor për personat me aftësi të kufizuara, rregullat e raportimit në ditët e heshtjes zgjedhore, veçanërisht për periudhën e përputhjes së dy proceseve zgjedhore.

“Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale, në raundin e parë të votimit, transmetuesit mund të transmetojnë gjithsej nëntë minuta e tridhjetë sekonda kohë shtesë reklamuese në një program transmetimi me orë reale, ekskluzivisht për RPP. Në udhëzimin është përcaktuar saktësisht ndarja e këtyre minutave në mesin e shtatë parashtruesve të listave/kandidatëve për president. Në raundin e dytë të votimit, koha totale e RPP-së do të varet nga koha e RPP-së së përdorur nga parashtruesit e listave/kandidatët për president të cilët do të vazhdojnë fushatën zgjedhore në raundin e dytë, theksohet në kumtesën.

Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare, sqarohet në kumtesën, transmetuesit kanë të drejtë në nëntë minuta e tridhjetë sekonda shtesë për reklamim në kohë reale, ekskluzivisht për RPP. Pas konfirmimit të listave të dorëzuara të kandidatëve për deputetë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Agjencia përkatësisht do të plotësojë udhëzimet për transmetuesit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2024.

“Gjatë heshtjes zgjedhore për Zgjedhjet Presidenciale, më 23 dhe 24 Prill (deri në orën 19:00) 2024, vazhdon fushata zgjedhore për Zgjedhjet Parlamentare, por ndërpritet mbulimi mediatik në lajmet dhe emisionet speciale-informative të pjesëmarrësve në fushatat zgjedhore për dy proceset zgjedhore”; shtohet në kumtesën nga ASHMAA.

Advertisement

Shërbimi publik dhe stacionet televizive të nivelit shtetëror që do të publikojnë reklama politike me pagesë, duhet të transmetojnë përmbajtje në lidhje me procesin zgjedhor në një format të aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuara.

Udhëzimet për transmetuesit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2024 janë në dispozicion në ueb faqen www.avmu.mk.

Lajme nga vendi

Valon Asanin e dënon edhe fshati i tij. Pëson debakël në Poroj

Published

on

Për të dytën herë Valon Asani kandidat për deputet nga radhët e BDI ka humbur bindshëm nga koalicioni VLEN në vendlindjen e tij në fshatin Poroj.

Fitorja e VLENIT në Porojin legjendar ka qenë e thellë edhe atë 980 vota për VLEN dhe 616 për Frontin Europian.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Shehu: Anëtarë të Komisioneve Zgjedhore, shkelin Kodin Zgjedhor

Published

on

Konferencë e jashtëzakonshme e KSHZ-së. Nënkryetarja e këtij institucioni, Ditmire Shehu deklaroi se disa anëtarë të Komisioneve Zgjedhore nuk iu përmbahen rregullave të parapara me ligj, duke shkel kështu Kodin Zgjedhor.

“Disa anëtarë të Këshillave zgjedhor nuk iu përmbahen udhëzimit për votim për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të ditës së sotme, apo 8 majit. Të nderuar anëtarë të Këshillave Zgjedhorë, ju lutemi që tu përmbaheni në përpikshmëri detyrave dhe obligimeve që dalin nga Kodi Zgjedhor dhe nga aktet nënligjore të KSHZ-së…Votuesi mund të paraqitet në vendvotim vetëm njëherë për të ushtruar të drejtën e tij të votës.

Në disa komuna kishim, shkelje, kemi dërguar vërejtje tek të njëjtat dhe shpresojmë se i njëjti gabim nuk do të përsëritet. Ka disa komuna ku është regjistruar shkelja e Kodit Zgjedhor”, tha Shehu.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Avokati i Popullit ka pranuar 30 telefonata për shkelje të së drejtës së votës

Published

on

Zyra e Avokatit të Popullit njoftoi se kanë pranuar 30 telefonata dhe një person i ka kontaktuar personalisht. Shumica e ankesave janë për atë pse u pyetën nëse dëshironin të votonin për zgjedhjet presidenciale apo parlamentare.
Disa persona thirrën dhe u ankuan nga shtëpitë e të moshuarve se nuk mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Ankesa ka edhe nga punonjës të sektorit privat të cilët nuk janë liruar sot nga detyra.

Avokati i Popullit njoftoi se nga ora 07:00 deri në 19:00 qytetarët do të mund të paraqesin çdo shkelje të së drejtës së votës në linjën telefonike falas 0800-543-21 ose personalisht në zyrat në Shkup, Strumicë, Kërçovë, Tetovë. Manastir, Shtip dhe në Kumanovë.

Continue Reading

Më të lexuarat