Connect with us

Lajme nga vendi

Bytyqi: Në disa sektorë do të aplikohet shtatë orë punë në ditë

Published

on

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi tha se në programin e LSDM-së për zgjedhjet parlamentare do të ketë ofertë për shtatë orë punë në ditë në sektorë të caktuar.

“Analizat janë drejt fundit dhe duhet të përfundojnë. Ne do të vendosim një javë pune prej shtatë orësh në ditë. Ose në vend të një jave pune 40-orëshe do të jetë 35 orë në sektorë të caktuar”, tha Bytyqi.

Njëkohësisht, zv. kryeministri thotë se punëtorëve nuk do të lejohet tu ulen pagat. Kështu, sipas Bytyqit, do të hapen vende pune shtesë dhe do të rritet produktiviteti i punëtorëve.

“Kjo bëhet për një sërë arsyesh, për shkak të cilësisë së jetës dhe kohës së lirë për familjen. Edhe në vitin 2020 as që e besonin se e diela do të ishte ditë jo pune dhe tani askush nuk flet për këtë, sepse është pranuar si normale”, shtoi Bytyqi.

Bytyqi tha se kjo kohë pune do të aplikohet fillimisht për tre sektorë, pa përmendur se cilët, por shtoi se kjo kohë pune në këto aktivitete tashmë është futur në disa vende të BE-së.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Prej nesër mot kryesisht i vranët me reshje të shiut dhe borës

Published

on

Nën ndikimin e masës ajrore të lagësht dhe të ftohtë prej nesër deri të hënën paradite moti do të jetë kryesisht i vranët, me paraqitje të mjegullës dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, të cilat në disa vende dhe veçanërisht në perëndim dhe jug do të jenë më të rrëmbyeshme dhe më të dendura (mbi 50 l/m2), informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Nga aty shtojnë se në male reshjet do të jenë të borës, ndërsa të shtunën në vendet më të larta dhe në disa vende më të ulëta do të jenë të shiut dhe borës. Në male do të formohet shtresë e borës, ndërsa veçanërisht të shtunën në pjesët perëndimore shtresa e borës do të krijohet edhe në disa pjesë të vendeve më të ulëta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Gashi: Kuvendi është i gatshëm për ndryshimet kushtetuese, sapo të arrihet marrëveshja politike

Published

on

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, tha se amendamentet për futjen e bullgarëve në Kushtetutë në Kuvendin e Maqedonisë do të kalojnë shumë lehtë, por, për të filluar procedura nevojitet që të arrihet një marrëveshje politike.

I pyetur nëse publiku duhet të presë ndryshime kushtetuese deri në Vitin e Ri, Gashi tha se gjithçka është gati.

“Publiku i di pikëpamjet e shumicës politike në vend. Sa i përket Parlamentit, sapo të ketë një marrëveshje politike, jemi gati të fillojmë procedurën. Mendoj se kemi dy të tretat, mendojmë se procesi në Kuvend do të shkojë shumë lehtë dhe do ta zbatojmë, por varet nga momenti politik”, tha Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

Dimitrieska-Koçoska: Me përkrahjen e OECD-së, Maqedonia do të bëhet pjesë e vendeve që implementojnë standarde për shkëmbimin automatik të të dhënave

Published

on

Maqedonia në periudhën e ardhshme do të vazhdojë të punojë seriozisht për nënshkrimin e Marrëveshjes multilaterale të organeve kompetente për shkëmbimin automatik të informacioneve, e cila do t’i bashkohet vendeve anëtare të Fondit global të OECD-së në luftën kundër evazionit tatimor në suaza globale, theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, e cila është pjesëmarrëse në Forumin global të transparencës dhe shkëmbimit të informacioneve për qëllime tatimore, që mbahet në Paraguaj.

Ajo e bëri të ditur faktin se në zbatimin e procesit të implementimit të standardeve të shkëmbimit automatik, kemi përkrahje nga OECD-ja, e cila ofron mundësi të mëdha për vendet që janë të gatshme të ndajnë informacione për ta luftuar evazionin tatimor. Ajo potencon gjithashtu se më e rëndësishme është zbatimi i ligjeve që miratohen.

“Vendi tashmë po merr përkrahje teknike nga OECD-ja dhe besoj se në periudhën e ardhshme do të ndërtojmë administratë tatimore që do të krijojë të dhëna adekuate, cilësore dhe korrekte, duke pasur parasysh faktin se aktualisht janë tetë sisteme të veçanta nga të cilat merren informacione”, theksoi ministrja, e cila potencoi se do të përshpejtohet digjitalizimi i proceseve, që është prioritet i Qeverisë dhe kjo mbështetet edhe nga formimi i ministrisë së re, respektivisht Ministrisë së Transformimit Digjital.

Ministrja theksoi se një nga çështjet në implementimin e këtij procesi është mbyllur dhe i referohet sektorit bankar, i cili është stabil dhe i fuqishëm dhe se me mbylljen e çështjes së dytë, sa i përket administratës tatimore, mund të pritet që në vitin 2027 të jemi tashmë në listën e vendeve që implementojnë standardet për shkëmbimin automatik të të dhënave.

Standardet e Shkëmbimit Automatik të Informacioneve (AEOI) janë mjet kryesor për juridiksionet, përkatësisht për shtetet, në luftën kundër evazionit tatimor dhe në mbrojtjen e integritetit të sistemeve të tyre tatimore. Forumi global ka rol të rëndësishëm në zhvillimin e kapaciteteve për përkrahjen dhe mundësimin e implementimit të shpejtë dhe efektiv të standardeve nga të gjitha vendet anëtare të Forumit global, të cilat janë mbi 170.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat