Connect with us

Lajme nga vendi

Taravari: Rinia është ajka e popullsisë, emigrimi i të rinjve është alarm shtetëror

Published

on

Kandidati për president nga koalicioni VLEN, Arben Taravari në tribunën “Migrimi i të rinjve”, foli mbi emigrimin e të rinjve nga Maqedonia e Veriut, që, siç thotë Taravari, është shndërruar në një murtajë të vërtetë.

“Murtaja e emigrimit ka pasoja shumëdimensionale, në ekonomi, në shoqëri dhe në familje. Emigrimi ka pasoja afatgjata për perspektivën ekonomike dhe zhvillimin e vendit pasi që shumica e të emigruarve, në bazë të të dhënave, janë të rinj, janë pjesa më vitale dhe më e kualifikuar e shoqërisë. Ata janë ajka e popullsisë që po na tkurret dita ditës. Emigrimi prek po ashtu strukturën tonë shoqërore, ku shqiptarët janë prekur në mënyrë disproporcionale nga kjo problematikë. Emigrimi hyn drejtpërdrejtë në familjet tona pasi që thuajse nuk ka ngelur familje shqiptare në vend, të cilës nuk i është ndarë një pjesë e saj duke zgjedhur rrugën e emigrimit”, u shpreh Taravari.

Sipas tij, shteti nuk duhet të lejojë të anashkalojë talentin dhe potencialin e të rinjve, ndërsa komoditeti i pushtetit edhe përkundër faktit e statistikave, është alarm në vetvete se Maqedonisë i duhet ndryshimi.

“Ndryshim i vërtetë në mentalitetin qeverisës. Një Qeveri e re që angazhohet ditë e natë për të siguruar mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët e saj, e veçanërisht e rinisë që është e ardhmja e vendit. Unë nuk them që do ta ndalim në plotni këtë gamë të migrimit masiv të të rinjve, mirëpo unë si president i ardhshëm dhe VLEN si qeverisje e ardhshme, do të  bëjmë përpjekje maksimale dhe angazhim të vazhdueshëm që përmes politikave progresive që kanë në qendër qytetarin, e veçmas të rinjtë, të krijojmë kushte të përshtatshme që ata ta ndiejnë veten si pjesë përbërëse por dhe aktive të kësaj shoqërie”, tha Taravari.

Taravari shtoi se frenimi i emigrimit të të rinjve mund të ndodhë nëse kemi rritje të investimeve në arsim dhe përkrahjen e ndërmarrësisë, investime në zhvillimin rajonal, transparencë dhe llogaridhënie, angazhim të mërgatës si dhe mbështetje për të kthyerit.

Advertisement

“Le të punojmë krah për krah për të krijuar një shoqëri ku asnjë talent nuk humbet kot dhe çdo individ mund të kontribuojë në prosperitetin dhe mirëqenien e vendit. Andaj, sot jam para jush, jo për të bërë fushatë dhe për të bërë premtime, por për të dëgjuar. Dua që të dëgjoj brengat tuaja, pritshmëritë tuaja, idetë dhe pse jo ëndrrat tuaja, për rolin që duhet të luajë shteti në ofrimin e një perspektive më të mirë në vendlindje”, tha në fund Taravari.

Lajme nga vendi

Valon Asanin e dënon edhe fshati i tij. Pëson debakël në Poroj

Published

on

Për të dytën herë Valon Asani kandidat për deputet nga radhët e BDI ka humbur bindshëm nga koalicioni VLEN në vendlindjen e tij në fshatin Poroj.

Fitorja e VLENIT në Porojin legjendar ka qenë e thellë edhe atë 980 vota për VLEN dhe 616 për Frontin Europian.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Shehu: Anëtarë të Komisioneve Zgjedhore, shkelin Kodin Zgjedhor

Published

on

Konferencë e jashtëzakonshme e KSHZ-së. Nënkryetarja e këtij institucioni, Ditmire Shehu deklaroi se disa anëtarë të Komisioneve Zgjedhore nuk iu përmbahen rregullave të parapara me ligj, duke shkel kështu Kodin Zgjedhor.

“Disa anëtarë të Këshillave zgjedhor nuk iu përmbahen udhëzimit për votim për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të ditës së sotme, apo 8 majit. Të nderuar anëtarë të Këshillave Zgjedhorë, ju lutemi që tu përmbaheni në përpikshmëri detyrave dhe obligimeve që dalin nga Kodi Zgjedhor dhe nga aktet nënligjore të KSHZ-së…Votuesi mund të paraqitet në vendvotim vetëm njëherë për të ushtruar të drejtën e tij të votës.

Në disa komuna kishim, shkelje, kemi dërguar vërejtje tek të njëjtat dhe shpresojmë se i njëjti gabim nuk do të përsëritet. Ka disa komuna ku është regjistruar shkelja e Kodit Zgjedhor”, tha Shehu.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Avokati i Popullit ka pranuar 30 telefonata për shkelje të së drejtës së votës

Published

on

Zyra e Avokatit të Popullit njoftoi se kanë pranuar 30 telefonata dhe një person i ka kontaktuar personalisht. Shumica e ankesave janë për atë pse u pyetën nëse dëshironin të votonin për zgjedhjet presidenciale apo parlamentare.
Disa persona thirrën dhe u ankuan nga shtëpitë e të moshuarve se nuk mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Ankesa ka edhe nga punonjës të sektorit privat të cilët nuk janë liruar sot nga detyra.

Avokati i Popullit njoftoi se nga ora 07:00 deri në 19:00 qytetarët do të mund të paraqesin çdo shkelje të së drejtës së votës në linjën telefonike falas 0800-543-21 ose personalisht në zyrat në Shkup, Strumicë, Kërçovë, Tetovë. Manastir, Shtip dhe në Kumanovë.

Continue Reading

Më të lexuarat