Connect with us

Lajme nga vendi

Kandidatët për president dorëzuan kandidaturat në KSHZ

Published

on

Të shtatë kandidatët për president kanë dorëzuar në KSHZ kandidaturat e tyre me nënshkrimet e duhura kurse KSHZ-ja në afat prej 24 orësh duhet të verifikojë vërtetësinë e tyre. Një ditë më parë kandidaturën me nënshkrimet e dorëzoi kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gorgana Siljanovska, ajo e Të Majtës Biljana Vankovska dhe kandidati i BDI-së Bujar Osmani.

Kurse dy ditë më herët, kandidaturën me firmat e ka dorëzuar Stevo Pendarovski, kreu i Karposhit Stevçe Jakimovski, kreu i Kumanovës Maksim Dimitrievski dhe kreu i ASH-së Arben Taravari.

Përplasjet mes partive u përqendruan në mosdorëzimin e nënshkrimeve të qytetarëve nga kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska. Sipas LSDM-së, ajo ka dorëzuar vetëm nënshkrimet e deputetëve që e mbështesin dhe jo edhe nënshkrimet nga qytetarët.

“Siç duket, VMRO-DPMNE-ja, si i falsifikon anketat, dëshiron t’i manipulojë edhe nënshkrimet por kur e ka kuptuar se do të verifikohet ligjshmëria e secilit nënshkrim, nuk i kanë dorëzuar. Kjo është ndoshta hera e parë që VMRO-DPMNE-ja nuk ka mbledhur nënshkrimet për kandidatin e saj por kjo nuk është shumë e rëndësishme. Thelbësore është që as VMRO-DPMNE dhe as Gordana Siljanovska nuk e kanë mbështetjen e qytetarëve”, tha Bogdanka Kuzeska, LSDM.

Po këtë gjë deklaruan edhe nga shtabi zgjedhor i Stevo Pendarovskit. Nga atje thonë se Siljanovska nuk është kandidate mbipartiake.

Advertisement

“Dorëzimi i nënshkrimeve të deputetëve tregoi dy gjëra – Siljanovska Davkova nuk është kandidate mbipartiake, por vetëm kandidate e VMRO-DPMNE-së dhe se Davkova dhe VMRO-DPMNE kanë gënjyer dhjetëra mijëra qytetarë që kanë pritur me orë të tëra për të nënshkruar, dhe nënshkrimet e tyre në vend që për kandidaturën, kanë shkuar në plehra”, thonë nga Shtabi zgjedhor i Stevo Pendarovskit.

VMRO-DPMNE-ja thotë se mbledhja e nënshkrimeve është çështje teknike kurse Siljanovska gëzon mbështetjen më të madhe nga qytetarët se çdo kandidat tjetër.

“Paraqitja e kandidaturës është proces teknik, profesoresha Siljanovska Davkova historikisht pati daljen më të madhe të qytetarëve gjatë mbledhjes së nënshkrimeve për kandidaturën e saj dhe kjo është dhimbja më e madhe për Pendarovskin dhe LSD-në. Mbështetja e qytetarëve është e qartë dhe e padyshimtë dhe LSD dhe Pendarovski do të sigurohen për këtë më 24 prill dhe 8 maj. Ne rekomandojmë që Pendarovski, së paku në ditët e fundit të mandatit, të braktisë karakteristikën e tij më të fortë – thashethemet dhe thënien e gënjeshtrave në opinion”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Fushata për zgjedhjet presidenciale fillon më 4 prill kurse zgjedhjet janë më 24 prill. Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale është më 8 maj, bashkë me zgjedhjet parlamentare.

Votim për zgjedhje parlamentare nuk do të ketë në diasporë meqë nuk është arritur census prej të paktën 5355 të paraqiturve me të drejtë vote. Kurse votim për zgjedhjet presidenciale do të ketë edhe në diasporë. Rreth 3000 persona janë paraqitur kurse pas verifikimit të të drejtës së tyre, rreth 2600 persona do të mund të votojnë. Më shumë të paraqitur ka në Gjermani, Slloveni, SHBA, Zvicër, Kanadë, Austri, Itali dhe Australi. /Alsat.mk

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Plani Gjeneral Urbanistik për Tetovën miratohet në vitin 2026

Published

on

Plani Gjeneral Urbanistik për komunën e Tetovës pritet që të sillet në vitin 2026.Kështu ka deklaruar kryetari I komunës së Tetovës Bilall Kasami, gjatë një brifingu me gazetarë. Sipas Kasamit, përzgjedhja e disa modaliteteve e ka stërzgjatur këtë proces. Kreu I komunës së Tetovës sqaroi se fillimisht ka pasur dakordësi me ish pushtetin qendror që 50 përqind e planit të financohet nga Agjencioni Shtetëror për Planifikim dhe 50 përqind e financimit të jetë nga Ministria e Transportit, por ky proces ka dështuar sepse Ministria e Transportit është tërhequr.Deklara Ndryshe, komuna e Tetovës vazhdon të funksionojë pa Plan Gjeneral Urbanistik prej vitit 2003, ndërsa ka pasur një ndryshim në vitin 2013, por që atëherë e këndej nuk është arritur që të përpunohet dhe pastaj të miratohet ky plan. Nga komuna e Tetovës, respektivisht nga Sektori i Urbanizmit në komunën e Tetovës kanë bërë të ditur se pritet që hapësira aktuale prej 1100 hektarëve të zgjerohet në 1300 hektarëve.Kjo do të mundësonte zgjerimin e hapësirës për ndërtim por në pjesë periferike të qytetit të Tetovës. TV KOHA

Continue Reading

Lajme nga vendi

Festat e fundvitit, kaos në komunikacion

Published

on

Festat e fundvitit si zakonisht kthejnë mërgimtarët në vendlindje.Mirëpo, edhe këtë fundvit, nuk mungon kaosi në komunikacionin rrugor në qytetin e Tetovës. Mijëra automjete që arkullojnë brenda në qytet, me mungesë të vendeve të parkimit, vozitës të nervozuar dhe kaos gjithandej, është pamja që e shoqëron qytetin e Tetovës në këtë fund vit. Vozitësit ankohen se mungojnë vendet e parkimit, nuk respektohen rregullat në komunikacion, ka edhe vozitës që parkohen vend e pa vend, në trotuare, në mes të rrugës, në kryqëzime dhe kjo e bën të vështirë trafikun rrugor në Tetovë.AnketaNë ndërkohë, nga policia e Tetovës thonë se prej datës 20dhjetor, në rajonin e gjerë të Pollogut, vërehet intensiteti në rritje i kthimit të mërgimtarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, ndërsa në javën e fundit të vitit dhe në fillim të janarit të vitit të ardhshëm, pritet që numri i tyre të rritet edhe më shumë, për këtë arsye rregullisht ndërmerren të gjitha masat dhe aktivitetet e intensifikuara për të mundësuar qarkullim normal dhe të qetë nëpër zonat qendrore të qyteteve Tetovë dhe Gostivar, e veçanërisht në drejtim të parandalimit dhe sanksionimit të parkimeve të gabuara dhe të paligjshme të automjeteve.Deklarata fatmirNdërkaq edhe nga komuna e Tetovës theksojnë se me përfundimin e vitit shkollor pritet që disa oborre të shkollave fillore dhe të mesme të lirohen për parkim për qytetarët.Kërkojnë që qytetarët më shumë të shfrytëzojnë transportin urban me qëllim që të shmanget kaosi në trafikun rrugorDeklarata Nga policia apelojnë që vozitësit të jenë të kujdesshëm dhe të ketë një kulturë më të lartë të sjelljes në komunikacion, sidomos dhënia e përparësisë qoftë këmbësorëve qoftë vozitësvje tjerë të shmanget kaosi dhe në këtë mënyrë të kontribuohet për një komunikacion të sigurtë për të gjithë pjesëmarrësit. TV KOHA

Continue Reading

Lajme nga vendi

Rasti “Lotaria Shtetërore”, arrestohet edhe një i dyshuar !

Published

on

Policia Financiare po zhvillon një operacion për kapjen e një tjetër personi të dyshuar për lidhje me rastin “Lotaria Shtetërore”.

Autoritetet kanë bërë të ditur se do të publikojnë detaje pasi hetimet për këtë person të dorëzohen në Prokurori.

Në seancën e Kuvendit, për pyetje të deputetëve, ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçovska, konfirmoi se personi i ndaluar është i akuzuar për keqpërdorim të buxhetit.

Ndërkohë, kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se ka marrë informacione të reja gjatë seancës.

Ai theksoi se lista e personave të arrestuar për keqpërdorimet në Lotari po zgjerohet dhe se individë të tjerë janë identifikuar dhe do të përballen me drejtësinë, përfshirë paraqitjen e tyre para prokurorit dhe gjyqtarit.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat