Lajme nga vendi
Mbikëqyrje inspektuese e ISHSSH-së në Gjinekologji
Në rrjedhë është mbikëqyrja inspektuese e Inspektoratit shtetëror sanitar shtetëror në Klinikën universitare për gjinekologji ku të dielën një lehonë tentoi t’ia marrë vetes jetën.
“Komisioni ka dalë në terren dhe në rrjedhë është mbikëqyrja për konstatimin e gjendjes faktike. Pas përgatitjes së raportit nga ana e ISHSSH-së, opinioni do të informohet me kohë”, ceket në kumtesën e Minsitrisë së Shëndetësisë.
Informatën e konfirmoi për MIA-n edhe drejtoresha e Gjinekologjisë, Viktoria Jovanovska.
“Pacientja është në KARMI,. foshnja është këtu, ashtu bëri lutje familja. ISHSSH është këtu për të parë, për të konstatuar nëse është bërë gjithçka siç duhet”, deklaroi Jovanovska për MIA-n.
Nga Klinika për gjinekologji dje informuan se lehonën 39-vjeçare të dielën në mbrëmje tentoi t’ia marrë vetes jetën duke u hedhur nga kati i parë i Klinikës. Drejtoresha e Klinikës së gjinekologjisë dje në deklaratë për mediumet informoi se pacientja menjëherë është transferuar në KARMI dhe se është në gjendje kritike.
Lajme nga vendi
(VIDEO) Në Tetovë mbahen Gara në Rabgy
Lajme nga vendi
(VIDEO) Vendi i parë Gara për Gjykim të simuluar për fakultetin juridik të UEJL-së
Lajme nga vendi
(VIDEO) Promovohet libri i Shaban Sinanit “Kolosët e Sportit”
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi1 year ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve