Lajme nga vendi
(VIDEO) Andrea Silvestri: Nëse amendamentet kushtetuese miratohen deri në nëntor, do të vijë automatikisht ftesa për të hyrë në BE, pa kushte shtesë
Qeveria e Xhorxh Melonit ofron mbështetje të parezervë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Kështu pohon në një intervistë për CIVIL Media ambasadori i Republikës së Italisë në RMV, Andrea Silvestri. Ai tregon se tani jemi në fazën e skriningut, i cili duhet të përfundojë rreth muajit nëntor.
“Por në atë moment, nëse Maqedonia e Veriut ka miratuar amendamentet kushtetuese, do të pasojë një thirrje automatike, d.m.th. pa asnjë kusht shtesë nga asnjë vend tjetër, në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare dhe hapjen e klasterit të parë negociator”, thotë Silvestri.
Me Silvestrin po flasim në prag të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Italinë. Ai e vlerëson të shkëlqyer bashkëpunimin dypalësh në planin ekonomik dhe kulturor dhe paralajmëron një sërë projektesh që duhet të realizohen në drejtim të forcimit të marrëdhënieve tradicionalisht të mira.
Silvestri thotë se BE-ja është e lumtur që Maqedonia e dënoi agresionin rus kundër Ukrainës dhe kështu qëndroi në anën e duhur të historisë./Intervista e plotë.
Lajme nga vendi
(VIDEO) Në Tetovë mbahen Gara në Rabgy
Lajme nga vendi
(VIDEO) Vendi i parë Gara për Gjykim të simuluar për fakultetin juridik të UEJL-së
Lajme nga vendi
(VIDEO) Promovohet libri i Shaban Sinanit “Kolosët e Sportit”
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi1 year ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve