Connect with us

Lajme nga vendi

Maqedoni, shpenzimet minimale në muajin prill ishin 49.384 denarë

Published

on

Shpenzimet minimale të një familjeje katër anëtarëshe në muajin prill ishin 49.384 denarë.

Më së shumti para ose 19.224 denarë nevojiteshin për ushqim dhe pije, si dhe shpenzime të përgjithshme 13.423 denarë.

Nga Lidhja Sindikatave të Maqedonisë, e cila bënë përllogaritjet e shportës konsumatore, thonë se një zyrtar me pagën e tij mbulon tri paga minimale sindikaliste, ndërsa një punëtor me dy paga minimale e gjysmë nuk mund ta mbulojë shportën e konsumit.

“Përkundër të gjitha masave të Qeverisë, shpenzimet e ushqimit dhe pijeve vetëm për një vit janë rritur për 2.766 denarë, ndërsa në vitin 2023 vlera e ushqimeve dhe pijeve në pjesën e shportës minimale të Sindikatë nuk është ulur asnjëherë, gjë që tregon se zyrtarët janë duke e shikuar vetëm interesin e tyre dhe duke e ditur këtë fakt i kanë rritur pagat për 2.000 denarë në ditë ose për 78 për qind në muaj”, thonë nga LSM.

Advertisement

Lajme nga vendi

Taravari: JA VLEN sepse meritokracia do të jetë njëra nga kriteret bazë pas fitores!

Published

on

Arben Taravari nga koalicioni VLEN më anë të një postim në facebook ka theksuar se se Qeveria e ardhshme do të bazohet në meritokraci.

 “JA VLEN sepse Meritokracia do të jetë njëra nga Kriteret bazë pas Fitores!”, ka shkruar Taravari.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Analiza e DW: Për kë do të votojnë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut?

Published

on

Kush kë do të përkrahë dhe ku do të shkojnë votat në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të kandidatëve që nuk hynë në raundin e dytë?

Tani për tani asnjë parti nuk është prononcuar nëse do t’i thërrasë votuesit e saj për të përkrahur Pendarovskin ose Siljanovskën. VMRO-DPMNE publikisht u ankua se deri më tani nuk kanë marrë përkrahje për Gordana Siljanovska Davkova prej asnjërit nga kandidatët e opozitës. “Deri më sot nuk kemi përkrahje për Gordana Siljanovska Davkovën nga kandidatët e opozitës. Kjo do të thotë se ose nuk kanë ndjenjë elementare për shtetin ose në mënyrë të pavetëdijshme punojnë për pushtetin”, thekson Aleksandar Nikolloski nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

Kandidati për president nga rradhët e LSDM-së Stevo Pendarovski ka thënë se ai nuk do t’i kërkojë votat e kandidatëve të tjerë. “Nuk mendoj që t’u drejtohem subjekteve të tjera politike, sidomos atyre që kishin kandidatë, të cilët nuk kaluan në raundin e dytë. Unë nuk e parapëlqej këtë matematikë dhe këtë mënyrë të shpërndarjes prej teje tek unë”, është shprehur Pendarovski.

Por pikërisht votat e partive shqiptare do të vendosin në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, kësaj herë më së shumti për plotësimin e censusit prej 40%. Tani për tani edhe nga VLEN edhe nga BDI thonë se organet partiake ende nuk kanë sjellë vendim se cilin kandidat presidencial do ta përkrahin në raundin e dytë.

Kanë filluar përllogaritjet se kush do të jetë në qeverinë e re

Advertisement

Sa i përket fushatës për zgjedhjet parlamentare, partitë politike tri ditë para përfundimit të fushatës janë fokusuar se kush do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme. Bilall Kasami nga koalicioni opozitar shqiptar VLEN vlerëson, se ky koalicion ka legjitimitetin e votuesve shqiptarë prandaj dhe duhet të jetë pjesë e qeverisë së ardhëshme.

“Besojmë fuqishëm që pas 8 majit, koalicioni VLEN si pjesë e qeverisë do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe në shërbim të bizneseve me qëllim të ndaljes së ekzodit të rinisë dhe qytetarëve drejt perëndimit”, ka thënë Bilall Kasami nga  VLEN.

BDI vlerëson se i plotëson të gjitha kushtet për të qenë në qeveri

Bujar Osmani nga Fronti Evropian është i mendimit se gjatë formimit të një qeverie duhet pasur parasysh se përveç shumicës prej 61 deputetësh nevojitet edhe shumica e Badinterit. Pa këtë shumicë të dyfishtë nuk mund të formohet qeveri stabile dhe nuk mund të ketë parlament funksional.

“Fronti Evropian përpos që garanton stabilitet dhe bashkëjetesë, ky koalicion do të sigurojë edhe dy kushtet elementare për formimin e qeverisë së ardhëshme, shumicën prej 61 deputetësh dhe shumicën e Badenterit”, ka deklaruar Bujar osmani nga BDI.

Advertisement

VMRO-DPMNE: Koalicionin qeveritar do ta formojmë me VLEN-in

VMRO DPMNE-ja e ka shpallur veten si fituese të këtyre zgjedhjeve, madje ka përcaktuar edhe partitë që do të jenë pjesë e qeverisë së re. Kreu i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski ka thënë se partia që ai drejton do të jetë fituese e dyfishtë e zgjedhjeve më 8 maj. Sipas tij, qeveria e re do të formohet nga VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni VLEN që përbëhet nga partitë opozitare shqiptare.

“Për VMRO-DPMNE-në qëndrimet janë shumë të qarta. Nuk dua të flas me emisarët që BDI i dërgon çdo ditë për koalicion me VMRO-DPMNE-në. BDI-ja për mua është kapitull i përfunduar dhe do të shkojë në opozitë”, ka deklaruar Mickoski.

Në Maqedoninë e Veriut deri në vitin 2017 ka pasur një rregull të pashkruar, që qeveritë formohen nga partitë fituese shqiptare dhe maqedonase, pavarësisht orientimeve të tyre programore.

Gir: Procesi i zgjedhjeve të përfundojë me porosi dhe ndjenjë pozitive

Advertisement

Ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir pret që raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe votimi për parlamentaret të kalojë qetë dhe në atmosferë demokratike. “Misioni i OSBE/ODIHR-it e publikoi raportin për raundin e parë të zgjedhjeve. Zgjedhjet kaluan kryesisht qetë dhe në atmosferë demokratike dhe me të vërtetë shpresojmë se raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe fushata për zgjedhjet parlamentare do të jetë pozitive, çka do të mundësojë që i gjithë procesi të përfundojë me porosi dhe ndjenjë pozitive”, ka deklaruar Dejvid Gir, ambasador i BE-së.

Të mërkurën me 8 maj, qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të votojnë në raundin e dytë për zgjedhjet presidenciale dhe njëherazi edhe për zgjedhjet parlamentare./ DW

Continue Reading

Lajme nga vendi

Tërmet i regjistruar në Shkup

Published

on

 Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin tonë, i mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Shkencë-Matematikor në Shkup, pas mesnatës së datës 04.05.2024 në ora 01:39, ka regjistruar një tërmet epiqendra e të cilit i përket zonës së epiqendrës së Shkupit, me magnitudë lokale të Rihterit ML 1.9.

Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë nga popullata e qytetit të Shkupit dhe rrethinës, me intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane.

Continue Reading

Më të lexuarat