Connect with us

Lajme nga vendi

RMV, gjashtë vjet nga përgjakja e Kuvendit më 27 prill

Published

on

Sot, bëhen gjashtë vjet nga terrori i 27-prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), kur një turmë huliganësh u futën në objektin e shtëpisë legjislative dhe rrahën deputetë e gazetarë, shkruan Portalb.mk.

Me rastin e kësaj dite, LSDM-ja në pushtet deklaroi se “27 Prilli” është data më e zezë në historinë e demokracisë së Maqedonisë.

“VMRO-DPMNE inkurajoi banditët e armatosur që të hyjnë në Parlament duke u përpjekur të vrasin deputetë, të lëndojnë gazetarë dhe punonjës të shërbimeve parlamentare, të shkatërrojnë rendin kushtetues dhe të shkaktojnë luftë civile. VMRO-DPMNE i quajti mbrojtës të kushtetutës ata banditë që ishin të shoqëruar nga vetë Hristijan Mickoski para Kuvendit të Maqedonisë, madje kërkoi amnistinë e tyre, që vetëm tregon se asgjë nuk ka ndryshuar në VMRO-DPMNE”, thonë nga LSDM.

Si erdhi deri te sulmi i përgjakshëm?

Më 9 janar të vitit 2017, presidenti Gjorge Ivanov, ia dha mandatin për formimin e qeverisë liderit të atëhershëm të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski që të formojë qeveri, pasi që në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016-të kishte fituar 51 mandate, gjegjësisht 2 më shumë se LSDM-ja. Në këtë rast, VMRO-DPMNE-ja do të duhej që të fillojë negociatat për formimin e Qeverisë me BDI-në e bllokut shqiptar e cila i kishte marrë 9-të mandate.

Advertisement
Gruevski - Ivanov
Gruevski – Ivanov

Pas më shumë se tre javë negociata, VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja nuk arritën marrëveshje për formim të Qeverisë. Në këtë rast, sipas Kushtetutës, duhej t’i jepet mundësi LSDM-së që ajo ta marrë mandatin dhe t’i fillojë bisedimet, megjithatë prej këtu nis “loja” e cila përfundoi tragjikisht.

Ahmeti - Zaev
Ahmeti – Zaev

Por, presidenti i atëhershëm Ivanov i vendosi disa kushte liderit të opozitës, Zoran Zaev që ai t’ia nënshkruajë mandatin, megjithatë edhe pas plotësimit të të njëjtave, Ivanov vazhdimisht gjente arsye për të mos e dhënë. Sipas tij, Zaevit nuk mundet t’i jepej mandati pasi që i njëjti e ka pranuar “Platformën e Tiranës” (Deklaratën e përbashkët e partive politike shqiptare) dhe me këtë do të vendoset dygjuhësi në Maqedoni. Presioni i brendshëm dhe i ndërkombëtarëve vazhdimisht rritej, ndërkaq presidenti Ivanov vazhdimisht përsëriste të njëjtat gjëra – nuk e jap mandatin.

Derisa opinioni i gjerë merrej me çështjen e mandatit, në Shkup dhe mbarë Maqedoninë nën organizimin dhe udhëheqjen eksponentëve të VMRO-DPMNE-së mbaheshin protesta me përmbajtje nacionaliste, albanofobe dhe anti-evropiane.

Protesta "Tvrdokorni"
Protesta “Tvrdokorni”

Në këtë periudhë është paraqitur dhe organizata e ashtuquajtur qytetare “Tvrdokorni” e cila më vonë u shndërrua në iniciativë “Për Maqedoni të përbashkët”, pjesëtarët e së cilës nëpër rrugët e Shkupit dhe Maqedonisë kërkonin “Maqedoni të pastër etnike”.

Në ndërkohë, edhe pse mandatin nuk e kishte në duar Zaevi, ai filloi bisedimet me partitë shqiptare, ndërkaq më 4 mars të vitit 2017, BDI e pranoi ofertën e LSDM-së për koalicion qeveritar.

27 prill, dita e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, u përgjak

Pas arritjes së marrëveshjes, partnerët e rinj, bashkë me partitë opozitare shqiptare, pavarësisht se ende presidenti Ivanov, ende nuk ia kishte dhënë mandatin Zoran Zaevit, vendosën që më 27 prill ta zgjedhin kryetar të Kuvendit, Talat Xhaferin nën një atmosferë të tensionuar brenda dhe jashtë Kuvendit.

Derisa kryetari i Kuvendit, pas zgjedhjes mbante fjalimin solemn në sallën për konferenca për shtyp, protestuesit, me ndihmën e policisë (e cila ishte nën udhëheqjen e Mitko Çavkovit nga VMRO-DPMNE-ja) dhe disa deputetë të VMRO-DPMNE-së, u futën dhunshëm në objektin e Kuvendit. Me turmën kanë udhëhequr persona me maska, por edhe të armatosur.

Advertisement
Foto nga 27 prilli
Foto nga 27 prilli

Disa nga deputetet e VMRO-DPMNE-së i kanë hapur portat dhe i kanë drejtuar protestuesit e dhunshëm që të shkojnë drejtë vendit ku gjendeshin Talat Xhaferi, Zoran Zaev, Ziadin Sela dhe pjesëtarë të tjerë të shumicës parlamentare.

Me këtë rast, policia fare nuk ka reaguar, duke i lejuar që dhunuesit lirshëm të futën në Kuvend dhe të demolojnë gjithçka që shohin përpara.

Protestuesit rrahën deputetë, gazetarë dhe punonjës të Kuvendit. Me lëndime më serioze nga ky sulm doli deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili është rrahur brutalisht nga dhunuesit.

sobranie-osvoeno
Dhuna në Kuvend, 27 prill

Pos tij, të sulmuar kanë qenë edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska, por edhe deputetë tjerë.

27 prill Kuvend
27 prill Kuvend

Skandaloze gjithashtu ishte fakti që në atë natë, brenda Kuvendit është fotografuar edhe një agjent i Shërbimit Sekret të Serbisë, Goran Zivlajeviq.

Radmilla Sheqerinska e sulmuar
Radmilla Sheqerinska e sulmuar

Gjatë kohës sa ka zgjatur dhuna në Kuvend, agjentë nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim, kanë tentuar që t’i fshijnë të gjitha video-incizimet nga kamerat e Kuvendit, me qëllim që të mos lihen gjurmë. Ndonëse agjentët kanë arritur që t’i fshijnë, megjithatë të njëjtat janë regjistruar edhe një një server tjetër, për këtë arsye ky plan ka dështuar.

Kuvend 27 prill

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, ka bërë thirrje për qetësi dhe i ftoi të gjithë liderët në kabinetin tij që t’i shohin të gjitha opsionet për gjetjen e zgjidhjes, pas ngjarjeve në Kuvend.

Gruevski – Xhaferi – Ivanov – Zaev – Ahmeti

Sulmin e dënuan, të gjitha partitë në vend, madje edhe vet VMRO-DPMNE-ja, e cila ishte nxitëse e protestave. Nikolla Gruevski i VMRO-DPMNE-së, për rrahjen e deputetëve të shumicës parlamentare dhe gazetarëve e bëri fajtor Zoran Zaevin e LSDM-së. Sulmin e përgjakshëm e dënuan të gjitha partitë shqiptare.

Për sulmet në Kuvend, reagime kanë arritur nga katër anët e botës dhe për të kanë shkruar mediat më prestigjioze.

Pas kësaj ngjarje, Ivanov, më 17 maj, përfundimisht ia dha mandatin kryeministrit Zaev, i cili më pas formoi Qeverinë me BDI-në dhe Aleancën për Shqiptarët.

Advertisement
Zaev dhe Ivanov
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe kryeministri, Zoran Zaev

Akuza, dënime me burg për dhunën dhe amnisti

Prokuroria filloi me mbledhjen e materialeve, ndërkaq më 27 mars 2018-të ngriti akuzë kundër 30 personave.

“28 persona akuzohen për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë, ndërkaq dy ngarkohen për ndihmë për të njëjtën vepër penale. Për sulmin në Kuvend”, tha në konferencë për shtyp kryeprokurori Lubomir Joveski.

Advertisement

Lajme nga vendi

Ministria e Kulturës dhe Turizmit shpalli konkursin për Qytetin e Kulturës për vitin 2025

Published

on

Ministria e Kulturës dhe Turizmit shpalli sot Konkursin për financimin e një projekti me interes kombëtar, eventin “Qyteti i Kulturës në 2025”.
Në konkurs mund të marrin pjesë komunat në Republikën e Maqedonisë, me përjashtim të qytetit të Shkupit dhe komunat e qytetit të Shkupit, qëllimi i të cilit është krijimi i kushteve për zhvillim të balancuar kulturor, disponueshmëria e vlerave kulturore për qytetarët, si. si dhe ringjalljen e kulturës në nivel lokal.
Regjistrimi bëhet me aplikim elektronik në Portalin Kombëtar për shërbime elektronike: https://uslugi.gov.mk, duke filluar nga 22 nëntor 2024. në orën 14:00, më 22 dhjetor 2024. në orën 14:00.
Përdoruesit do të mund të gjejnë udhëzime teknike dhe mbështetje gjatë regjistrimit dhe procesit të aplikimit në faqen e internetit uslugi.gov.mk (https://uslugi.gov.mk/frequently-asked-questions.nspx), si dhe përmes kontaktit qendra e këtij portali kombëtar për shërbimet elektronike.
Një nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit është promovimi dhe aksesi i kulturës maqedonase, ndërsa projekti “Qyteti i Kulturës” forcon zhvillimin kulturor dhe zhvillimin e turizmit në nivel lokal dhe bashkëpunimin me vetëqeverisjen lokale. kontribuon në nxitjen ekonomike dhe turistike të bashkive në të gjithë vendin.
“Qyteti i Kulturës” në vitin 2024 ishte Kriva Pallanka, e cila gjatë gjithë vitit prezantoi një program të pasur dhe koncept të qëndrueshëm programor, me zhanre dhe estetikë të ndryshme nga krijimtaria tradicionale dhe bashkëkohore, me pjesëmarrjen e artistëve përkatës vendas dhe të huaj.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Gashi për ditën e Alfabetit: E vlerësoj këtë festë dhe gjuhën shqipe si gurthemel të shoqërisë dhe diversitetit etnik

Published

on

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka uruar Ditën e Alfabetit. Ai ka thënë se në Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe kujtojmë dhe nderojmë këtë moment historik, që shënon përfundimin e Kongresit të Manastirit dhe mishëron identitetin e popullit shqiptar.

“Si Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ku shqiptarët janë popull shtetformues, e vlerësoj këtë festë dhe gjuhën shqipe si gurthemel të shoqërisë dhe diversitetit etnik, ndërsa angazhohem për të siguruar që ajo të trajtohet me barazi dhe respekt në çdo nivel të jetës institucionale dhe shoqërore. Ndërkaq, për mua si shqiptar kjo ditë paraqet një thelb të pashkëputur të identitetit tim, që më bën krenar. Të gjithë shqiptarëve kudo në botë, gëzuar 22 Nëntorin!”, shkruan Gashi.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kina hapi dyert, qytetarët nga Maqedonia dhe 8 vendeve të tjera do të mund të udhëtojnë pa viza

Published

on

Ministria e Punëve të Jashtme kineze njoftoi sot se do të zgjerojë politikën pa viza në nëntë vende të tjera, përfshirë Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Midis 30 nëntorit 2024 dhe 31 dhjetorit 2025, politika pa viza do të zbatohet për poseduesit e pasaportave nga Bullgaria, Rumania, Kroacia, Mali i Zi, Malta, Estonia, Letonia dhe Japonia, tha në një konferencë shtypi në Pekin Zëdhënësi i Ministrisë Lin Jian.

Përveç kësaj, Kina do të zgjasë gjithashtu periudhën e qëndrimit pa viza nga 15 deri në 30 ditë, njofton Reuters.

Duke filluar nga 30 nëntori 2024, mbajtësit e pasaportave të zakonshme nga 38 vende, duke përfshirë nëntë vendet e reja të shtuara, do të mund të hyjnë në Kinë pa vizë për biznes, turizëm, vizitë të afërmve dhe miqve, shkëmbim vizitash dhe tranzit, jo më shumë se 30 ditë.

Continue Reading

Më të lexuarat