Connect with us

Lajme nga vendi

Punonjësit e Ministrisë së Kulturës edhe sot në protestë

Published

on

Punonjësit e Ministrisë së Kulturës, Drejtorisë për Trashëgimi Kulturore dhe Agjencisë së Filmit do të zhvillojnë sot për të gjashtën ditë protestë duke kërkuar takim me kompetentët dhe rritje pagash.

Pjesëmarrësit e protestës që do të mbahet sot para Qeverisë kërkojnë takim edhe me ministrin e Financave Fatmir Besimi. Ata i bëjnë thirrje ministrit të Financave që të miratojë Marrëveshjen Kolektive për punonjësit e Ministrisë së Kulturës, Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore dhe Agjencisë së Filmit, me anë të së cilës të gjithë punonjësit, sipas parimit të Ministrisë së Financave, do të marrin pagë të rritur në vlerë prej 30 për qind.

Protestës së fundmi iu bashkuan edhe përfaqësues të Sindikatës së Punëtorëve të Kulturës (SPKM), të cilët shprehën mbështetjen e tyre, ndërsa punonjësit e Ministrisë së Kulturës presin që t’u bashkohen edhe kolegët e tyre nga ministritë tjera.

“Pagat e pothuajse 70 për qind të të punësuarve në këto tri institucione janë nën pagën mesatare në vend, ndërsa diferenca me pagat e të punësuarve në të njëjtat pozita në institucionet e kulturës është 10 mijë denarë. Me pagën prej 25.000 denarë, të cilën e marrin mesatarisht 70 për qind e të punësuarve në kulturë, muaji nuk mund të mbijetohet”, tha kryetari i Organizatës sindikale të AOGJSH-it në Ministrinë e Kulturës, Branko Kostovski, në protestë javën e kaluar.

Ai mbetet i mendimit se do të protestojnë derisa të arrihet qëllimi – valorizimi adekuat i punës së punëtorëve në këto institucione.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

“U shkaktoi plagë vdekjeprurëse me shufër metalike”, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë në Stajkovcë të Shkupit

Published

on

Prokuroria Themelore Publike kërkon nga Gjykata Penale që të shqiptohet masa e paraburgimit ndaj personit të dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Stajkovcë të Shkupit. Prokuroria njofton se i njëjti pas tretmanit që ka pranuar në spital, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ekziston rreziku që të arratiset. Ngjarja ndodhi më 14 maj të këtij viti.

“Ndaj personit ka filluar procedurë hetimore pasi më 14 maj gjatë dhunës në familje në shtëpinë e familjes në Stajkovcë, me paramendim ka privuar nga jeta vëllain dhe kunatën. I dyshuari fillimisht e ka sulmuar kunatën duke e goditur disa herë me shufër metalike në kokë, e më pas ka hasur në vëllain, të cilit i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse me shufër”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë./tv21.tv

Continue Reading

Lajme nga vendi

Policia jep detaje për vdekjen e 18-vjeçarit nga Tetova, është gjetur pa shenja jete në banjon e shtëpisë

Published

on

Më datë 13.05.2024 rreth orës 18.00 në SPB-Tetovë, nga Qendra Urgjente e Spitalit Klinik të Tetovës, është raportuas në spital është sjellur personi E.Sh. (18) nga Tetova. Sipas raportit, nëna dhe motra e tij e gjetën atë pa shenja jete në banjo në shtëpinë e tyre familjare. Vdekjen pa gjurmë të dhunës e ka konfirmuar mjeku, kurse inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer Prokurori publik dhe një ekip nga SPB-Tetovë. Me urdhër të Prokurorit publik, trupi i pa jetë i të ndjerit iu dorëzua familjes.

Continue Reading

Lajme nga vendi

ASH zgjodhi nënkryetarët dhe sekretarët partiakë

Published

on

Aleanca për Shqiptarët (ASH) e prirë nga Arben Taravari në mbledhjen e mbajtur të kryesisë partiake ka zgjedhur nënkryetarët dhe sekretarët partiakë, mëson INA.

Nënkryetarë janë zgjedhur: Bujare Abazi, Gëzim Kadriu dhe Bekim Pocesta

Sekretar i Përgjithshëm: Blerant Ramadani

Sekretar Organizativ: Gadaf Uzairi

Të sapozgjedhurit do kryejnë këto detyra si ushtrues detyre deri në kongresin e ardhshëm partiak.(INA)

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat