Connect with us

Lajme nga vendi

Gjendet i pajetë trupi i një shtetasi të Maqedonisë në Bujanoc

Published

on

Trupi i pajetë i një shtetasi të Maqedonisë është gjetur në banesë me qira në Bujanoc, konfirmon Prokuroria e Lartë Publike nga Vranja. Bëhet fjalë për një 30 vjeçar nga Shkupi.

“Policia në Bujanoc e ka njoftuar Prokurorinë e Lartë Publike në Vranjë se në Bujanoc është gjetur trupi i pajetë i N.N. Pas hetimit nga ekipi inspektues i Stacionit Policor Bujanoc, në prani të mjekut ligjor, është konstatuar se bëhet fjalë për A.R (30) nga Shkupi”.

“Nga ana e ekspertit mjeko-ligjor është kryer hetimi dhe ekspertiza e trupit dhe është konstatuar se nuk ka gjurmë që të tregojnë se vdekja është shkaktuar nga dhuna”, thuhet në njoftim.

Advertisement

Lajme nga vendi

“Bëhu human – shpëto jetë” – aksion për dhurimin e gjakut në Gjykatën Kushtetuese

Published

on

Nën moton “Bëhu human – shpëto jetë” Gjykata Kushtetuese organizon aksion për dhurimin e gjakut, që do të mbahet sot, në periudhën nga ora 9 deri në 14, në hapësirat e Gjykatës.

“Aksioni për dhurimin e gjakut realizohet në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me nismë të Gjykatës Kushtetuese, me rastin e 60 vjetorit të ekzistimit të saj. Organizimi i këtij aktiviteti humanitar është nismë e të punësuarve nga Gjykata dhe deri më tani janë paraqitur rreth 40 dhurues nga Gjykata Kushtetuese, njoftuan nga Gjykata.

Përmes këtij aksioni, Gjykata Kushtetuese, siç është theksuar në komunikatë, shpreh solidaritet dhe humanizëm dhe njëkohësisht i bashkohet apeleve të Kryqit të Kuq për ngritje të ndërgjegjës për dhurimin e gjakut dhe motivimin e një numri të madh të njerëzve për dhurim vullnetar.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Steinmeier: Gjermania mbështet anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Published

on

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier e ka përshkruar zgjerimin e Bashkimit Evropian me 10 shtete, 20 vjet më parë, si një moment lumturie evropiane.

”Më 1 maj 2004, BE u rrit nga 15 në 25 anëtarë dhe shtoi 75 milionë qytetarë të rinj të BE-së”, tha Steinmeier në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin çek Petr Pavel  në Pragë.

“Zgjerimi i Bashkimit Evropian në atë kohë është, mendoj, një shembull shumë mbresëlënës i një transformimi të rëndësishëm dhe të suksesshëm në Evropë, i cili përfundimisht kapërceu ndarjen e Evropës që rezultoi nga Lufta e Ftohtë”, shtoi ai.

Zgjerimi më i madh i vetëm i BE-së deri më tani bëri që shtetet e ish-Bllokut Lindor të Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Sllovenisë, Sllovakisë, Republikës Çeke, Hungarisë dhe Polonisë t’i bashkohen Unionit së bashku me Maltën dhe Qipron.

Steinmeier udhëtoi për në Pragë në orët e para të pasdites për të festuar përvjetorin së bashku me Republikën Çeke.

Advertisement

”Jam i sigurt se anëtarësimi në BE ka ndryshuar Republikën Çeke, por Çekia ka ndryshuar edhe Bashkimin Evropian”, tha ai.

”Edhe sot, zgjerimi i BE-së është me interes qendror strategjik për Gjermaninë, Çekinë dhe Bashkimin Evropian”, tha Steinmeier.

“Gjermania qëndron pranë perspektivës së anëtarësimit të vendeve kandidate të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë”, tha ai./atsh

Continue Reading

Lajme nga vendi

Bajrami thotë se Fronti Europian nuk heq dorë: Do ta mbajmë tubimin më 6 maj në Tetovë!

Published

on

Për besë unë tash kuptoj që kanë ata, tha mes tjerash Naim Bajrami nga Fronti Europian për pyetjen nëse do ta mbajnë tubimin më 6 maj në Tetovë, për ku edhe VLEN ka paralajmëruar tubim në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën datë, përcjell TV21. Bajrami tha e nuk heqin datë nga ky tubim.

https://www.facebook.com/TV21Videos/videos/1810112762804325/?ref=embed_video&t=0
“Sigurisht që do ta mbajmë, plani është që ta mbajmë.do ta mbajmë. Nëse nuk ndryshon diçka brenda kohës, por për arsye teknike mund të ndryshojë, jo për arsye tjera. Mendoj që plani është që ta mbajmë dhe ato që merren me organizime brenda Frontit Europian janë dakord që të mbahet me 6 maj në Tetovë, në sheshin Iliria”, theksoi Bajrami.

Continue Reading

Më të lexuarat