Connect with us

Lajme nga vendi

Me profil personal digjital mund t’i bëni pagesat e faturave të NPK “Tetova”, kjo është procedura (Video)

Published

on

Pagesa e faturave ndaj Ndërmarrjes Publike Komunale “Tetova” tani është më e thjeshtë për qytetarët, pasi në vend se të vrapohet nëpër sportele fizike, e njëjta mund të bëhet online, shpejt dhe lehtë, shkruan Portalb.mk.

Në këtë drejtim, shumë thjeshtë mundësohet krijimi i profilit personal dhe të shihet gjendja me faturat.

“Ashtu siç edhe ju premtuam, web faqja për pagesën online të faturave të NPK-së është gati dhe në funksion të plotë për të gjithë. Nëpërmjet kësaj, Ju mund të krijoni akountin tuaj dhe të kontrolloni në çdo moment gjendjen e faturave të juaja”, informuan nga NPK “Tetova”.

Procedura e regjistrimit është shumë e thjeshtë, edhe atë:

Fillimisht shkohet në ueb-faqen e NPK Tetova: https://www.npktetova.mk/ në pjesën në të djathtë lartë është opsioni identifikohu/regjistrohu. Pas kësaj, qytetari regjostrohet duke krijuar profilin personal me të dhënat e tij/saj dhe profili krijohet automatikisht. Kështu, përfundon procesi i regjistrimit dhe më pas mund të kontrolloni faturat e papaguara dhe ato të paguarat.

Advertisement

Për më tepër në këtë video të NPK-së, kjo mund të shihet edhe në formën vizuale se si bëhet.

Ky është një hap përpara në fushën e progresit të digjitalizimit në nivel të shërbimeve komunale. Digjitalizimi i shërbimeve, padyshim që është në dobi dhe interes të qytetarëve, shtetit, por gjithashtu edhe i domosdoshëm për atje ku synojmë të integrohemi, BE-së.

Ndërkaq, në nivel shtetëror sfida me të cilën vazhdon të përballet Maqedonia e Veriut janë reformat në fushën e digjitalizimit, gjegjësisht progresi për të qenë në hap me zhvillimet e fundit për t’ua përmirësuar jetën qytetarëve, duke u ofruar shërbime cilësore, të shpejta dhe efikase. Derisa bota dhe shtetet e perëndimit po avancohen çdo ditë e më tepër në këtë drejtim, vendi ende nuk ka infrastrukturë të mirëfilltë digjitale dhe për këtë, pavarësisht premtimeve të vazhdueshme të autoriteteve.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

“Fronti Europian” – Shkupit abuzon me institucionet shëndetësore si në komunizëm

Published

on

Kjo që po shihni në këto fotografi është keqpërdorim me institucionet shëndetësore dhe paraqet shkelje të rëndë ligjore dhe të integritetit të Spitalit Gjinekologjik në Shkup, njëjtë siç ka ndodhur në kohën e Enver Hoxhës në Shqipri dhe po ndodh aktualisht në Rusi.

Përdorimi i fletushkave propagandistike nga ana Frontit Europian në mjedise të kujdesit shëndetësor nuk është vetëm shfrytëzim i paligjshëm i burimeve publike, por gjithashtu është një akt politik i papranueshëm.

Fronti Europian po përpiqet të manipulojë qytetarët duke shfrytëzuar kujdesin shëndetësor për qëllime të ngushta politike.

Është e rëndësishme që institucionet shëndetësore të mbeten neutrale dhe të japin kujdes të barabartë dhe të drejtë për të gjithë qytetarët, pa u përdorur për interesa politike të partive.

“Në suaza të aktiviteteve të Sekretariatit për Shëndetësi – Dega Çair sot realizuam proekti”Të ecim drejt”, përkushtuar të porsalindurve, edukim të prindërve për rritje dhe zhvillim ortopedik të foshnjës së tyre. Ne si Sekretariat i vizituam lehonat në IPSH Spitalit Gjinekologjik “Nënë Tereza”- Shkup, ku shpjeguam rëndësinë e kontrollave të rregullta ortopedike, problematikën e ijeve dhe bëmë shpërndarjen e fletushkave dygjuhësore, dhe pakove për fashim të gjërë (dy tetra pelena dhe një pelenë suedeze). Për shkak të interesimit të madh aktiviteti do të përsëritet”.

Advertisement

Ky akt i shëmtuar dhe i ulët nuk ka të bëjë aspakt me vlerat demokratike europiane dhe si i tillë duhet të ndëshkohet.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Censurohet tubimi i Frontit Europian në Strugë. Shkak prezenca dhe fjalimi i Merkos mungesa e Selës?!

Published

on

Rritet përçarja e Frontit Europian në Strugë. Ali Ahmeti në tubim pa Ziadin Selën, e në krahë Ramiz Merkos

Fronti Europian i udhëhequr nga BDI sot ka mbajtur një takim në Strugë. Përskaj numri të vogël të mbështetësve në këtë tubim, vërehet edhe thellimi i përçarjes në Frontin Eujropian në Strugë mes mbështetësve të Ziadin Selës dhe Ramiz Merkos.

Në tubim nuk ka qenë i pranishëm Ziadin Sela, por vetëm kryetari i Strugës dhe i degës së BDI-së, Ramiz Merko. Madje në fjalimin e tij, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, e ka lëvduar Merkon duke e quajtur si “I pari z. Merko”.

Ndërkohë Ramiz Merko është në listën e zezë rë SHBA-së, por bashkëpunëtori më i ngushtë i Ali Ahmetit dhe “Frontit Europian”.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Zhelina, Leshnica dhe Strimnica e dhanë BESËN se më 8 maj do të votojnë për Ndryshimin që VLEN!

Published

on

Bartësi i Listës së Koalicionit VLEN në njesinë e 6 zgjdhore, Bilall Kasami dhe kandidati për deputet Adnan Azizi, sot vizituan vendbanimet e Komunsë së Zhelinës. Kasami dhe Azizi biseduan me qytetarët e të gjithë fshatrave dhe dëgjuan hallet e tyre. Banorët e rrethit të Zhelinës thanë se edhe krahas trasnive dhe kërcënimeve të shumta që u bën BDI përmes policisë ata nuk frikohen dhe më 8 maj do të votojnë për Ndryshimin që VLEN.

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe bartësi i Listës së Koalicionit VLEN në njesinë e 6 zgjdhore, Bilall Kasami tha se jo vetëm qytetarët e Tetovës dhe Pollogut por të gjithë qytetarët shqiptar në Maqedoni e meritojnë të kenë kushte të mira, dhe investime, njëjtë siç ndodh në Tetovë. Banorët e rajonit të Dërvenit thanë se do të mbështesin ndryshimet, pasi kanë besim tek puna e Bilall Kasamit si kryetar Komune.

“Sot pra jemi për vizitë të komunës së Zhelinës, dhe tani jemi në fshatin Zhelinë, që është qendra e komunës. Jemi këtu për të bashkëbiseduar me aktivistë dhe banorët e fshatit për zgjedhjet e 8 majit. Ne si koalicion VLEN jemi futur në këto zgjedhje për të bërë ndryshimin, ndryshimin e shumëpritur tek shqiptarët e Maqedonisë. Ky ndryshim është i rëndësishëm edhe në rrafshin e të drejtave tona kolektive si shqiptarë, por edhe në rrafshin lokal. Vetë Komuna e Zhelinës është shembull më tipik se përse ne duhet të luftojmë të keqen, se përse ne duhet të punojmë që të jemi pjesë e ekzekutivit të ardhshëm, pjesë e qeverisë së ardhshme, sepse kjo komunë ka qenë ndër komunat më të diskriminuara nga qeverisja e kaluar e BDI-së, vetëm se ka qenë komunë opozitare. Edhe përkundër këtij fakti, kryetari ka bërë të pamundurën që të realizojë projekte në interes të qytetarëve dhe sigurisht që shembulli i kësaj komune tregon, që me një angazhim maksimal, të një pushteti mund të arrihet dhe të realizohen projekte në interes të qytetarëve. Tani kur e kemi mundësinë e artë që të bëjmë ndryshimin edhe në pushtetin qendror, që t’i ndihmojmë edhe Zhelinës, edhe çdo komune tjetër shqiptare, që t’ju ndihmojmë të gjithë shqiptarëve që edhe pushteti qendror të jetë në interes të qytetarëve. Premtimi ynë në këto zgjedhje është që për mandatin e ardhshëm katërvjeçar, 500 milionë euro të ndajmë për investime kapitale në komunat shqiptare. Kjo nënkupton projekte konkrete edhe për Komunën e Zhelinës. Ky investim ka të bëjë me salla sporti, me rrugë, me kanalizime, me objekte të shkollave dhe gjithçka që ka të bëjë me infrastrukturën lokale. Kjo ka të bëjë me një zhvillim të baraspeshuar lokal dhe rajonal, me çka ne do t’i japim një impuls të ri rajoneve shqiptare që të ndalim edhe këtë largim dhe ekzodus të rinisë tonë drejt Perëndimit”, ka thënë Kasami në deklaratën e tij para mediave.

Continue Reading

Më të lexuarat