Connect with us

Lajme nga vendi

Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese rrezikojmë ndërprerjen e bisedimeve me BE-në, paralajmëroi Osmani

Published

on

Mos bërja e ndryshimeve kushtetuese mund të sjell ndërprerjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, kështu ka deklaruar sot ministri i Jashtëm i vendit, Bujar Osmani, transmeton Portalb.mk.

Osmani duke theksuar se deri në nëntor duhet të përfundojnë ndryshimet kushtetuese për futjen e bullgarëve në Kushtetutë dhe nëse kjo nuk bëhet do të pasohet me efekte negative.

“Nëse nëntori na nxë pa përfunduar ndryshimet kushtetuese, do të ndërpriten bisedimet, do ta humbasim momentin, ndërsa humbja e momentit është një nga punët më të këqija që mund të na ndodhin në rrugën evropiane”, tha mes tjerash Osmani.

Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, së fundmi deklaroi se për momentin nuk ka shumicë për votimin e ndryshimeve kushtetuese. Sipas tij, në momentin kur do të konsiderojnë se i kanë kushtet për të nisur një iniciativë, ai do të jetë i gatshëm si kryetar i Komisionit dhe i Kuvendit të veprojë sipas procedurës, pasi të merret iniciativa më tutje.

Nga VMRO-DPMNE kanë theksuar se mbeten të qëndrimit se nuk i përkrahin ndryshimet kushtetuese. Ata në një konferencë për media theksuan se si parti mbështesin anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe se nëse do të ketë zgjedhje, në programin e tyre parazgjedhor do të deklarojnë në mënyrë të detajuar se si do të vazhdojë vendi në atë rrugë.

Advertisement

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami për ndryshimet kushtetuese dhe kërkesën për të shkuar në zgjedhje të parakohshme ka deklaruar se këto duhet të diskutohen në takim të liderëve të partive parlamentare që të arrihet në një dakordësi të përbashkët.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski para pak kohësh ka deklaruar se për të është e qartë se vendimi i deputetëve në Kuvend për ndryshimet kushtetuese nuk do të jetë i lehtë, por nga ta pret që të tregojnë sjellje burrështetasish. Ajo që është e qartë sipas kryeministrit, është se deputetët kanë zgjedhjen ta lënë vendin në stagnim ose të marrin një vendim për një të ardhme më të mirë.

Ndryshe, pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare. Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor. Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Advertisement

Lajme nga vendi

Ministria e Kulturës dhe Turizmit shpalli konkursin për Qytetin e Kulturës për vitin 2025

Published

on

Ministria e Kulturës dhe Turizmit shpalli sot Konkursin për financimin e një projekti me interes kombëtar, eventin “Qyteti i Kulturës në 2025”.
Në konkurs mund të marrin pjesë komunat në Republikën e Maqedonisë, me përjashtim të qytetit të Shkupit dhe komunat e qytetit të Shkupit, qëllimi i të cilit është krijimi i kushteve për zhvillim të balancuar kulturor, disponueshmëria e vlerave kulturore për qytetarët, si. si dhe ringjalljen e kulturës në nivel lokal.
Regjistrimi bëhet me aplikim elektronik në Portalin Kombëtar për shërbime elektronike: https://uslugi.gov.mk, duke filluar nga 22 nëntor 2024. në orën 14:00, më 22 dhjetor 2024. në orën 14:00.
Përdoruesit do të mund të gjejnë udhëzime teknike dhe mbështetje gjatë regjistrimit dhe procesit të aplikimit në faqen e internetit uslugi.gov.mk (https://uslugi.gov.mk/frequently-asked-questions.nspx), si dhe përmes kontaktit qendra e këtij portali kombëtar për shërbimet elektronike.
Një nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit është promovimi dhe aksesi i kulturës maqedonase, ndërsa projekti “Qyteti i Kulturës” forcon zhvillimin kulturor dhe zhvillimin e turizmit në nivel lokal dhe bashkëpunimin me vetëqeverisjen lokale. kontribuon në nxitjen ekonomike dhe turistike të bashkive në të gjithë vendin.
“Qyteti i Kulturës” në vitin 2024 ishte Kriva Pallanka, e cila gjatë gjithë vitit prezantoi një program të pasur dhe koncept të qëndrueshëm programor, me zhanre dhe estetikë të ndryshme nga krijimtaria tradicionale dhe bashkëkohore, me pjesëmarrjen e artistëve përkatës vendas dhe të huaj.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Gashi për ditën e Alfabetit: E vlerësoj këtë festë dhe gjuhën shqipe si gurthemel të shoqërisë dhe diversitetit etnik

Published

on

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka uruar Ditën e Alfabetit. Ai ka thënë se në Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe kujtojmë dhe nderojmë këtë moment historik, që shënon përfundimin e Kongresit të Manastirit dhe mishëron identitetin e popullit shqiptar.

“Si Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ku shqiptarët janë popull shtetformues, e vlerësoj këtë festë dhe gjuhën shqipe si gurthemel të shoqërisë dhe diversitetit etnik, ndërsa angazhohem për të siguruar që ajo të trajtohet me barazi dhe respekt në çdo nivel të jetës institucionale dhe shoqërore. Ndërkaq, për mua si shqiptar kjo ditë paraqet një thelb të pashkëputur të identitetit tim, që më bën krenar. Të gjithë shqiptarëve kudo në botë, gëzuar 22 Nëntorin!”, shkruan Gashi.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kina hapi dyert, qytetarët nga Maqedonia dhe 8 vendeve të tjera do të mund të udhëtojnë pa viza

Published

on

Ministria e Punëve të Jashtme kineze njoftoi sot se do të zgjerojë politikën pa viza në nëntë vende të tjera, përfshirë Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Midis 30 nëntorit 2024 dhe 31 dhjetorit 2025, politika pa viza do të zbatohet për poseduesit e pasaportave nga Bullgaria, Rumania, Kroacia, Mali i Zi, Malta, Estonia, Letonia dhe Japonia, tha në një konferencë shtypi në Pekin Zëdhënësi i Ministrisë Lin Jian.

Përveç kësaj, Kina do të zgjasë gjithashtu periudhën e qëndrimit pa viza nga 15 deri në 30 ditë, njofton Reuters.

Duke filluar nga 30 nëntori 2024, mbajtësit e pasaportave të zakonshme nga 38 vende, duke përfshirë nëntë vendet e reja të shtuara, do të mund të hyjnë në Kinë pa vizë për biznes, turizëm, vizitë të afërmve dhe miqve, shkëmbim vizitash dhe tranzit, jo më shumë se 30 ditë.

Continue Reading

Më të lexuarat