Connect with us

Lajme nga vendi

Gjashtë aeroplanë kanë fluturuar mëngjesin e sotëm nga aeroporti i Shkupit

Published

on

Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit edhe përkundër mjegullës sot në mëngjes fluturuan gjashtë aeroplanë, disa me vonesa të vogëla. Në faqen e internetit të aeroportit mbërritja e aeroplanit nga Stambolli është paralajmëruar me një orë vonesë.

Ulja e radhës në aeroport është pas orës 11:00. Mëngjesin e sotëm mjegull ka pasur në disa vende në shtet, si dhe në disa akse rrugore. Në Shkup paradite ka mjegull dhe vranësira të ulëta. Pasdite dhe kah fundi i ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, e cila do të shkaktojë ulje të pjesshme të mjegullës. Temperatura minimale do të ulet deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 9 gradë.

Për shkak të zvogëlimit të dukshmërisë si pasojë e mjegullës së dendur në luginën e Shkupit, në aeroportin e Shkupit nga ora 20 pardje deri në orën nëntë të mëngjesit dje janë anuluar nëntë fluturime, ndërsa katër janë rikahëzuar.

Advertisement

Lajme nga vendi

“Përplasjet Ahmeti-Mickoski dëmtojnë partitë”

Published

on

Retorika e ashpërsuar politike me afrimin e zgjedhjeve nuk sjell përfitime për partitë politike por përkundrazi, u sjell atyre pikë negative, shkruan Alsat.

Kështu vlerëson njohësi i zhvillimeve politike Sinisha Pekevski duke komentuar përplasjet dhe akuzat e BDI-së drejtuar Mickoskit dhe koalicionit të mundshëm të tij me opozitën shqiptare VLEN.

“Zhurmën që e bën lideri i BDI-së për momentin nuk çon askund dhe përfundimisht ata duhet ta pranojnë se do të jenë opozitë. E para, qytetarët i dërgojnë në opozitë por e dyta, edhe mbështetësit e tyre në BE ose në SHBA ua bënë të qartë me vendosjen e Ramiz Merkos në listën e zezë se ata janë pjekur për në opozitë dhe se është koha të qetësohet pak gjithë situata”, tha Sinisha Pekevski, analist politik.

Sipas Pekevskit, parimi “fituesi me fituesin” është temë e mbyllur pasi nuk u respektua fillimisht nga vetë BDI-ja.

“Në zgjedhje mund të ketë vetëm një fitues dhe nuk mund të ekzistojë blloku maqedonas, shqiptar, turk, vlleh, rom. Ekzistojnë zgjedhje në të cilat partitë politike bëjnë garë. Fitues i zgjedhjeve me shumë siguri do të jetë VMRO-DPMNE-ja dhe me kë do të bëjë qeveri është zgjedhje e tyre edhe pse oferta deri te VLEN është dorëzuar dhe mendoj se ata tashmë janë marrë vesh se si do të funksionojë ajo qeveri. Parimin e mëhershëm që e imponuan të njohur si “fituesi me fituesin” e shkeli BDI-ja dhe ajo temë më është mbyllur” , u shpreh Sinisha Pekevski, analist politik.

Advertisement

Sipas Pekevskit, pikë negative për partitë në pushtet sjell edhe fajësimi që ditë më parë i bëri LSDM-ja – BDI-së për rezultatin e dobët në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, të partisë maqedonase në pushtet./ Alsat.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mexhiti: Orientimi proevropian kusht i jonë për të qenë pjesë e Qeverisë

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, nga Çarshia e Shkupit, tha se ata sot e kanë shpërndarë programin e tyre me vizitorët e Çarshisë.

Sa i përket VLEN-it dhe hyrjes në qeverinë e ardhshme, Mexhiti, tha se një prej pikave është orientimi evropian i qeverisë.

“Ne nuk duam me çdo kusht të jemi pjesë e çfarëdolloj qeverie që nuk e ka orientimin të qartë drejt integrimeve evropiane”, ka deklaruar Izet Mexhiti, shkruan SHENJA.

Mexhiti tha se ata vlerësojnë se vetëm Levica është parti e tillë, e cila nuk ka orientim proevropian.
Mexhiti tha se ata janë të bindur se do të kenë më tepër deputetët shqiptarë dhe do të jenë fitues të legjitimitetit të shqiptarëve.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mobilizohet diaspora në Gjermani dhe Itali për VLEN: Vendlindja na thërret, të shkojmë të votojmë më 8 maj

Published

on

Diaspora shqiptare në Gjermani, gjegjësisht në kryeqendrën gjermane Berlin ka filluar mobilizimin për zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

Përmes një njoftimi të bërë në rrjetet social njoftohet se do të organizojnë transport falas për të ardhur të mbështesin me votë koalicionin VLEN. Këtë mundësi sipas njoftimit mund ta shfrytëzojnë edhe mërgimtarë që janë në Gjermani.

Një njoftim i ngjajshëm është edhe për mërgimtarët nga Italia, ku po ashtu organizohet transport falas për të gjithë ata që do të vijnë në vendlindje për të mbështetur me votë koalicionin VLEN më 8 maj.

 

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat