Shendetesi
30 maji dita botërore e sklerozës multiple
Me rastin e Ditës Botërore të sklerozës multiple – 30 majit, Unioni kombëtar i personave me aftësi të kufizuara fizike të Maqedonisë organizon marsh për ngritjen e vetëdijes publike për problemet me të cilat ballafaqohen personat me sklerozë multiple dhe nevojat e tyre specifike për një jetë më cilësore dhe përfshirje sociale.
Siç informojnë nga unioni, ngjarja do të fillojë para “Porta Maqedoni” në ora 11:00 dhe do të vazhdojë me marshim në korsinë e djathtë në rrugën “11 Tetori” në drejtim të Kuvendit deri te Shtëpia “Dare Xhambaz”, ndërsa në të do të bashkohen edhe njerëzit me paraplegji dhe distrofi.
Shoqata kombëtare për ndihmë dhe mbështetje të personave me sklerozë multiple, gjithashtu në hotel Panoramika, me fillim nga ora 11:00 do të mbajë konferencë në të cilin fjalime do të mbajnë kryetarja e Shoqatës Kombëtare për SM, Ana Karajanova Dimitrusheva, bashkëshortja e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elizabeta Gjorgjievska, ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti dhe zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Enver Husein.
Lajme nga bota
Agjencia shëndetësore e BE-së apelon për të përshpejtuar luf’tën kundër rezistencës ndaj antibiotikëve
Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka njoftuar se konsumi i antibiotikëve në Bashkimin Evropian (BE) midis viteve 2019 dhe 2023 është rritur dhe ka bërë thirrje për veprim për të reduktuar përdorimin e antibiotikëve, transmeton Anadolu.
Në raportin e fundit të lëshuar nga ECDC thuhet se barnat antimikrobik që përdoren për të vrarë organizma si bakteret, viruset, kërpudhat dhe parazitët ose për të ndaluar përhapjen e tyre krijojnë rezistencë tek individët dhe kjo situatë përbën rrezik për shëndetin publik.
Në raport theksohet se më shumë se 35 mijë njerëz vdesin çdo vit në BE dhe Zonën Ekonomike Evropiane (EEA) për shkak të infeksioneve rezistente antimikrobiale dhe se konsumi i antibiotikëve në BE u rrit me 1 për qind midis viteve 2019 dhe 2023, duke u larguar kështu nga synimi për të reduktuar konsumin e antibiotikëve me 20 për qind deri në vitin 2030.
Po ashtu në raport thuhet se nuk do të ishte e mundur të arrihet qëllimi i vendosur nëse vazhdon në këtë mënyrë dhe nga atje apelojnë për një “përgjigje të unifikuar dhe urgjente” ndaj problemit.
Në raport renditen tre zgjidhje për problemin, respektivisht parandalimi dhe kontrolli i infeksionit, përdorimi i kujdesshëm i antimikrobikëve, zhvillimi i antimikrobikëve të rinj, si dhe sigurimi i qasjes në to. /AA/
Shendetesi
Shtohen hemoragjitë cerebrale, mjekët: Ishemitë nuk po kursejnë as moshat e reja
Goditjet në tru apo siç njihen ndryshe ishemitë dhe hemorragjitë cerebrale shënojnë rreth 700 deri në 970 raste në vit, duke u bërë një faktor risku i lartë për popullatën.
Mjekja neurologe Entela Basha, thotë se shkaqet e shfaqjes së ishemive cerebrale janë disa.
“Faktorët më të rëndësishëm janë faktor risku edhe për ishemi të tjera kardiake siç janë hipertensioni arterial, diabeti, fibrilacioni arterial, përdorimi i alkoolit, duhanit apo ka faktorë të tjerë, faktor koagulimi, mund të vinë si rezultat i bllokimit të enëve të gjakut. Grupmoshat që preken më shumë, targeti është 60-65 vjet e lart por patjetër që ka dhe grupmosha të moshës 40-45 vjec. Infarktet e trurit në moshat 40-45 vjec kanë një shpeshtësi që shkon nga 40 në 90 apo 120 raste për 100 banorë në vit, ndërkohë që tek mosha mbi 65 vjec shkon nga 600 në 700 raste deri në 970 raste për 100 mijë banorë në vit, gati mund të themi që 10 fishohet nga një dekadë në tjetrën risku për të bërë ishemi të trurit”, tha Entela Basha, mjeke neurologe QSUT për Vizion Plus.
Mjekja gjithashtu tregon diferencën ndërmjet hemorragjisë dhe ishemisë.
“Dallimi është shumë i thjeshtë sepse nëse ishemia, kemi bllokim të gjakut, hemorragjia është çarje e një ene të gjakut. Hemorragjitë cerebrale përbëjnë 15-17% të gjithë infarkteve, ku 85%-87% janë infarkte cerebrale dhe ndërkohë 15% deri në 17 % janë hemorragji cerebrale. Nëse kemi një dhimbje koke shumë të fortë të paprovuar më parë, një dhimbje koke që mund të shoqërohet me të vjella të shumta, ndërkohë që shoqërohet me humbje të vetëdijes, duhet marrë me seriozitet dhe duhet të referohet patjetër tek mjeku specialist”, shtoi ajo.
Shendetesi
Dita Ndërkombëtare e Joga-s, ja përfitimet fizike dhe mendore nga praktikimi i saj
Data 21 qershor është shpallur si Dita Ndërkombëtare e Joga-s nga Kombet e Bashkuara, më 11 dhjetor 2014 me anë të Rezolutës 69/131, duke njohur vlerat e saj universale.
Joga është një praktikë e lashtë fizike, mendore dhe shpirtërore që e ka origjinën nga India. Fjala “Joga” rrjedh nga një gjuhë e lashtë si sanskritja, dhe kuptimi i saj është të lidhësh/bashkosh, që simbolizon bashkimin e trupit dhe ndërgjegjes.
Sot kemi forma të ndryshme të praktikimit të Joga-s në gjithë botën, dhe popullariteti i kësaj praktike është në rritje.
Dita Ndërkombëtare e Joga-s ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e popullsisë së globit në lidhje me përfitimet e praktikimit të Joga-s.
Qëllimi i Joga-s është të krijojë forcë, vetëdije dhe harmoni, si në mendje ashtu dhe në trup. Ndërkohë që ka më shumë se 100 lloje ose “shkolla” të ndryshme të Joga-s, shumica e sesioneve tipike përfshijnë ushtrimet për frymëmarrjen, meditimin, ushtrime të caktuara fizike (pozicione të trupit që ndryshe quhen asana, në sanskrit) të cilat tërheqin dhe tkurrin grupe të caktuara të muskujve të trupit.
Përfitimet fizike:
Teknikat e relaksimit, të cilat janë pjesë e praktikimit të Joga-s, mund të lehtësojnë dhimbjet kronike, si dhimbja e shpinës, artriti, dhimbjet e kokës, si dhe sindromën “Tuneli Carpal”. Gjithashtu, Joga mund të ulë presionin e lartë të gjakut dhe të përmirësojë problemet e gjumit.
Përfitimet e tjera fizike përfshijnë:
Elasticitet më të mirë
Tonifikim të muskujve dhe rritje të masës muskulore
Përmirësim të frymëmarrjes, energjive dhe vitalitetit
Ruajtje të balancës metabolike
Rënie në peshë
Përmirësim të qarkullimit të gjakut dhe shëndetit kardiovaskular
Përmirësim të performancës fizike/atletike
Mbrojtje nga dëmtimet fizike
Përfitimet mendore
Përveç përfitimeve fizike, një nga përfitimet më të mira të Joga-s është se ndihmon personin që të menaxhojë stresin, i cili ka pasoja të dëmshme për trupin dhe mendjen. Stresi mund të shfaqet në shumë mënyra, duke përfshirë dhimbje të shpinës ose të qafës, probleme të gjumit, dhimbje koke, abuzime me drogën dhe një paaftësi për t’u përqendruar. Joga mund të jetë shumë efektive në zhvillimin e aftësive përballuese dhe në arritjen e realizimit të një këndvështrimi më pozitiv të jetës.
Përfshirja në Joga e meditimit dhe ushtrimeve të frymëmarrjeve mund të ndihmojë në përmirësimin e mirëqenies mendore të individit. Praktikimi në mënyrë të rregullt i Joga-s krijon qartësi mendore dhe qetësi; rrit vetëdijen ndaj trupit; lehtëson dhimbjet kronike; qetëson mendjen; rrit përqendrimin; ndihmon në identifikimin e hershëm të problemeve fizike dhe mundëson parandalimin nëpërmjet veprimeve paraprake.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve