Lajme nga vendi
BDI: VLEN-i në përpjekje për t’ia bërë qejfin kryeministrit, po i poshtëron shqiptarët

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) përmes një kumtese për media thonë se VLEN-i në përpjekje për t’ia bërë qejfin kryeministrit, po i poshtëron shqiptarët.
Sipas BDI-së “partnerët shqiptarë në Qeveri poshtërohen publikisht, sikur të ishin fëmijë që kanë bërë gabime dhe detyrohen të japin llogari para mediave për plane të tyre politike, për takime apo për ide të cilat nuk ua ka aprovuar Mickoski”.
“Këto parti harrojnë se mandatin nuk ua jep Hristijan Mickoski, por votuesi shqiptar, i cili në fakt nuk ua dha fare. Një votues që ndihet gjithnjë e më i përbuzur dhe i tradhtuar. Prandaj kemi të drejtë t’i pyesim: ndërsa ju qortoheni si nxënës para mësuesit: A ju konsultoi dikush, për shembull, kur ai zhvilloi takim monoetnik me kryetarin e LSDM-së brenda Qeverisë për të diskutuar për të ardhmen e shtetit? A ju informuan për grupet e punës që i paralajmëruan publikisht? A është e pranueshme që partitë maqedonase të flasin për çështje shtetërore në mënyrë të hapur, ndërsa partitë shqiptare duhet të kërkojnë leje për çdo lëvizje? Kur bëhen emërime të larta shtetërore, a ju pyet ndonjëherë dikush?. Apo nuk ju shqetëson që në pozitat kyçe vendosen figura të njohura për qëndrime antishqiptare, pjesë të agjendave proruse dhe të botës serbe? A është kjo në rregull për ju, apo standardet vlejnë vetëm për shqiptarët? A jeni të vetëdijshëm që Kryeministri shkon rreth e rrotull dhe merr lavdata se ua ka treguar vendin shqiptarëve – dhe se ju jeni pjesë e atij folklori? Nëse nuk jeni, atëherë çfarë do të thoni për faktin që për më pak se një vit, përdorimi i gjuhës shqipe praktikisht po zhduket nga institucionet? Çfarë ndërmerrni ju kur i gjithë aparati shtetëror është aktivizuar për të shkatërruar Inspektoratin për përdorimin e gjuhëve? Deri kur do të duroni të poshtëroheni nga albanofobët që ju poshtërojnë çdo ditë – dhe a jeni të vetëdijshëm që për shkak të mungesës së mekanizmave të balancimit, shqiptarët janë pothuajse tërësisht të përjashtuar nga proceset në institucionet publike?”, thonë nga BDI.
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve