Sport
FFM KA DYSHIME SE NDESHJA KOZHUFI-BASHKIMI ËSHTË KURDISUR?

Pasditen e së martës u zhvillua ndeshja hapëse e javës së 31-të në Ligën e parë të futbollit vendor mes Vardarit dhe Struga Trim Lum, ndeshje kjo e cila u zhvillua në kompleksin stërvitore të FFM-së përfundoi me barazim pa gola 0-0,nga në kampionatin e ligës së dytë u zhvilluan ndeshjet e javës së 28-të ku tre skuadrat kryesuese Makedonija Gj.P, Arsimi dhe Bashkimi vazhdojnë sipas planit të tyre. Por FFM dyshon se takimi Kozhufi – Bashkimi ishte e kurdisur?
Skuadra e Çegranit klubi i futbollit Arsimi në Veles mundi Borecin me rezultatin 4-2 dhe kështu vazhdon garën për kualifikim në elitën e futbollit vendor. Autor të golave për fitoren 4-2 ishin Alban Taipi 2 gola Boban Georgiev dhe Subi Mustafa nga një gol. Arsimi në ndeshjen e parafundit të kampionatit e zhvillon në stadiumin qytetit në Gostivar me Makedonija Gj.P me fitore edhe matematikisht do ta siguronte kualifikimin në ligën e parë
Bashkimi i Kumanovës arriti të shënon fitore 2-1 kundër Kozhufit në Gjevgjeli, por epilogu i kësaj ndeshje ka vënë dyshim organet e FFM-s të cilët kanë dal me komunikatë ku pos tjerash thuhet: Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) e ndoqi ndeshjen midis KF Kozhuf dhe KF Bashkimi nga Liga e Dytë e Ligës së Kampionëve me zhgënjim dhe pakënaqësi të thellë. Skenat që të gjithë pamë në fushë dhe sjellja e individëve janë një fyerje e drejtpërdrejtë ndaj futbollit, ndaj lojës së ndershme dhe ndaj të gjithë atyre që marrin pjesë në sport me qëllime të ndershme.
Ndërkaq ka reaguar edhe klubi i futbollit bashkimi të cilët e demantojnë dyshimin e FFM-s: ku në mes tjerash thuhet:’’ Deri këtu kemi arritur vetëm në mënyrë sportive. Ngjarja e sotshme në Gjevgjeli, ku u ngrit pluhur të paparë deri më tani, duke qenë cak klubi ynë vetëm për ta ndërprerë rrugëtimin tonë. Klubi ynë, me përgjegjshmëri më të lartë informon të gjithë se si çdo ndeshje edhe kjo kundër Kozhufit, ishte e pastër dhe me shumë meritë fituam tri pikë, në luftën tonë për kualifikim për Ligën e Parë ! Besojmë fortë, se ky sulm do të shkrihet, sepse ska asnjë fakt, argument apo indikacion që klubi yne nuk ka luajtur ferplej. Me shpresë për drejtesi e zbatim të ligjit, Ju ftojmë të shtunën ora 17:00, në derbin e javës kundër Detonitit”.
Rezultatet e xhiros e 28-të: Boreci – Arsimi 2-4, Bregallnica – Bellasica 1-0, Detonit Plaçkovica – Ohri 3-2, Skopje – Pobeda 0-0, Kozhufi – Bashkimi 1-2, Osogova – Novaci 2-0, Vardari – Makedonija Gj.P 0-1 dhe Vardarski – Kamenica Sasa 1-4
Tabelën e kryesojnë Makedonija Gj.P me 63 pikë, Arsimi me 61, dhe Bashkimi me 60 pikë
Sport
CHAMPIONSI: INTER KUALIFIKOHET NË FINALE

Interi në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales të Ligës së Kampionëve në ‘’San Siro’’ mundi Barcelonën 4-3 dhe kualifikohet në finalen e madhe që do të zhvillohet më 31 maj në Munih. Finalisti i dytë do të mësohet sonte pas ndeshjes PSZH – ARSENAL
Interi është ekipi i parë finalist i këtij sezoni të Ligës së Kampionëve pasi mbrëmë në një ndeshje spektakolare që zgjati mbi 120 minuta mundi Barcelonën me rezultatin 4-3 dhe me rezultatin e përgjithshëm nga të dyja takimet 7 me 6 kualifikohet për finalen e 31 majit që do të luhet në “Allianz Arena” në Munih
Pas spektaklit në ndeshjen e parë në Katalonjë, ku rezultati përfundimtar shënoi 3-3, edhe mbrëmë në “San Siro” pamë një ndeshje spektakolare që nga minuta e parë e deri në fund, e cila po ashtu regjistroi shifrat 3-3 gjatë kohës së rregullt. Në kohën shtesë prej 30 minutash, Interi shënoi golin e katërt që vulosi kualifikimin për në finale.
Autor të golave për Interin ishin Lautaro Martinez, Hakan Çalhanoglu nga penaltia, Akerbi dhe Davide Frattesi, ndërsa për Barcelonën shënuan Eric Garcia, Dani Olmo dhe Rafinja.
Interi në finale do të përballet me fituesin nga ndeshja e sontme mes PSZH dhe Arsenal, që fillon në ora 21:00.Kujtojmë se në ndeshjen e parë në Londër fituese doli kampioni francez me rezultatin 1-0
Sport
CHAMPIONSI: INTERI APO BARCELONA DO TË KUALIFIKOHEN NË FINALE ?

Kujtojmë se sfida parë javën e kaluar në ’Camp Nou’ në Barcelonë, në përballje dramatike dhe e cilësisë së lartë përfundoi me barazim 3-3, që do të thotë se epilogu nga takimi i sotëm do të vendos se cila skuadër do të kualifikohet në finalen madhe. Përballja e sotme mes këtyre dy skuadrave gjigante është e 14-ta, me radhë me Barcelonën që ka 6 fitore, kundrejt Interit me 2 fitore ndërsa pesë takime kanë përfunduar me barazim ashtu siç përfundoi edhe ndeshja e parë gjysmëfinale në Barcelonë 3-3.
Dy ekipet në fushë do të zbresin me formacione jo te kompletuara shkaku i lëndimeve . Takimi Interi – Barcelona fillon në ora 21:00 dhe zhvillohet në stadiumin ‘Xhuzepe Meaca ’ në Milano që ka kapacitet prej 80 mijë ulëseve , ndërsa drejtësinë do ta ndaj arbitri nga Polonia Marciniak.
Sport
LIGA E PARË: SHKËNDIJËS FITORJA IA SIGURON TITULLIN KAMPION

Kampionati në Ligën e parë të futbollit vendor vazhdon të mërkurën me ndeshjet e javës së 31-të të sezonit 2024/2025, ku pritet të vendoset epilogu përfundimtar se cila skuadër do të shpallet kampion. Të gjitha takimet e nesërme fillojnë në ora 17:00.
Ndeshja kryesore e kësaj jave pa dyshim është sfida që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë mes Shkëndijës vendase dhe Rabotniçkit . Me fitoren eventuale kundër romantikëve, skuadra kuqezi edhe matematikisht do të siguronte titullin Kampion i Maqedonisë së Veriut në futboll të pestin në historinë e këtij klubi që është simbol i futbollit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe jo vetëm. Për këtë sfidë të rëndësishme ekipi është përgatitur maksimalisht si në aspektin taktiko-teknik ashtu edhe në aspektin psikologjik duke pasur para sysh karakterin e kësaj ndeshje. Kapiteni Besart Ibraimi cili në karrierën e tij ka tre tituj kampion me Shkëndijën, dy me Struga Trim Lum dhe një me Renovën, tha se ekip është i gatshëm edhe për sfidën e nesërme
‘’Të gjithë ne e dimë rëndësinë e kësaj ndeshje. Jemi të përgatitur maksimalisht kur e mendojmë që me fitore edhe matematikisht jemi kampion edhe jemi të gatshëm për lojën e nesërme’’ tha kapteni Besart Inraimi
Përkundër presionit për të dhënë më të mirën sidomos pas dy barazimeve të fundit ekipi i Shkëndija do të del fitues në këtë ndeshje
‘’Çdo herë mendoj se këtu në Shkëndijë është vështirë me presionin që e kemi të gjithë ne të japim çdo herë at që e pret publiku e dimë të gjithë ne që janë të dëshpëruar me dy rezultatet e fundit . Po unë besoj që ne jemi të vetëdijshëm dhe shpresoj që nesër ta fitojmë ndeshjen edhe të shpallemi kampion’’,tha Ibraimi
Kapiteni Besart Ibraimi është futbollist i vetë që në kampionatin e Maqedonisë deri më tani ka gjashtë tituj të fituara, ndaj ai shpreson se titullin e tij të shtatë do t’ua Tetovës dhe Ballistëve
‘’ Po shpresojmë njëherë ta fitojmë dhe normal që do ua dedikoja familjes time që më kanë përkrahë çdo moment, Tetovës , Ballistëve dhe të gjithë tifozëve që janë të pranishëm te ne ‘’ tha Besart Ibarimi.
Sfidë të rëndësishme nesër do të ketë edhe Besa e Dobërdollit në transfertën në Kavadar me Tikveshin, në Shkup, skuadra e vardarit përballet e Struga Trim Lum, nd[rsa Shkupi është mysafire e AP Brera në Strumicë. Të gjitha ndeshjet e nesërme fillojnë në ora 17:00
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve