Sport
CHAMPIONSI: INTERI APO BARCELONA DO TË KUALIFIKOHEN NË FINALE ?

Kujtojmë se sfida parë javën e kaluar në ’Camp Nou’ në Barcelonë, në përballje dramatike dhe e cilësisë së lartë përfundoi me barazim 3-3, që do të thotë se epilogu nga takimi i sotëm do të vendos se cila skuadër do të kualifikohet në finalen madhe. Përballja e sotme mes këtyre dy skuadrave gjigante është e 14-ta, me radhë me Barcelonën që ka 6 fitore, kundrejt Interit me 2 fitore ndërsa pesë takime kanë përfunduar me barazim ashtu siç përfundoi edhe ndeshja e parë gjysmëfinale në Barcelonë 3-3.
Dy ekipet në fushë do të zbresin me formacione jo te kompletuara shkaku i lëndimeve . Takimi Interi – Barcelona fillon në ora 21:00 dhe zhvillohet në stadiumin ‘Xhuzepe Meaca ’ në Milano që ka kapacitet prej 80 mijë ulëseve , ndërsa drejtësinë do ta ndaj arbitri nga Polonia Marciniak.
Sport
LIGA E PARË: SHKËNDIJËS FITORJA IA SIGURON TITULLIN KAMPION

Kampionati në Ligën e parë të futbollit vendor vazhdon të mërkurën me ndeshjet e javës së 31-të të sezonit 2024/2025, ku pritet të vendoset epilogu përfundimtar se cila skuadër do të shpallet kampion. Të gjitha takimet e nesërme fillojnë në ora 17:00.
Ndeshja kryesore e kësaj jave pa dyshim është sfida që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë mes Shkëndijës vendase dhe Rabotniçkit . Me fitoren eventuale kundër romantikëve, skuadra kuqezi edhe matematikisht do të siguronte titullin Kampion i Maqedonisë së Veriut në futboll të pestin në historinë e këtij klubi që është simbol i futbollit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe jo vetëm. Për këtë sfidë të rëndësishme ekipi është përgatitur maksimalisht si në aspektin taktiko-teknik ashtu edhe në aspektin psikologjik duke pasur para sysh karakterin e kësaj ndeshje. Kapiteni Besart Ibraimi cili në karrierën e tij ka tre tituj kampion me Shkëndijën, dy me Struga Trim Lum dhe një me Renovën, tha se ekip është i gatshëm edhe për sfidën e nesërme
‘’Të gjithë ne e dimë rëndësinë e kësaj ndeshje. Jemi të përgatitur maksimalisht kur e mendojmë që me fitore edhe matematikisht jemi kampion edhe jemi të gatshëm për lojën e nesërme’’ tha kapteni Besart Inraimi
Përkundër presionit për të dhënë më të mirën sidomos pas dy barazimeve të fundit ekipi i Shkëndija do të del fitues në këtë ndeshje
‘’Çdo herë mendoj se këtu në Shkëndijë është vështirë me presionin që e kemi të gjithë ne të japim çdo herë at që e pret publiku e dimë të gjithë ne që janë të dëshpëruar me dy rezultatet e fundit . Po unë besoj që ne jemi të vetëdijshëm dhe shpresoj që nesër ta fitojmë ndeshjen edhe të shpallemi kampion’’,tha Ibraimi
Kapiteni Besart Ibraimi është futbollist i vetë që në kampionatin e Maqedonisë deri më tani ka gjashtë tituj të fituara, ndaj ai shpreson se titullin e tij të shtatë do t’ua Tetovës dhe Ballistëve
‘’ Po shpresojmë njëherë ta fitojmë dhe normal që do ua dedikoja familjes time që më kanë përkrahë çdo moment, Tetovës , Ballistëve dhe të gjithë tifozëve që janë të pranishëm te ne ‘’ tha Besart Ibarimi.
Sfidë të rëndësishme nesër do të ketë edhe Besa e Dobërdollit në transfertën në Kavadar me Tikveshin, në Shkup, skuadra e vardarit përballet e Struga Trim Lum, nd[rsa Shkupi është mysafire e AP Brera në Strumicë. Të gjitha ndeshjet e nesërme fillojnë në ora 17:00
Sport
LIGA E DYTË: KF ARSIMI NJË HAPË DREJTË SUKSESIT HISTORIK

Pesë fitore të skuadrave vendase, dy barazime dhe një fitore e mysafirëve me 21 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së 27 në ligën e dytë të futbollit vendor. Arsimi i Çegranit me tre pikët kundër Bregallnicës është një hapë pranë suksesit historik kualifikim në elitë, ndërsa Bashkimi me barazimin kundër KF Skopjes në Kumanovë zhgënjeu tifozët e vet.
Në një atmosferë impozante që para fillimit të ndeshjes që kishin përgatitur banorët e Çegranit, të shtunën u zhvillua ndeshja derbi me Bregallnicën e Shtipit, ndeshja e cila doli të pas fitores 2-1 doli të shpallet si ndeshje e historike, pasi ekipin e Arsimit e ndajnë vet⌂m edhe nj⌂ hapë drejtë realizimit të ëndrrës 50 vjeçare për kualifikim në elitën e futbollit vendor aty ku janë Shkëndija, Struga, Trim Lum, Shkupi, Besa .Deri në fund të kampionatit për çegranasit kanë mbetur edhe tre ndeshje finale për tu ngjitur në maje. Pas fitores me Bregallnicën ekipi festoi bashkë me tifozët, ndërsa njeriu më meritor për këto suksese trajneri Vildan Saliju i emocionuar deklaroi
“Është një fitore shumë e madhe , një fitore me shumë vlera, një fitore që na bënë një hapë afër asaj ëndrrës të cilën e potencova ditë më parë. Unë dua të përgëzoj vetëm lojtarët e mi për angazhimin , seriozitetin dhe disiplinës. Ne ishim të vetëdijshëm se na pret një përballje shumë e rëndësishme ose derbi me faktin se Bregallnica është një ekip e cila ka një traditë shumë të madhe në futbollin vendor, por ne ishim me një vetëbesim shumë të lartë, motivim shumë të lartë dhe të gjithë lojtarët ishin në maksimum për ti zbatuar detyrat edhe pse rezultati është i ngushtë 2-1, por me lojën që treguam besoj se duheshe të ishte më thellë. Sigurisht të gjitha rastet mund me u konkretizua por me rëndësi janë tre pikët, angazhimi i gjithë lojtarëve dhe na jemi shumë të kënaqur , shumë të lumtur që një ëndërr jemi gati me e bë realitet” deklaroi trajneri Vildan Saliju
Sa i përket ndeshjes së ardhshme kundër Borecit në Veles që luhet të martën, trajneri Vildan Saliju tha se kundërshtarin e vlerësojmë lartë por shpreson se nga Velesi të kthehen me tre pikë
“Ndeshja e radhës me Borecin në Veles ku ajo ekip e cila matematikisht e ka konfirmuar rënien nga kategoria. Po ne nuk do na bënë pengesë kjo do motivohemi në maksimum do ta vlerësojmë lojën lartë si çdo ndeshje të cilën e kemi vlerësua do ta japim maksimumin dhe ishalla do të kthehemi me tre pike edhe nga atje” tha trajneri Saliju
Por skuadra e Bashkimit që konsiderohej njëra nga tre ekipet favorite për kualifikim në elitë të shtunën para tifozëve vendas zhgënjeu me barazimin 1-1 me Skopjen dhe tani duke u bazuar në orarin e ngjeshur do ta ketë rëndë për të mbetur në dy vendet e para
Rezultatet e javës së 27: Arsimi – Bregallnica 2-1, Bashkimi – Skopje 1-1, Bellasica – Detonit Plaçkovica 1-2, Kamenica Sasa – Vardari 4-2 , Makedonija Gj.P – Boreci 3-0, Novaci – Vardarski 3-0, Ohri – Kozhufi 1-0, Pobeda – Osogova 0-0.
Pas javës së 27 tabelën e kryesojnë Makedonija Gj.P me 60 pikë, Arsimi me 58 dhe Bashkimi 57 pikë
Në xhiron e 28-të, që luhet të martën me fillim në ora 17:00 takohen: Boreci – Arsimi, Bregallnica – Bellasica, Detonit Plaçkovica – Ohri, Skopje – Pobeda, Kozhufi – Bashkimi, Osogova – Novaci , Vardari (Neg) – Makedonija Gj.P dhe Vardarski – Kamenica Sasa
Shaban Sinani – TV KOha
Sport
LIGA E PARË: BESA MUNDI AP BRERËN 2-1, BRAZOJNË STRUGA TRIM LUM – SHKËNDIJA

Tre ndeshjet e zhvilluara në kuadër të javës së 30-të të kampionatit në Ligën e Parë të futbollit vendor sollën në fitore të vendasve dhe dy barazime.
Derbi në Strugë mes kampionit në fuqi Struga Trim Lum përfundoi me barazim 1-1. Vendasit kaluan në epërsi me golin e Spirovskit në minutën e 48-të, ndërsa kuqezinjtë barazuan me golin e Liridon Latifit në minutën e 81-të. Pas kësaj ndeshjes Atruga Trim Lum është pozitën e katërt me 48 pikë, ndërsa Shkëndija vazhdon kryesimin me 64 pikë apo katër më tepër se Sileksi në vendin e dytë.
Fitore të rëndësishme sot ka regjistruar ekipi I Besës nga Dobërdolli në përballjen me AP Brera të Strumicës me rezultatin 2-1. Autor të golave për ekipin Besa ishin Mexhit Nexiri në minutën e 9-të dhe Vlatko Stojanovski në minutën e 76-të, autori i golit pë AP Brera ishte Gjorgjievski në minutën e 71-të. Dy ekipet kanë nga 27 pikë.
Ndeshja në arenën “Todoro Proeski” mes Rabotniçkit dhe Sileksit përfundoi me barazim pa gola 0-0.
Shkaku i largimit nga garaimi të Gostivarit dhe Voska Sport, ekipi Pelisterit dhe Tikveshit fitojnë pikë zyrtarisht. Dje në stadiumin e Çairit, ndeshja Shkupi – Vardari përfundoi me rezultatin 0-2
Pas javës së 30-të tabelën e kryeson Shkëndija me 64 pikë, e ndjekur nga Sileksi me 50 dhe Rabotniçki me 56 pikë.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve