Connect with us

Sport

CHAMPIONSI: INTERI APO BARCELONA DO TË KUALIFIKOHEN NË FINALE ?

Published

on

Sonte do zhvillohet  ndeshja e kthimit e gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve  Evropian të futbollit. Në stadiumin ‘Xhuzepe Meaca’ në Milano  skuadra e  Interit dhe Barcelona do të luajnë për të prerë  biletën e finales së madhe që do të luhet në Munih.

Kujtojmë se  sfida parë javën e kaluar në ’Camp Nou’ në Barcelonë, në  përballje  dramatike  dhe  e  cilësisë së lartë përfundoi me  barazim  3-3, që  do të  thotë se  epilogu nga takimi i sotëm do të vendos se cila skuadër do të kualifikohet në  finalen madhe.  Përballja e  sotme  mes  këtyre  dy  skuadrave gjigante është e  14-ta, me  radhë  me Barcelonën që ka 6 fitore, kundrejt Interit me  2  fitore ndërsa pesë takime  kanë përfunduar me barazim ashtu siç përfundoi edhe  ndeshja e parë gjysmëfinale  në Barcelonë 3-3.

 Dy  ekipet në fushë  do të zbresin me formacione jo te  kompletuara  shkaku  i lëndimeve . Takimi Interi – Barcelona fillon në ora 21:00 dhe  zhvillohet  në  stadiumin ‘Xhuzepe Meaca ’ në Milano që ka kapacitet  prej 80 mijë ulëseve , ndërsa  drejtësinë  do ta  ndaj  arbitri nga  Polonia Marciniak.

Sport

LIGA E PARË: SHKËNDIJËS FITORJA IA SIGURON TITULLIN KAMPION

Published

on

Kampionati në Ligën e parë të  futbollit vendor vazhdon të mërkurën me ndeshjet e javës së  31-të të sezonit 2024/2025,  ku  pritet  të vendoset epilogu përfundimtar se cila skuadër do të shpallet kampion. Të gjitha takimet e nesërme  fillojnë në ora 17:00.

 Ndeshja kryesore e kësaj  jave pa dyshim është sfida që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë mes Shkëndijës vendase dhe Rabotniçkit .  Me  fitoren eventuale kundër  romantikëve, skuadra kuqezi edhe matematikisht  do të siguronte titullin Kampion i Maqedonisë së Veriut në futboll të pestin  në  historinë e  këtij  klubi që është simbol i  futbollit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe  jo vetëm.  Për  këtë sfidë të  rëndësishme  ekipi është përgatitur   maksimalisht  si në  aspektin  taktiko-teknik ashtu edhe në aspektin psikologjik  duke pasur para sysh karakterin e kësaj ndeshje.  Kapiteni  Besart  Ibraimi  cili   në karrierën e tij ka tre tituj kampion me  Shkëndijën, dy me  Struga Trim Lum dhe  një me  Renovën,  tha  se  ekip është  i gatshëm edhe  për  sfidën e nesërme

’Të gjithë ne  e dimë rëndësinë e kësaj ndeshje. Jemi të përgatitur maksimalisht kur e mendojmë që  me  fitore edhe matematikisht jemi kampion edhe jemi të gatshëm për  lojën e nesërme’’ tha kapteni Besart Inraimi

Përkundër presionit  për të  dhënë më të mirën sidomos  pas dy barazimeve të fundit ekipi i Shkëndija  do të del fitues  në këtë ndeshje

‘’Çdo herë mendoj  se këtu  në Shkëndijë është vështirë me  presionin që e kemi të gjithë ne  të japim çdo herë at që e pret  publiku e dimë të gjithë ne që janë të dëshpëruar me  dy rezultatet e fundit . Po unë besoj që ne jemi të vetëdijshëm  dhe shpresoj që nesër  ta  fitojmë ndeshjen  edhe të shpallemi kampion’’,tha  Ibraimi

Advertisement

Kapiteni Besart  Ibraimi  është futbollist  i vetë  që në  kampionatin e Maqedonisë   deri më tani ka gjashtë  tituj të  fituara, ndaj  ai shpreson  se  titullin  e tij të shtatë   do t’ua  Tetovës dhe Ballistëve

‘’ Po shpresojmë  njëherë ta  fitojmë dhe normal që  do  ua  dedikoja  familjes  time që më kanë përkrahë çdo moment, Tetovës , Ballistëve  dhe të gjithë  tifozëve  që  janë të pranishëm te ne ‘’ tha Besart Ibarimi.

Sfidë të rëndësishme  nesër do të  ketë edhe  Besa e Dobërdollit në transfertën në Kavadar  me  Tikveshin, në Shkup, skuadra e vardarit  përballet e Struga Trim Lum, nd[rsa Shkupi është mysafire e AP Brera në Strumicë.  Të gjitha  ndeshjet  e nesërme  fillojnë në ora 17:00

Continue Reading

Sport

LIGA E DYTË: KF ARSIMI NJË HAPË DREJTË SUKSESIT HISTORIK

Published

on

Pesë fitore  të skuadrave vendase, dy barazime dhe një fitore e  mysafirëve me  21 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve  të javës së  27 në ligën e dytë të futbollit vendor. Arsimi  i Çegranit me tre  pikët kundër Bregallnicës është një hapë pranë suksesit historik kualifikim në elitë, ndërsa Bashkimi  me  barazimin  kundër KF Skopjes në Kumanovë zhgënjeu tifozët  e vet.

Në një atmosferë impozante që para  fillimit të ndeshjes që kishin  përgatitur  banorët e Çegranit, të shtunën u zhvillua ndeshja derbi me Bregallnicën e  Shtipit, ndeshja e cila doli të  pas fitores 2-1 doli të shpallet si ndeshje e historike, pasi ekipin e Arsimit e  ndajnë  vet⌂m edhe nj⌂ hapë drejtë realizimit të ëndrrës 50 vjeçare  për kualifikim në elitën e futbollit vendor aty ku janë Shkëndija, Struga, Trim Lum, Shkupi, Besa .Deri në fund të kampionatit  për çegranasit kanë mbetur edhe tre ndeshje finale për tu ngjitur në maje. Pas fitores me Bregallnicën  ekipi festoi  bashkë me tifozët, ndërsa njeriu më meritor për këto suksese trajneri Vildan Saliju i emocionuar  deklaroi

Është një fitore  shumë e madhe , një fitore me  shumë vlera, një fitore që na  bënë një hapë afër asaj ëndrrës të  cilën e potencova  ditë më parë.  Unë dua të përgëzoj vetëm lojtarët e mi për angazhimin , seriozitetin  dhe disiplinës. Ne  ishim të vetëdijshëm se na  pret  një përballje shumë e rëndësishme ose derbi me faktin se Bregallnica është një ekip e cila ka  një traditë  shumë të madhe në  futbollin vendor, por ne ishim me një vetëbesim shumë të lartë, motivim shumë të lartë  dhe të gjithë lojtarët  ishin në maksimum për ti zbatuar detyrat edhe pse  rezultati është i ngushtë 2-1, por me  lojën që treguam besoj se duheshe  të ishte më thellë. Sigurisht të  gjitha  rastet  mund me u konkretizua por me rëndësi janë  tre pikët, angazhimi i gjithë lojtarëve dhe na jemi shumë të kënaqur , shumë të lumtur që një ëndërr jemi gati  me  e bë realitet” deklaroi trajneri Vildan Saliju

  Sa  i përket ndeshjes  së ardhshme kundër Borecit në Veles që luhet  të martën, trajneri Vildan Saliju tha se kundërshtarin e vlerësojmë lartë por shpreson se nga Velesi  të kthehen me tre  pikë

 Ndeshja e radhës me Borecin në Veles ku ajo ekip e cila matematikisht e ka konfirmuar rënien nga kategoria. Po ne nuk  do na  bënë pengesë kjo do motivohemi në maksimum do ta vlerësojmë lojën lartë si çdo ndeshje  të cilën e kemi vlerësua do ta japim maksimumin dhe ishalla  do të kthehemi me tre  pike edhe nga atje” tha trajneri Saliju

Advertisement

Por  skuadra  e Bashkimit  që konsiderohej  njëra  nga  tre  ekipet  favorite  për kualifikim në elitë të shtunën para tifozëve vendas zhgënjeu me  barazimin  1-1 me Skopjen dhe  tani  duke  u bazuar në orarin e ngjeshur   do ta ketë rëndë për të mbetur në dy vendet e para 

Rezultatet e javës së 27:  Arsimi – Bregallnica 2-1, Bashkimi – Skopje 1-1, Bellasica – Detonit Plaçkovica 1-2, Kamenica Sasa – Vardari 4-2 , Makedonija Gj.P – Boreci 3-0, Novaci – Vardarski  3-0,  Ohri – Kozhufi 1-0,  Pobeda – Osogova 0-0.

 Pas  javës së 27  tabelën e  kryesojnë Makedonija Gj.P me 60 pikë, Arsimi me 58 dhe Bashkimi  57 pikë

Në xhiron e 28-të, që luhet të martën me  fillim në ora 17:00 takohen: Boreci – Arsimi, Bregallnica – Bellasica, Detonit Plaçkovica – Ohri, Skopje – Pobeda, Kozhufi – Bashkimi, Osogova – Novaci , Vardari (Neg) – Makedonija Gj.P dhe Vardarski – Kamenica Sasa

Shaban Sinani – TV KOha

Advertisement

Continue Reading

Sport

LIGA E PARË: BESA MUNDI AP BRERËN 2-1, BRAZOJNË STRUGA TRIM LUM – SHKËNDIJA

Published

on

Tre  ndeshjet e  zhvilluara në kuadër të javës së 30-të të kampionatit  në Ligën e Parë të futbollit vendor  sollën në fitore të vendasve  dhe dy  barazime.

 Derbi në Strugë mes kampionit në  fuqi  Struga Trim Lum  përfundoi me  barazim 1-1. Vendasit  kaluan në epërsi me golin e Spirovskit në minutën e 48-të, ndërsa kuqezinjtë barazuan me  golin e  Liridon Latifit  në minutën e  81-të.  Pas  kësaj ndeshjes  Atruga Trim Lum është pozitën e  katërt me  48  pikë, ndërsa Shkëndija  vazhdon kryesimin me  64 pikë  apo katër  më tepër se Sileksi në vendin e dytë.

Fitore të rëndësishme  sot  ka  regjistruar  ekipi I Besës  nga  Dobërdolli në  përballjen me  AP Brera të Strumicës me rezultatin  2-1. Autor të golave  për ekipin Besa  ishin  Mexhit Nexiri  në minutën e 9-të dhe  Vlatko Stojanovski në minutën e  76-të, autori i golit pë AP Brera ishte Gjorgjievski në minutën e 71-të. Dy  ekipet  kanë nga  27  pikë.

 Ndeshja në arenën “Todoro Proeski” mes Rabotniçkit  dhe Sileksit përfundoi me barazim pa gola 0-0.

 

Advertisement

Shkaku i largimit  nga  garaimi të Gostivarit dhe  Voska Sport,  ekipi  Pelisterit dhe Tikveshit fitojnë  pikë zyrtarisht. Dje në stadiumin e Çairit, ndeshja  Shkupi – Vardari përfundoi  me rezultatin  0-2

 Pas javës së 30-të tabelën e kryeson Shkëndija me  64 pikë, e ndjekur nga Sileksi me  50  dhe  Rabotniçki me 56 pikë.

Java e  31-të zhvillohet  të mërkurën me  fillim në ora 17:00. Takohen: AP Brera – Shkupi,   Shkëndija – Rabotniçki, Tikveshi – Besa  dhe Vardari Struga Trim Lum.
 
SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Më të lexuarat