Lajme nga vendi
Personat me diabet kërkojnë pompa insulini për të gjithë personat me diabet të llojit 1

Lidhja e shoqatave të personave me diabet (LSHDMV) kërkon nga Qeveroa, Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni nacional për diabet para furnizimit të ardhshëm publik me pompa të insulinit të sigurohen minimum kriteret për cilësi dhe atë me secili person me diabet të llojit 1 të ketë qasje drejt teknologjive të reja të cialt parandalojnë çrregullimin e shëndetit.
“Maqedonia po përballet me sfida në kujdesin për diabetin, posaçërisht me qasje më të vogël shqetësuese me vetëm rreth 300 pacientë me pompa insulini, të ashtuquajtura vegla ndihmëse për menaxhim të Diabetit tek personat me Llojin 1. Pompat e insulinit janë shumë të rëndësishme për menaxhim me diabetin. Për momentin po sigurohet numër i konsiderueshëm i Pompave të insulinit për personat me llojin 1 të diabetit. Kjo lë mijëra pacientë me llojin 1 të diabetit dhe të mos mund të kenë dobi nga përfitimet e këtyre teknologjive të reja”, thonë nga Shoqata.
Nga atje shtojnë se pompat e insulinit të cilat duhet të furnizohen në vitin 2025, duhet të jenë sisteme të avancuara të mbyllura hibride (pompa insulini lidhur me sistem për matje të vazhdueshme të glukemisë) të cilat përmes një algoritmi të caktuar (të automatizuar) dërgojnë insulin dhe mundësojnë arritje të niveleve targetore të glukemisë, individualisht të vendosura për secilin pacient në veçanti.
Këto sisteme quhen edhe sisteme për dërgesë automatike të insulinës (AID) apo pankreas artificial dhe sipas Asociacionit amerika të diabetit, AID sistemet janë zgjedhja e parë e terapisë për personat me llojin 1 të diabetit.
Sipas hulumtimeve klinike, këto sisteme mundësojnë kontroll të glukemisë në pajtim me rekomandimet më të reja në terapinë e diabetit T1.
Në pajtim me studimet e publikuara klinike, këto sisteme, çojnë drejt numrit të pakësuar të hipoglukemive dhe ketoacidoza diabetike, që çon drejt kurismit të drejtpërdrejtë afatgjatë të sistemit shëndetësor. Me vendosjen e pacientëve me Llojin 1 të diabetit të këtyre sistemeve avancuese, ata njëkohësisht bëhen edhe shfrytëzues të senzorit.
Lajme nga vendi
UNICEF: Popullsia në Maqedoni po tkurret, shumë fëmijë jetojnë në varfëri

Maqedonia e Veriut po përjeton ndryshime të konsiderueshme demografike, me një rënie prej 18 përqind të popullsisë së fëmijëve nga viti 2011 deri në vitin 2023 dhe një shkallë të ulët fertiliteti prej 1.5 përqind, duke treguar një popullsi në tkurrje. Kjo u veçua në prezentimin e UNICEF-it, “Analiza e situatës së fëmijëve dhe adoleshentëve në Maqedoninë e Veriut 2024”. Më tej thuhet se shkalla e vdekshmërisë neonatale ka rënë nga 5.2 për 1000 lindje të gjalla në vitin 2016 në 1.8 në vitin 2023, ndërsa shkalla e vdekshmërisë së fëmijëve nën pesë vjeç ka rënë në 2.7 për 1000 lindje në vitin 2023, që megjithatë është nën mesataren e rajonit dhe atë të BE-së.
“Shkalla e fertilitetit në vitin 2022 ishte relativisht e ulët, rreth 1.5 fëmijë për grua, gjë që është nën përmasën e duhur për zëvendësim të popullsisë, e vlerësuar në 2.1 për vendet në zhvillim dhe si e tillë rezulton në rënie të popullsisë. Tendencat e migracionit sinjalizojnë migrimin jashtë vendit, veçanërisht në mesin e të rinjve midis 20 dhe 39 vjeç, i nxitur nga mundësitë ekonomike në vendet tjera, gjegjësisht standardi më i mirë i jetesës”, tha Silvia Kiaruçi, UNICEF.
Fëmijët me kushte më të vështira për jetesë dhe diskriminim thuajse në çdo fushë janë fëmijët rom, nënvizohet në këtë analizë. Këtë e dëshmojnë edhe nga Komisioni Antikorrupsion ku tashmë kanë marrë dhjetra ankesa për mos miratim të planeve detale urbanistike kur bëhet fjalë për këtë popullatë.
“Vlerësoj se komuna të tilla janë 17 ku shteti duhet të veproj një orë më parë bashkë me pushtetin lokal, ti ndryshojnë Planet Detale Urbanistike dhe të përpiqen të bëjnë urbanizimin sepse të gjitha tentimet që I bën shteti ndaj fëmijëve romë, nëse nuk kanë ku të kthehen në shtëpi të përshtatshme dhe nuk kanë ku të mbajnë higjienën personale dhe të krijojnë shprehi të shëndetshme vlerësoj se janë të kota”, u shpreh Dushan Tomshiq, Komisioni Antikorrupsion.
Gjithashtu, analiza nxori në pah se cilësia e arsimit në Maqedoninë e Veriut mbetet një shqetësim i madh pasi vlerësimet nacionale dhe ndërkombëtare tregojnë rënie të rezultateve arsimore, me rezultate mesatare më të ulëta në lëndët bazë. Nxënësit e Maqedonisë së Veriut kanë arritur rezultat nën mesataren e Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ECD-së në matematikë, lexim dhe shkencë në testimin mbi Programin për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve (PISA). Vetëm 34 për qind e nxënësve e kanë arritur të paktën aftësinë e Nivelit 2 në matematikë krahasuar me mesataren e OECD prej 69 për qind. Në mënyrë të ngjashme, vetëm 26 për qind e nxënësve e kanë arritur këtë nivel në lexim krahasuar me mesataren e OECD 74 për qind, ndërsa 35 për qind e kanë arritur këtë nivel në shkencë krahasuar me mesataren e OECD 76 për qind.
Lajme nga vendi
Nëntë nga kandidatët për gjyqtarë në Strasburg bien nga gara pas shqyrtimit të parë

Komisioni i ngarkuar me zgjedhjen e një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut mbajti sot takimin e tij të dytë në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, në të cilin u shqyrtuan të gjitha kandidaturat e pranuara brenda afatit të përcaktuar.
Sipas informacioneve nga Televizioni Telma, nga 21 kandidatë, 9 u eliminuan sepse nuk plotësonin kriteret dhe kushtet e përcaktuara në Shpalljen Publike, të cilat janë në përputhje me udhëzimet dhe standardet e Këshillit të Evropës. 12 kandidatët e mbetur që përmbushën kërkesat do të thirren për një intervistë të mërkurën, pas së cilës do të përzgjidhen tre kandidatë dhe do t’i paraqiten qeverisë si një listë e propozuar.
Midis atyre që nuk i kanë përmbushur kërkesat janë gjyqtarë, prokurorë, avokatë dhe profesionistë ligjorë. Askush nuk thotë se cilët kandidatë vazhdojnë në intervistë dhe cilët u eliminuan nga konkursi. Në mesin e 21 kandidatëve ishin prokurorja Lence Ristovska, gjyqtaret Olja Ristova, Gabriela Gajdova dhe Edita Naskovska, ish-kryetari i KSHZ-së Aleksandar Dashtevski, avokatët Toni Menkinovski, Valentin Pepeljugoski, Irena Ristiq, ish-drejtoresha e Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë Natasha Gaber Damjanovska.
Ministria e Punëve të Jashtme nuk dha detaje rreth vendimit nga takimi, por në përgjigje të Telmës konfirmuan se intervistat me kandidatët do të mbahen këtë javë.
-Sot u mbajt mbledhja e dytë e Komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, me qëllim shqyrtimin paraprak të aplikimeve të pranuara, me qëllim përcaktimin e plotësisë dhe afatit kohor të aplikimeve të paraqitura, pra përmbushjen e kritereve dhe kushteve të nevojshme formale të parashikuara në Njoftimin Publik, dhe në përputhje me udhëzimet dhe standardet e Këshillit të Evropës. Gjatë kësaj jave janë planifikuar të zhvillohen intervista me kandidatët që kaluan fazën fillestare të procesit, na u përgjigj Ministria e Punëve të Jashtme.
Lajme nga vendi
Kasami: 5 Maji është data që na fton të ulemi me përulësi përpara historisë sonë

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve me rastin e 5 Majit.
“Është dita e kujtesës, kur Tetova përkulet me respekt përpara bijve dhe bijave të saj që sakrifikuan për lirinë, drejtësinë dhe dinjitetin njerëzor.
Trashëgimia e tyre nuk është vetëm e djeshmja jonë, por është udhërrëfyesi ynë për të ardhmen.
Le të jemi të denjë për gjakun e tyre, duke ndërtuar një shoqëri më të drejtë, më të barabartë dhe më njerëzore. Lavdi dëshmorëve! Lavdi popullit tonë! “, ka shkruar Kasami.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve