Sport
K A DRINI SHPRESON NËREZULTATE TË MIRA NË SEZONIN E RI 2025

Sezoni i ri i Atletikës për këtë vit zyrtarisht filloi me mitingun ndërkombëtar ‘’Hapja e Sezonit 2025’’ ku morën pjesë garues nga klube vendore dhe ato nga Kosova. Klubi i atletikës Drini nga Struga në këtë miting të atletikës u prezantua me 5 garues, kryesisht një disiplinat e shkurta. Trajneri Alim Hajredini për pjesëmarrjen e garuesve tij tha se qëllimi parësor është të testohen ato se në çfarë niveli të përgatitjeve kanë arritur atletët dhe realisht çka mund të pritet nga ato në sezonin e ri
‘’Klubi i Atletikës Drini , përfaqësohet me pesë sportistë, më së shumti në distancat e shkurta. Të them të drejtën nuk kemi ardhur për të marrë vendet e para sepse aktivitete e para janë për të bërë një test dhe për të parë se ku jemi , çfarë jemi, ku duhet të shkojmë. Ishte një test për të parë sportistët në çfarë niveli i kemi’’ deklaroi trajneri Alim Hajredini
Trajneri Alim Hajredini tha se duke u bazuar në përgatitjet e bëra në sezonin e ri pret rezultate të mira
‘’Presim shumë në këtë sezon dhe synimet tona , psi vitin e kaluar u shpallëm fitues në kupën e Maqedonisë U-20 te vajzat deh këtë vit synojmë Kupën e Maqedonisë tek senioret për vajzat’’ tha Hajredini
Ndër atletet e klubit të atletikës Drini edhe në sezonin e ri më tepër pritet nga garuesja në shtigjet e shkurta Natyra Malo e cila thotë se ka bërë përgatitje të duhura
‘’Por tash për sezonin e ri jemi të përgatitur deri diku por normal gara e parë e sezonit pritëshmërit ishin më të mëdha , por shpresoj se në vazhdim të garave tjera do ia sezonin e ri do ja arrijmë’’ deklaroi atletja Natyra Malo
Atletja Natyra Malo edhe në sezonin e ri pret rezultate më të mira në disiplinat 100 dhe 200 metra
‘’Në disiplina 100 dhe 200 , shpresoj se në 100 metra do të arrijë rezultat personal. Të shohim’’ tha atletja Malo.
Klubi i atletikës Drini i Strugës sukses më të madh nga themelimi i vet ka titullin kampion në kategorinë e vajzave u-20 në sezonin e kaluar, ndërsa këtë vit po të njëjtat shpresojnë të fitojnë kupën edhe në kategorinë e senioreve.

CHAMPIONSI: ARSENALI HUMBË 0-1 NGA PSG

Kampioni i Francës.PSG, ka bërë hapin e parë drejt finales së madhe në Ligën e Kampionëve duke e mundur ekipin e Arsenalit në transfertë me rezultatin 1-0, ndeshjen e parë të gjysmëfinales që u luajt në stadiumin “Emirates” të Londrës. Arsenali shënoi fitore me një gol të vetë që e shënoi Dembele që në minutën e katërt të ndeshjes. Përkundër disfatës para tifozëve vendas Arsenali nuk dorëzohet po r do të tentoj që ti hakmerret PSG-s në ndeshjen kthyese më 7 maj me fillim në ora 21:00, në stadiumin ‘Parc des Princes ‘në Paris
Ndeshja tjetër gjysmëfinale mes Barcelonës dhe Interit zhvillohet sonte me fillim në ora 21:00, në stadiumin ‘Estadi Olímpic Lluís Companys} në Barcelonë
Shaban SINANI – TV KOHA
Sport
REAGIM I KF GOSTIVARI LIDHUR ME NJOFTIMET E FFM-së

Pas ndeshjes largimit nga terreni në ndeshjen kampionate kundër Rabotniçkit të dielën dhe pas reagimeve të FFM-së, me Komunikatë zyrtare ka dal edhe klubi i futbollit Gostivari ku mes tjerash thuhet:
‘’Ne e dimë se, si administratë e sapoformuar, atyre mund t’u mungojë përvoja. Megjithatë, ne nuk mund ta kuptojmë këtë qëndrim dhe fjalor agresiv, antagonist.
Me sa duket, tërheqja jonë nga fusha në ndeshjen e fundit i dha mundësinë FFM-së të shprehë armiqësinë e tyre ndaj nesh.
FFM sulmoi klubin tonë me një shumicë pretendimesh krejtësisht të pabaza nga burime të panjohura, thjesht thashetheme në rrugë. Nga, nga kush, dhe si i marrin këto akuza? A kanë agjentë të ngulitur nëpër klube?
Një proverbë turke thotë: “GELEN GÖDENİ ARATIR” do të thotë: “I sapoardhuri e bën të vjetrën të duket më mirë”. Ne e përjetojmë këtë të dorës së parë. Nën udhëheqjen e mëparshme të federatës, kishim shumë ankesa. Kishim shpresuar se me federatën e re, gjërat do të përmirësoheshin hap pas hapi. Përkundrazi, ne kemi përjetuar shumë më keq me një zhgënjim të plotë.
Në konferencën për shtyp të mbajtur një ditë para ndeshjes, ne deklaruam: “Nuk presim të zgjidhen të gjitha problemet njëherësh. Gjithsesi, do të mjaftonte që të merrnim sinjale se po punohet për adresimin e këtyre çështjeve. ” Rezultati, megjithatë, ka qenë një fiasko e plotë.
Në vend që të shërojë padrejtësitë, kjo administratë e FFM-së duket se ka për qëllim të hesht dhe frikësojë ata që flasin kundër tyre.
Sa i përket deklaratave të bëra nga kryetari i OFS Gazi Baba: ata nuk janë palë për këtë çështje. Nuk e kuptojmë pse e kanë përfshirë veten. Asnjë vandalizëm nuk ndodhi brenda stadiumit, as ndonjë shqetësim në zonën përreth nuk ndodhi që mund të ketë prekur qarkun. Vendimi ynë për të braktisur ndeshjen dhe për të protestuar gjyqtarin duke duartrokitur nuk ka asnjë lidhje me ta. Ashtu siç nuk përfshihemi në punët komunale apo nuk komentojmë për gjëra të tilla, ata nuk kanë të drejtë ta bëjnë këtë!
Do të pasojë një përgjigje e detajuar, pikë për pikë ndaj akuzave të gjata dhe të pabaza të federatës’’, thuhet në komunikatën e KF Gostivarit
Sport
ANCELOTTI DO TË JETË TRAJNERI I RI I BRAZILIT

Nuk ka më asnjë dyshim, në Spanjë e bëjnë të sigurt, Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri i Brazilit. Palët kanë gjetur një akord total ndërmjet tyre, pritet vetëm që tekniku “azzurr” të lirohet nga Real Madrid, në fund të këtij sezoni, madje përpara Botërorit për Klube, për të bërë më pas zyrtare marrëveshjen e arritur ndërmjet Realit dhe 5 herë kampionëve të Botës.
Mediet botërore, mbi të gjitha në Angli dhe Spanjë, kanë shkuar edhe më tej duke zbuluar detaje nga akordi i arritur ndërmjet tyre. Ancelotti do të firmos një kontratë të vlefshme deri në përfundimit të Botërorit 2026, por me opsion rinovimi edhe për katër vite të tjera, deri në Botërorin e 2030 që do të zhvillohet në Spanjë, Portugali dhe Marok. Ancelotti do të përfitojë jo pak, por rreth 10 milionë euro në vit.
Ancelotti-Real Madrid është tashmë një kapitull i mbyllur, me teknikun italian që do të provojë për herë të parë në karrierë të drejtojë një ekip përfaqësues. Tani, në Madrid, ka nisur puna me kohë të plotë për të gjetur një pasues për Ancelottin. Pavarësisht se koha nuk premton, Perez nuk dëshiron të nxitohet në zgjedhjen e tij pasi pasuesi i Ancelotti-t ka për detyrojë të hap një kapitull të ri.
Për këtë arsye, Perez pritet t’i besoj stolin Santiago Solari-t gjatë Botërorit për Klube, për të zgjedhur më pas me qetësi trajnerin e ri. Sipas medieve spanjolle, dhe kjo nuk është më një sekret, alternativa e parë mbetet Xabi Alonso, por së fundmi po fiton kuota edhe ideja për të ulur në stol Jurgen Klopp.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve