Lajme nga vendi
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami mer pjesë në asamblen e 7-të, të Unionit të Komunave Turke në Botë

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami gjatë ditë së djeshme ka marrë pjesë në asamblen e 7-të, të Unionit të Komunave Turke në Botë ku ka theksuar se Komuna e Tetovës është nder dhe kënaqësi të marr pjesë në asamblen e 7-të, të Unionit të Komunave Turke në Botë. Në këtë asamble theksova angazhimin tonë të plotë se Komuna e Tetovës është këtu për të bashkëpunuar, për të mësuar, për të kontribuar dhe për të ndërtuar bashkë me ju, një horizont të ri për qytetarët tanë.
Lajme nga vendi
Durmishi: Nëse ka rritje të çmimeve, do të ketë masa më rigoroze

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi në një dalje për media tha se masat për uljen e çmimeve kanë dhënë rezultat. Durmishi bëri të ditur se së bashku me Inspektoratin Shtetëror të Tregut do të dalin në teren. Siç bëri të ditur nesë vërehet se ka rritje të çmimeve, Durmishi paralajmëroi masa më rigorize.
“Në pjesën e ushqimeve dhe pijeve, janë zvogëluar çmimet. Informacionet i kemi se këtë muaj, muajin prill të dhënat tregojnë se çmimet në pjesën e ushqimit dhe pijeve janë ulur, kështu që masat kanë dhënë rezultat. Tutje, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut do të jemi në teren, do t’i shohim çmimet, nëse ka devijim nga ana e marketeve, nëse kemi rritje enorme të çmimeve, normalisht që do të shkojmë sërish me masa të reja. Nëse nuk sillen siç duhet tregtarët, ose i rrisin çmimet do të ketë sërish masa rigoroze, nga ato që kemi tani”, deklaroi Besar Durmishi – ministër i Ekonomisë dhe Punës.
Lajme nga vendi
SH.M .S. “BESA” ORGANIZOI MARSHIN PROMOVUES “ÇELLOPEKU 2025”

Në organizim nga Shoqata Malore Sportive “BESA” nga Çellopeku dje realizoi “Marshin Promovues” me moton “Çellopeku 2025” ku morën pjesë mbi 350 bjeshkatar nga 22 shoqata Anëtare të Unionit të Shoqatave Bjeshkatare dhe bjeshkatar nga Kosova e Lugina e Preshevës Para nisjes së marshit në stadiumin e “Besa Arena” u mbajt një ceremoni ku kishte edhe fjalime të rastit
Marshi u realizua për gjatë një shtegu në rrethinën e fshatit Çellopek, në rajonin e malit të thatë, në një gjatësi prej 12 km dhe disnivel prej 500 metrave.
Kryetari I Shoqatës Malore Sportive “Besa” nga Çellopeku Muharem Osmani tha se pë Çellopekun kjo ditë do të mbahet mend shumë gjatë .
‘Marshi i sotëm bëhet për shoqatën që e kemi themeluar pa një viti d.m.th të promovohet Shoqata e fshatit Çellopek, ii kemi afrua të gjitha shoqatat Bjeshkatare Shqiptare në të gjitha trojet tona, Faleminderit të gjithë që kanë marrë pjesë . Ndihem shumë krenar’’ deklaroi kryetari i Shoqatës Muahrem Osmani
Njeriu më meritor për organizimin e këtij marshi që përkon me një vjetorin e themelimit të Shoqatë Malore Sportive ‘Besa‘tha se kjo ditë d nga banorët e Çellopekut do të mbahet mend
“ Sot Çellopeku ka një ngjarje shumë të madhe. Sot organizojmë tubim të gjithë bjeshkatarët nga trojet shqiptare. Si anëtare e Unionit të Shoqatave Shqiptare ky event ka hyrë në kalendarin e Unionit të Shoqatave Bjeshkatare’’, tha organizatoro Jusuf Bejtullai
Në cilësinë e organizatorit Bejtullai falënderoj të gjithë atë që e kanë përkrahur realizimin e këtij marshi promovues.
“ Gjithë ky manifestim nuk do të mund të organizohej pa përkrahjen e bashkëfshatarëve të mi si këtu ashtu edhe nga diaspora. Veçanërisht ndërmarrjet që i kemi për rreth na kanë ndihmua “ tha Jusuf Bejtullai
Kryetari i i Unionit të Shoqatave Bjeshkatare fari Rexhepi tha se kjo ditë është historike për Çellopekun por edhe për Unionin që ka një bashkëpunim të shkëlqyeshëm mes shoqatave .
‘’Mendoj se bashkëpunimi është në nivelin e duhur , gjithmonë mund të jete edhe më mirë sa i takon bashkëpunimit në kuadër të Shoqatave të Unionit është i shkëlqyeshëm dhe po ashtu tentojmë të vëmë nj bashkëpunim të shkëlqyeshëm edhe me Shoqatat tjera në Maqedoni dhe në rajon’’ deklaroi Fari Rexhepi kryetar i Unionit të Shoqatave Bjeshkatare
Pasi bjeshkatarët përfunduan ecjen malore, në stadiumin e fshatit kishte u mbajt një program artistik ,ndërsa për të gjithë pjesëmarrësit u shtrua një drekë tradicionale. Organizatori për të gjithë ata që kanë kontribuar në organizimin dhe afirmimin e këtij ngjarje të rëndësishme për Çellopekun, ndau edhe mirënjohje, Me Mirënjohje u nderua edhe Televizioni Koha
Shaban SINANI – TV KOHA
Lajme nga vendi
59-vjeçari godet me veturë shtyllën e kamerave në Tabanoc

Një incident i pazakontë ka ndodhur dje pasdite në pikën kufitare “Tabanoc”, ku një qytetar nga Ohri, duke drejtuar një automjet të markës “Passat”, është përplasur në një shtyllë metalike mbi të cilën ishin të vendosura kamera të sigurisë, informon Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë.
“Me datë 27 prill në ora 18:30 në vendkalimin kufitar “Tabanoc” është raportuar për një aksident trafiku, në të cilin automjeti “Passat” me targa të Ohrit, i drejtuar nga S.L.(59) nga Ohri, është përplasur në shtyllën metalike me kamera video vëzhgim”, thonë nga MPB.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve