Connect with us

Lajme nga vendi

Qeveria do t`i vlerësojë mediat nëse publikojnë lajme pozitive, negative apo neutrale!

Published

on

Qeveria është në kërkim të një firme që do të bëjë softueerin për “press clipping” respektivisht që do t`i grumbullojë lajmet e publikuara dhe do t`i kategorizojë si pozitive, negative apo neutrale. Do të monitorohen të gjitha mediat duke llogaritur edhe ato online dhe mediat e shtypura.

Në specifikacioni teknik të tenderit, të publikuar në ueb-faqen e Byrosë për furnizime publike, pa buxhetin e parashikuar, thuhet se firma që do të zgjidhet, duhet të mundësojë shërbime për vlerësimin e ndikimit mediatik, selektimit, përpunimit dhe distribuimin e lajmeve të publikuara në mediat e shtypura, elektronike, të internetit dhe në rrjetet sociale.

Softueri duhet të mundësojë të dhëna për median, kush e ka publikuar lajmin dhe emrin e autorit të lajmit.

Afati përfundimtar për për paraqitjen e kompanive të interesuara është 4 Prilli.

Ndërkohë, në periudhën kur ishte shpallur ditë zie për shkak të tragjedisë në Koçanë, Qeveria me shumën prej 22.8 milion denarë apo 371.000 euro ka lidhur marrëveshje me “Market Vision” dhe “IPSOS”, të cilët për dy vitet e ardhshme duhet ta masin rejtingun e Qeverisë tek qytetarët.

Advertisement

Lajme nga vendi

Ganiu: Në mandatin e dytë në një mënyrë kam qenë “thes boksi” në mes BDI-së dhe Izet Mexhitit

Published

on

I pyetur nëse do të rikandidojë për mandatin e tretë si kryetar i komunës së Çairit, Visar Ganiu tha se kjo varet nga sondazhet e koalicionit VLEN.

Ganiu në “Daily Click” tha se gjithmonë ka dashur që këtë funksion ta kryejë me dy mandate, por që në mandatin e dytë ka pasur obstruksione nga ish pushteti ekzekutiv.

“Unë do të dëshiroja, por sigurisht nëse i kaloj ato, do të thosha barriera në thonjëza, sondazhet që do t’i bëjnë si VLEN, do të thotë nëse aty qëndroj mirë, më mbështesin qytetarët, atëherë do të kandidoj. Ndryshe, dëshira ime ka qenë gjithmonë që të përfundoj me dy mandate, por ky mandati i dytë, me të vërtet kam qenë i bllokuar si Çair nga të gjitha anët, sepse e dini se kemi qenë kundërshtar i pushtetit qendror.

Çairi në një anë ishte bastion i BDI-së, nga ana tjetër  është  dhe bastion i Izet Mexhitit, kështu që unë në një mënyrë kam qenë “thes boksi” gjatë gjithë kohës, kështu që kam qenë i penguar që të kryejë shumë nga investimet kapitale që ishin planifikuar”, tha mes tjerash Ganiu.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Taravari: Gjendja e pacientëve është e mirë, 8 prej tyre sot i lëshojmë në shtëpi

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari derisa njoftoi sot për gjendjen e pacientëve të lënduar gjatë tragjedisë së Koçanit, u shpreh se në Spitalet e Shkupit po kurohen 22 pacientë , 8 prej të cilëve gjatë ditës së sotme pritet të lëshohen në shtëpi, shkruan Alsat.

“Në klinikat e Shkupit po kurohen 22 pacientë… Sot i lëshojmë 8 pacientë, kështu që në Shkup në të gjitha spitalet do të ngelin vetëm 14 pacientë. Kemi lajme të mira edhe për pacientët të cilët mjekohen dhe shërohen jashtë vendit, mbeten vetëm 91 pacientë jashtë vendit, sepse sot kthehen 9 pacientë, 3 prej Hungarie, 2 prej Italie, 1 prej Athine, një prej Beogradit dhe një prej Suedie”, deklaroi Arben Travari, ministër i Shëndetësisë duke njoftuar se edhe gjatë ditës së nesërme pritet kthimi edhe i dy pacientëve të tjerë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Vazhdon kontrolli i objekteve, Gerasimovski: Lista është zgjeruar

Published

on

Pas një mbledhjeje të përbashkët mes anëtarëve të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale ku janë dhënë udhëzime për kontrolle të jashtëzakonshme në objektet dhe institucionet që janë në kompetencë të pushtetit lokal, komuna Qendër ka kryer kontrolle të ndërtesave kolektive, shkollave por edhe kafenetë e restorantet në territorin e kësaj komune.

Kryetari i komunës Qendër, Goran Gerasimovski për “Alsat” tha se kontrolle janë kryer me qëllim për të parë nëse këto objekte kanë të instaluara hidrantë por edhe aparate kundër zjarrit.

“Lista jonë është zgjeruar, me çka përballemi me fasada të vjetra të ndërtesave të cilat, një pjesë e tyre vazhdimisht bien, e që edhe ato të jenë në gjendje të mirë. Më tej edhe ashensorët e ndërtesave, edhe ato për banorët edhe ato për vetura të jenë në gjendje të mirë.
Vazhduam me kafenetë e restorantet në pjesën e pajisjeve urbane. Kemi dërguar thirrje deri te kafenetë nëse kanë elaborate për ambient jetësor, paraqitje për kushte minimale teknike, elaborat për vendosje të pajisjeve urbane e kështu me radhë”, deklaroi Goran Gerasimovski – Kryetar i komunës Qendër.

Continue Reading

Më të lexuarat