Lajme nga bota
Masxhidi Al-Haram kanë zbatuar një proces inovativ pastrimi që freskon të gjithë xhaminë dhe oborret e saj në vetëm 35 minuta çdo ditë

Lajme nga bota
Rusia dhe Ukraina sulmojnë njëra-tjetrën me dronë

Rusia dhe Ukraina kanë sulmuar njëra-tjetrën me dronë gjatë natës, teksa forcat ruse kanë rritur intensitetin e sulmeve tokësore.
Përmes një deklarate, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se në natën e 28 marsit, Rusia ka lëshuar ndaj Ukrainës 163 dronë të llojeve të ndryshme.
Nga 163 dronët, Forcat Ajrore ukrainase pretenduan se i kanë rrëzuar 89. Sipas tyre, 51 dronë dështuan të arrinin caqet, me gjasë si rezultat i kundërmasave të luftës elektronike.
Në 24 orët paraprake, trupat ruse kanë kryer granatime masive dhe sulme ajrore në qytetin jugor ukrainas të Hersonit dhe në disa vendbanime të rajonit, tha më 28 mars Oleksandr Prokudin, kreu i administratës rajonale ushtarake.
Hersoni ka qenë në epiqendër të luftimeve, pasi qyteti gjendet në vijën e frontit, duke bërë që banorët të jetojnë nën kërcënimin e vazhdueshëm të sulmeve me dronë dhe artileri.
Tre persona raportohet se janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur gjatë granatimeve të fundit në Herson.
Ndërkaq, në Rusi në qytetet Saratov dhe Engels ishin cak i sulmeve gjatë natës më 28 mars. Banorët lokalë kanë raportuar për disa shpërthime, sipas kanaleve ruse në Telegram.
Rajoni i Saratovit vazhdimisht ka qenë cak i sulmeve ukrainase me dronë, veçmas për shkak se një bazë e rëndësishme ushtarake gjendet afër qytetit Engels.
Në total, Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi për rrëzimin e 78 dronëve ukrainas gjatë orëve të para të 28 marsit.
Teksa Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë përpjekjet diplomatike për të sjellë paqe në Ukrainë, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ukrainase tha më 28 mars se trupat ruse kanë intensifikuar aktivitetin e tyre në terren, duke raportuar për 209 përleshje në 24 orët e fundit.
Numri më i madh i sulmeve ruse u regjistrua në drejtim të qytetit strategjik të Pokrovskut, në lindje të Ukrainës, tha ushtria e Kievit.
Lajme nga bota
Tërmet i fuqishëm 7.7 Rihter në Mianmar, shemben ndërtesat, dëme të mëdha edhe në Bangkok

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë të shkallës Rihter goditi Myanmarin të premten në mëngjes ( me orën tonë). Tërmeti ishte aq i fortë sa është ndjerë në Tajlandë dhe vende të tjera fqinje. Tërmeti shkaktoi shembjen e ndërtesave si në Myanmar ashtu edhe në Bangkok, ndërsa rrugët u “ndanë” në dysh. Videot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë shkallën e shkatërrimit.
Tërmeti kishte një thellësi fokale prej 10 kilometrash dhe ndodhi rreth orës 14:20 (ora lokale, 07:20 me orën tonë) në një distancë prej afërsisht 17 kilometrash nga qyteti i Mandalay me rreth 1.2 milionë banorë, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).
Një pasgoditje tjetër me magnitudë 6.7 ballë bëri që autoritetet të paralajmërojnë popullsinë për të tjera lekundje të forta.
Dëshmitarët okularë në Bangkok thanë se njerëzit, menjëherë pas tërmetit, dolën në rrugë në panik.
“Dëgjova një zë ndërsa flija në shtëpi, vrapova sa më shumë që munda nga ndërtesa me pizhame,” tha Nuanghai, një banor i Chiang Mai, qyteti i dytë më i madh i Tajlandës dhe një destinacion popullor turistik i njohur për tempujt e tij.
Lajme nga bota
Trump shtron iftar në Shtëpinë e Bardhë! Falënderon votuesit myslimanë: Jam pranë jush!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump organizoi të Enjten darkën vjetore të Iftarit në Shtëpinë e Bardhë, ku shprehu mirënjohje ndaj myslimanëve amerikanë për votat e tyre në zgjedhjet e nëntorit 2024
“Dua të shpreh një falënderim të veçantë për qindra mijëra myslimanë amerikanë që na mbështetën me numër rekord në zgjedhjet presidenciale. Komuniteti mysliman ishte për ne në Nëntor, dhe unë si President do jem pranë jush”, u shpreh Trump.
“Në këtë muaj të shenjtë, myslimanët agjërojnë duke thelluar kështu përkushtimin e tyre ndaj Zotit. Bashkohen me familjen dhe miqtë çdo darkë në iftar. Të gjithë jemi në kërkim të paqes për botën”, shtoi ai.
Ritheksoi përpjekjet diplomatike të administratës së tij për të vendosur paqe në Lindjen e Mesme, ku vijon ende konflikti mes Hamasit dhe Izraelit.
Festimi tradicional i iftarit shënon përfundimin e agjërimit, duke kulmuar me Fitër Bajramin.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve