Sport
NBA: Boston Celtics vendos rekord të ri

Ajo që dukej si një proces ende në progres krejt papritur ka ardhur në fund. Skuadra e Boston Celtics ka një pronar të ri. Një transferim që ndodh në mes të sezonit, me ekipin pretendent për titullin kampion në NBA.
Familja Grousbeck, e cila bleu Celtics së bashku me Steve Pagliuca në vitin 2002 për 360 milionë dollarë, në fakt ka arritur një marrëveshje për shitjen e klubit legjendar NBA te miliarderi Bill Chisholm bazuar në një vlerësim prej 6.1 miliardë dollarësh.
Çmimi i paguar nga pronari i Symphony Technology Group për të blerë Boston Celtics bëhet kështu çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për një klub në peizazhin sportiv të Amerikës së Veriut.
Tashmë ish-pronari Wyc Grousbeck, i cili njoftoi synimin e tij për të shitur klubin menjëherë pasi fitoi titullin e NBA (qershor 2024), do të qëndrojë në krye të klubit deri në vitin 2028. Në atë periudhë do të zhvillohet pjesa e dytë dhe fundit e shitjes. Më pas klubi do ti kalojë Chisholm, një tifoz i përjetshëm.
Pavarësisht kësaj, për kampionatin 2025-26, Celtics do të shpenzojë një shifër afër 500 milionë dollarësh.
Sport
NBA: OKLAHOMA SKUADRA E PARË QË PREK 60 FITORE

Pesë fitore të vendasve dhe tre të atyre mysafire është epilogu i tetë ndeshjeve të zhvilluara sot në Kampionatin amerikan të basketbollit NBA. Oklahoma vazhdon bindshëm të kryeson Perëndimin me 61 fitore e 12 disfata, ndërsa Lindjen e kryeson Cleveland me 59 fitore e14 disfata
Indiana fitoi 162-109 në fushën e Washington, duke u bërë skuadra që ka shënuar më shumë pikë në një ndeshje të vetme këtë sezon. Sfidë ku 9 lojtarë të Indiana realizuan mbi 10 pikë (Haliburton me 29 pikë më i miri) dhe 14 basketbollistë shënuan në koshin e skuadrës vendase.
Oklahoma mbetet skuadra më e mirë në NBA, duke qenë e para që kalon shifrën e 60 fitoreve këtë sezon. Ajo mundi sot 125-104 Memphis. Alexander Shai me 37 pikë ishte lider. Fiton edhe Cleveland, skuadra më e mirë në Konferencën e Lindjes, që falë 29 pikëve të Allen mundi 124-116 San Antonio.
Humbje në sekondën e fundit për Lakers, që u mund 119-117 nga Chicago. Një kosh i Giddey (25 pikë, 14 kërcime, 11 asist) nga mesi i fushës i dha fitoren Bulls. Fitorja e tretë radhazi për Miami, që mundi 122-112 Atlanta (Tyler Herro 36 pikë), ndërsa Dallas fitoi 101-92 në fushën e Orlando (Jaden Hardy 22 pikë).
Rezultatet e sotme
Cleveland – San Antonio, 124-116
Orlando – Dallas, 92-101
Washington – Indiana, 109-162
Miami – Atlanta, 122-112
Chicago – Lakers, 119-117
Oklahoma – Memphis, 125-104
Utah Jazz – Houston, 110-121
Sacramento – Portland, 128-107
Shaban Sinani – TV koha
Sport
LIGA E PARË: PELISTERI – VARDARI HAPIN SIPARIN E JAVËS SË 25

Pas dy javëve pauze shkaku I ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2026, kampionati vendor në Ligën e pare vazhdon të shtunën dhe të hënën me ndeshjet e xhiros së 25 të sezonit 2024/2025,
Sipari i kësaj jave do të hapet me ndeshjen derbi të dy rivalëve të vjetër Pelisteri i Manastirit dhe Vardari i Shkupit. Vendasi të cilët aktualisht ndajnë pozitën e shtatë pasi nga 24 ndeshjet e zhvilluara kanë 7 fitore, 8 barazime dhe 9 disfata duke grumbulluar 29 pikë kundrejt Vardarit që pozicionohet e teta me 5 fitore 7 barazime e 12 humbje me gjithësejt 22 pikë grumbulluara . Pesë takimet tjera në vend të ditë së diel kur është edhe festa e Fitër Bajramit do të zhvillohen të hënën me fillim në ora 15:00, ku do të takohen: Shkëndija – AP Brera, Struga Trim Lum – Shkupi, Gostivari – Voska Sport, Rabotniçki – Besa dhe Sileksi – Tikveshit
Të shtunën, më 29 mars po me fillim në ora 15:00 zhvillohet edhe java e 22-të në ligën e dytë të futbollit vendor ku do të takohen: : Skopje – Boreci, Kamenica Sasa – Bellasica, Kozhufi – Bregallnica, Novaci – Ohri, Osogova – Makedonija Gj.P, Pobeda – Bashkimi, Vardari (Neg) – Detonit Plaçkovica dhe Vardarski – Arsimi
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
HABIL AJETI MBYLLI KARRIERËN SI VOLEJBOLLIST AKTIV

Mbrëmë në ndeshjen kampionate mes Shkëndijës dhe Strumicës në një ceremoni rasti iu dha lamtumira si volejbollist aktiv njërit prej figurave më të shquara të këtij sporti, Habil Ajetit, i cili pas 28 vitesh karrierë vendosi të tërhiqet nga fusha, duke lënë pas një karrierë të pasur dhe një kontribut të pashlyeshëm. Ai gjatë karrierës së tij ka të fituara tituj kampioni, Kupa dhe Super kupa
Mbrëmja e tij e fundit si lojtar aktiv u shënua me një ceremoni të veçantë në Tetovë, në ndeshjen mes Shkëndijës dhe Strumicës, ku nuk munguan respekti dhe mirënjohja për një kapiten që ka lënë gjurmë në volejbollin shqiptar. Në këtë ngjarje morën pjesë kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami e personalitete të rëndësishme të sportit, si presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci, sekretari i përgjithshëm Valon Nikçi dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Momenti i fundit si volejbollist aktiv ndodhi në setin e dytë kur Habil Ajeti gjuajti topin dhe me emocione u largua nga terreni me duartrokitje të të gjithë të pranishmëve
‘’Të them të drejtën pak me emocione po mirë, është ndjenjë e mirë. Veçanërisht kur i shohë të gjithë ato bashkëlojtarë , shokët çka kanë udhëtuar prej Kosove kanë ardhur këtu të më nderojnë për këtë ditë. Kaluan përafërsisht 25 vjet që jam aktiv e sot e mora një vendim ka që një javë jam duke menduar për ta marrë këtë vendim, ti vari më këpucët se i japi fund’’ deklaroi Habil Ajeti
Legjenda e volejbollit Habil Ajeti ka edhe një porosi për gjeneratat e reja
‘’ Unë jam edhe trajner te kategoritë e reja te vajzat nuk do të largohem prej volejbollit. Jam larguar vetëm si lojtar aktiv por do vazhdoj të kontribuoj për gjeneratat e reja, për djalin tim, për fëmijët tjerë. Fëmijëve të gjithë ju sugjerojë që sa më larg telefonave, sa më larg internetit të vijnë të merren me sport pa marrë para sysh futboll, basketboll, çka të jetë vetëm të merren me sport’’ tha Ajeti
I pranishëm në këtë ndeshje lamtumirës të legjendës së volejbollit Habil Ajeti ishte edhe kryetari i Komunës Bilall Kasami i cili e nderoi me një mirënjohje për kontributin e dhënë për një çerek shekulli
‘’Fillimisht për Tetovën ka qenë një simbol i sportit alternativ do të kisha thënë jashtë futbollit se ne gjithë e njohim futbollin. Figura më e njohur dhe më e dashur e Tetovës por jo vetëm në Tetovë dhe jashtë Tetovës. Është një emocion i veçantë sigurisht se për kontributin që e ka dhënë Habili në Tetovë dhe gjithë ndej në sportin ndërkombëtar ka qenë krenaria e Tetovës . I uroj më të mira në jetë . I uroj që edhe pjesën tjetër të karrierës ta vazhdojë me sportin, me volejbollin’’ deklaroi Bilall Kasami kryetar i Komunës së Tetovës.
Për kontributin e volejbollistit Habil Ajeti në ekipin e Shkëndijës dhe jo vetëm folën edhe kryetari Besian Reka dhe trajneri Durim Luma
‘’Unë tani në pozitën e kryetarit nuk dua të bisedoj, por bisedoj si ish bashkë lojtar i Habilit i cili edhe gjatë karrierës time si volejbollist aq sa kam mund të jem pjesë e Shkëndijës më ka ndihmuar shumë, kam mësuar shumë prej atij. E tash dha zoti unë të jem në një pozitë tjetër . Gjithsesi se ndihmesa e Habilit nuk ka munguar e ka dhënë maksimumin për klubin. Ne do të jemi gjithmonë falënderues për at çka e ka dhënë‘’ deklaroi Besian Reka kryetar i KV Shkëndija.
‘’Sigurisht se unë falënderoj Habilin për gjithë ato që i ka dhënë volejbollit nëpër gjithësi, por në veçanti Shkëndijës. Është një humbje e madhe për volejbollin , mirëpo unë i dëshiroj sukses në të ardhmen pasi ai do të jetë pjesë e volejbollit . Unë i dëshiroj që në të ardhmen të bëhet si ka qenë lojtar shumë i mirë , pra një legjendë e volejbollit shqiptar të bëhet edhe një trajner i mirë në të ardhmen. Unë pres prej Habilit që ta bënë këtë punë‘’ tha trajneri Durim Luma
Legjenda e volejbollit Habil Ajeti me mirënjohje u nderua edhe nga Federata e Kosovës, klubet kua ai ku ai ka qenë pjesë si volejbollist aktiv. Do ta veçojmë dhuratën që erdhi nga klubi i volejbollit Luboteni të Ferizaji që e nderoi Habilin me një plis të bardhë dhe një dhuratë simbolike si shenjë respekti për kontributin e tij gjatë pesë viteve në klub, duke e ndihmuar të shpallet kampion në Superligën e Kosovës. Habil Ajeti gjatë karrierës së tij pos Shkëndijës ka luajtur edhe në KEK, Mabetexi, Drenica, Rabotniçki Shkup, Studenti Tiranë , Pallavolo Lugano , Shutovë të Kërçovës, Luboteni Ferizaj, Skënderbeu Kraishtë , ndërsa një kohë ishte anëtar i reprezentacionit të vendit.
TV KOHA
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve